Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

INDI- Tensionet mes rivalëve të moçëm, Indisë dhe Pakistanit, janë përshkallëzuar të enjten, pasi Nju Delhi e ndërmori një ofensivë diplomatike kundër Islamabadit, duke e fajësuar atë për një sulm vdekjeprurës që vrau 26 njerëz, kryesisht turistë, në rajonin e diskutueshëm të Kashmirit.
India e akuzoi Pakistanin të mërkurën në mbrëmje se po e mbështet “terrorizmit përgjatë kufitarit” dhe mori masa diplomatike, përfshirë uljen e nivelit të marrëdhënieve diplomatike, pezullimin e një marrëveshjeje të rëndësishme për ndarjen e ujërave dhe mbylljen e pikëkalimit kryesor tokësor me Pakistanin.
Pakistani i hodhi poshtë akuzat, ndërsa një grup militant i panjohur më parë, që e quan veten Qëndresa e Kashmirit, mori përgjegjësinë për sulmin. Islamabadi tha se do të përgjigjet ndaj veprimeve të Indisë të enjten dhe se do të mbledhë Komitetin e Sigurisë Kombëtare, i përbërë nga zyrtarë të lartë civilë dhe ushtarakë.
“India ka ndërmarrë hapa të papërgjegjshëm dhe ka bërë akuza”, tha ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, për kanalin lokal televiziv Dunya News.
Dar shtoi se veprimet e Indisë deri tani kanë qenë “jokinetike” [joushtarake], dhe paralajmëroi se “çdo hap kinetik nga India do të marrë përgjigje të njëjtë kinetike” nga Pakistani.
Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve kanë qenë të brishta gjithsesi, veçanërisht pas vendimit të Indisë për t’ia hequr Kashmirit statusin gjysmautonom në vitin 2019. India dhe Pakistani e administrojnë secila nga një pjesë të Kashmirit, por të dyja e duan për vete të gjithë territorin.
Ato ka kohë të gjatë që e akuzojnë njëra-tjetrën për mbështetje të forcave që destabilizojnë njëri-tjetrin, dhe Nju Delhi e cilëson gjithë militantizmin në Kashmir si terrorizëm të mbështetur nga Pakistani.
Pakistani e mohon këtë dhe shumë myslimanë të Kashmirit e shohin luftën e militantëve si një përpjekje të brendshme për liri. India tha të enjten i ka kërkuar një numri diplomatësh pakistanezë të largohen nga Nju Delhi, ndërsa diplomatët indianë i ka tërhequr nga Pakistani.
Misionet diplomatike në të dyja vendet do ta zvogëlojnë numrin e stafit nga 55 në 30 nga 1 maji, njoftoi të mërkurën mbrëma sekretari i Jashtëm i Indisë, Vikram Misri. Misri gjithashtu tha se i vetmi pikëkalim tokësor funksional mes dy vendeve do të mbyllet, dhe shtoi se India po e pezullon traktatin e rëndësishëm për ndarjen e ujërave.
Traktati për Ujërat e Indusit, i ndërmjetësuar nga Banka Botërore në vitin 1960, lejon ndarjen e ujërave të një sistemi lumenjsh që është thelbësor për të dyja vendet, veçanërisht për bujqësinë në Pakistan. Traktati u ka mbijetuar dy luftëra mes Indisë dhe Pakistanit, në vitet 1965 dhe 1971, dhe një përplasjeje madhore kufitare në vitin 1999.
Në Kashmir, banorët mbyllën tregjet, bizneset dhe shkollat të mërkurën në shenjë proteste, të shqetësuar se sulmi mund t’i dëmtojë ekonominë dhe turizmin në rajon. Varrimi i disa prej viktimave u krye gjithashtu në disa qytete indiane, dhe njerëzit morën pjesë në nderimin e tyre duke ndezur qirinj në disa vende, përfshirë Srinagarin, qytetin kryesor në Kashmir./ REL
SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçië ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Moskë më 9 maj, ku do të ma...
foto ilustruese SERBI- “Rrezik për sigurinë e Republikës së Serbisë”, thuhet në vendimin e Ministrisë s...
foto ilustruese TURQI- Miliona njerëz kaluan një natë të vështirë në Stamboll dhe në zonat përreth ...
foto ilustruese KIEV- Disa persona kanë humbur jetën dhe të tjerë janë plagosur mes tyre dhe fëmijë, në nj&eu...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump tha se ai ka bërë një marrëveshje me Rusinë për një armëpushim në&nb...
SHBA- Fruthi, meningjiti, ethet e verdha dhe sëmundjet e tjera që mund të parandalohen me vaksinim po përhapen, në sfondin ...
PARIS- Një pastiçeri pranë Parisit ka fituar një vend në Librin e Rekordeve Guinness për tortën ...
MEKSIKË- 12 persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në një aksident në shtetin Chihuahua në v...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pranoi sot se bisedimet në Londër u zhvilluan në një atmosferë të...
ITALI- Përfaqësues të emigrantëve, të pastrehëve dhe të burgosurve, të cilëve Papa argjentinas i ka kushtuar nj&e...