The Economist: Protestat në Shqipëri mund të shënojnë fillimin e fundit të Ramës
Protestat kundër qeverisë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e revistës prestigjioze “The Economist”, e cila i analizon...
Protestat kundër qeverisë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e revistës prestigjioze “The Economist”, e cila i analizon...
Partia Popullore Evropiane, grupimi më i madh i partive politike të djathta dhe të qendrës në Evropë, reagoi sërish për ...
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në Spitalin e Traumës, pasi mbrëmjen e 19 tetorit, në kulmin e protestave stude...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...

BRUKSEL- Bashkimi Evropian shpreh keqardhje të thellë për udhëtimin e udhëheqjes serbe në Moskë dhe pjesëmarrjen në shënimin e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore një ngjarje që Rusia, sipas Brukselit, e shfrytëzon për qëllime propagandistike.
Kjo është përgjigjja e Komisionit Evropian pas vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Rusi, ku do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.
“Nga Serbia pritet të dëshmojë përkushtim të besueshëm ndaj vlerave evropiane dhe të na bindë për orientimin e saj strategjik drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në një përgjigje me shkrim të një zëdhënësi të Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë.
KE-ja nënvizon se të gjithë aktorët duhet të përmbahen nga çdo veprim që mund të legjitimojë agresionin e Putinit kundër Ukrainës.
“Nëse dikush dëshiron të tregojë mbështetje për paqen, vendi i duhur për këtë më 9 maj është Kievi, jo Moska”, thuhet në përgjigje.
BE-ja thekson se ka qenë "krejtësisht e qartë" me partnerët e saj, përfshirë edhe vendet kandidate si Serbia.
“Marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të vazhdojnë si zakonisht me regjimin e Putinit, në kohën kur agresioni i tij ndaj Ukrainës është i paprovokuar dhe i pajustifikueshëm”, përfundon reagimi i Komisionit Evropian.
Vuçiq mbërriti në Moskë në prag të përvjetorit të 9 majit dhe pritet të zhvillojë një takim dypalësh me presidentin rus i pari që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Ai deklaroi para gazetarëve në Moskë se Serbia do të vazhdojë rrugën e saj evropiane dhe shtoi se “nëse dikush duhet ta paguajë çmimin e kësaj vizite, ai do të jem unë, jo shteti”.
Vuçiq tha gjithashtu se pret “reagime shumë të ashpra” nga BE-ja për shkak të kësaj vizite, por se përgjigjja e tij do të jetë “e matur dhe serioze”. Ai paralajmëroi se me Putinin do të diskutojë, ndër të tjera, për marrëveshjen e furnizimit me gaz dhe për Industrinë e Naftës së Serbisë, e cila është në pronësi ruse dhe gjendet nën sanksione amerikane.
Institucionet evropiane kishin reaguar edhe më parë ndaj paralajmërimeve për udhëtimin e Vuçiqit në Moskë. Komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, gjatë një vizite në Beograd në fund të prillit, tha se vendimi për të udhëtuar në Moskë i takon presidentit të Serbisë, por paralajmëroi se nëse ai e realizon atë, “do ta ketë shumë më të vështirë që ta ndihmojë Serbinë të mbetet e orientuar fort në rrugën evropiane”.
Serbia është në proces negociatash për anëtarësim në BE që nga viti 2014, por nuk ka hapur asnjë kapitull të ri që nga dhjetori i vitit 2021, për shkak të refuzimit për të harmonizuar politikën e jashtme me atë të BE-së dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë. Pavarësisht paralajmërimeve të Brukselit, autoritetet në Beograd kanë vazhduar të ruajnë marrëdhënie të ngushta me Moskën./REL
VATIKAN- Robert Francis Prevost i zgjedhur tashmë si Papa i ri ka mbajtur fjalën e parë para besimtarëve nga ballkoni i Bazilik&...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka uruar kardinalin amerikan Robert Francis Prevost, për zgjedhjen e tij si Papa i ri i Kishës Katolike,...
VATIKAN- Kardinali amerikan Robert Francis Prevost u zgjidhodh sot Papë dhe do të quhet Leoni i XIV. Pavarësisht kundërshtimit t...
ITALI- Kreu i ri Kishës Katolike në Vatikan, Papa Leo XIV (i lindur Robert Francis Prevost, më 14 shtator 1955) ishte një prelat katolik p...
ITALI- Me rruzare në duar dhe vështrime drejt oxhakut të Kapelës Sistine, mijëra qytetarë presin tymin e parë q&e...
SHBA- Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump teksa ndodhej para gazetarëve në “Shtëpinë e Bardhë” ka komentuar edhe zhvi...
VATIKAN- Zgjedhja e Papës së ri ka sjellë brohoritje dhe festime midis turmave të mbledhura në Vatikan. Flamujt valëviten d...
VATIKAN- Në Kapelën Sistine doli tym i bardhë, i cili nënkupton se Kisha Katolike Romake ka një Papë të ri. Kështu mun...
PAKISTAN- Tensionet po përshkallëzohen midis Indisë dhe Pakistanit, ndërsa një sulm i ri u krye në rajonin e ...
SHBA- Të enjten pati ndërhyrje amerikane në krizën Indi-Pakistan. Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i telefonoi kryemi...