Shtyhet sërish gjyqi Meta-Kryemadhi
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...

GAZA- Hamasi ka pranuar propozimin amerikan për të filluar bisedime për lirimin e pengjeve izraelitë, përfshirë ushtarë dhe burra, bëri të ditur të shtunën një burim i lartë i grupit militant për agjencinë 'Reuters'.
Grupi militant islamik ka hequr dorë nga kërkesa, që përpara nënshkrimit të marrëveshjes, Izraeli të angazhohej fillimisht në një armëpushim të përhershëm.
Një zyrtar palestinez në dijeni të përpjekjeve për paqe të ndërmjetësuara ndërkombëtarisht, tha se propozimi mund të çonte në një marrëveshje kornizë nëse pranohej nga Izraeli duke i dhënë kështu fund luftës nëntë-mujore në Gazë.
Një burim në ekipin negociator të Izraelit, që foli në kushte anonimiteti, tha se tashmë kishte një shans real për të arritur marrëveshje.
Një zëdhënës i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment të shtunën.
Të premten zyra e tij tha se bisedimet do të vazhdonin javën e ardhshme duke shtuar se hendeku mes palëve mbeten ende.
Konflikti ka marrë jetën e më shumë se 38 mijë palestinezëve, sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gazë që kontrollohet nga Hamasi.
Lufta nisi pas sulmit nga grupi militant ndaj shtetit hebre më 7 tetor të vitit 2023, duke vrarë 1200 persona e marrë peng 250 të tjerë, kryesisht civilë izraelitë.
Propozimi i ri siguron që ndërmjetësit të garantojnë një armëpushim të përkohshëm, dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e trupave izraelite për sa kohë që bisedimet indirekte vazhdojnë, tha burimi i grupit militant.
Përpjekjet për të siguruar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gazë janë intensifikuar gjatë ditëve të fundit falë ndërmjetësimit të Uashingtonit, Izraelit dhe Katarit, i cili po udhëheq përpjekjet nga Doha, ku strehohet udhëheqësi i Hamasit.
Një burim në rajon tha se administrata amerikane po përpiqet të sigurojë një marrëveshje përpara zgjedhjeve presidenciale që mbahen në nëntor. Kryeministri izraelit Netanyahu tha të premten se kreu i agjencisë së zbulimit 'Mossad' sapo ishte kthyer nga një takim fillestar me ndërmjetësit në Katar dhe se negociatat do të vazhdonin javën e ardhshme.
Marrë nga VOA
GJERMANI- Tensionet diplomatike po përshkallëzohen midis Gjermanisë dhe Hungarisë pasi Budapesti anuloi një takim midis Ministrit t&e...
GAZA- Ushtria izraelite ka vënë në shënjestër një automjet policie në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gaz&...
Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto. HUNGARIA- Hungaria e ka anuluar një takim të ministrave të Jashtëm me Gjermaninë...
FRANCË- Një shqiptar nga Kosova është dënuar me 20 vite burg për përdhunimin e vajzës së tij në Franc&e...
RUSI- Moldavia, Rumania dhe Ukraina e kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim të përbashkët për luft...
BRITANI E MADHE- Laburistët thanë për The Telegraph se skema konservatore për të deportuar emigrantët që mbërrinin ile...
BRITANI E MADHE- Votat tashmë janë numëruar dhe konservatorët kanë mbetur me 121 deputetë. Por, mes tyre kush do të konkurr...
GJERMANI- Politika gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor po përballet me sfida të reja: përbërjen e re të parlamentit në Bruks...
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden kishte një mesazh të qartë në tubimin e tij në Wisconsin të premten duke thën...
Miroslav Lajçak KOSOVË- Këshilli i Bashkimit Evropian ia ka zgjatur edhe formalisht mandatin të dërguarit të posaç&...