BOTA

VOA: Izraeli godet Gazën ndërsa Sekretari Blinken udhëton në rajon për të ndihmuar arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

M.B. Përditësimi i fundit 18 Gusht 2024, 14:08
VOA: Izraeli godet Gazën ndërsa Sekretari Blinken udhëton në
Foto ilustruese

GAZA- Sulmet izraelite në Gazë vranë 19 veta gjatë natës, mes tyre një grua dhe gjashtë fëmijët e saj, teksa Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u nis për në rajon të dielën, në përpjekje për të arritur një marrëveshje armëpushimi, pas muajsh negociatash të vështira.

Shtetet e Bashkuara dhe dy vendet tjera ndërmjetësuese, Egjipti dhe Katari, dukej se po i afroheshin një marrëveshjeje pas dy ditë bisedimesh në Doha, me zyrtarët amerikanë dhe izraelitë që shprehnin optimizëm të kujdesshëm. Por, Hamasi ka sinjalizuar rezistencë ndaj atyre që thotë se janë kërkesa të reja nga Izraeli.

Propozimi kërkon një proces në tre faza dhe sipas tij Hamasi do të lirojë të gjithë pengjet e rrëmbyera gjatë sulmit të tij të 7 tetorit, i cili shkaktoi luftën më vdekjeprurëse të zhvilluar ndonjëherë midis izraelitëve dhe palestinezëve. Në këmbim, Izraeli do të tërhiqte forcat e tij nga Gaza dhe do të lironte të burgosurit palestinezë.

Ndërmjetësuesit shpresojnë t'i japin fund luftës q[ ka lënë mbi 40,000 palestinezë të varrë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore, ka zhvendosur shumicën dërrmuese të 2.3 milionë banorëve të territorit dhe ka shkaktuar një katastrofë humanitare. Ekspertët kanë paralajmëruar për urinë dhe shpërthimin e sëmundjeve si poliomieliti.

Militantët e udhëhequr nga Hamasi vranë rreth 1200 veta, kryesisht civilë, në sulmin e 7 tetorit dhe rrëmbyen rreth 250 veta. Prej tyre, rreth 110 besohet se janë ende brenda Gazës, ndërsa autoritetet izraelite që thonë se rreth një e treta janë të vdekur. Më shumë se 100 pengje u liruan në nëntor gjatë një armëpushimi njëjavor.

Bombardimet e fundit izraelite përfshinin një sulm të dielën herët në një shtëpi në qytetin qendror të Deir al-Balah që vrau një grua dhe gjashtë fëmijët e saj, sipas Spitalit të Martirëve Al-Aksa. Një reporter i agjencisë së lajmeve Associated Press, numëroi trupat në spital.

Një sulm në qytetin verior të qytetit Jabaliya, goditi dy apartamente në një ndërtesë banimi, duke vrarë dy burra, një grua dhe vajzën e saj, sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Një tjetër sulm në Gazën qendrore vrau katër persona, sipas Spitalit Awda. Të shtunën vonë, një sulm pranë qytetit jugor të Khan Younis vrau katër persona nga e njëjta familje, duke përfshirë dy gra, sipas spitalit Nasser.

Izraeli thotë se synon vetëm militantët dhe fajëson Hamasin për vdekjet e civilëve, duke fshehur luftëtarë, armë, raketa dhe duke hapur tunele në zonat e banuara. Por bombardimet izraelite prej muajsh kanë zhdukur familje të tëra dhe kanë lënë jetimë mijëra fëmijë.

Ndërmjetësuesit kanë shpenzuar muaj të tërë duke u përpjekur për të ndalur luftimet, përpjekje që u bënë më emergjente pas vrasjes së dy militantëve kryesorë muajin e kaluar, që nxitën zotimet për hakmarrje nga Irani dhe Hezbollahu në Liban, duke rritur frikën për një luftë në shkallë të gjerë në të gjithë Lindjen e Mesme.

Një zyrtar amerikan tha të premten se ndërmjetësit po fillonin përgatitjet për zbatimin e propozimit të fundit të armëpushimit dhe zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, shprehu "optimizëm të kujdesshëm" se një marrëveshje mund të arrihet. Një delegacion izraelit do të udhëtojë në Kajro të dielën për bisedime të mëtejshme dhe sekretari Blinken pritet të takohet me kryeministrin Netanyahu të hënën.

Hamasi ka hedhur dyshime nëse një marrëveshje është afër, duke thënë se propozimi i fundit ndryshonte ndjeshëm nga një propozim i mëhershëm që ata e kishin pranuar në parim. Hamasi ka refuzuar kërkesat e Izraelit për një prani të qëndrueshme ushtarake përgjatë kufirit Gaza-Egjipt dhe një linjë në Gazë ku forcat izraelite do të kontrollonin palestinezët që kthehen në shtëpitë e tyre. Izraeli thotë se të dyja janë të nevojshme për të parandaluar që militantët të riarmatosen dhe të kthehen në veri.

Izraeli dha shenja se mund të tërhiqet nga korridori kufitar dhe një takim midis zyrtarëve ushtarakë egjiptianë dhe izraelitë është planifikuar për javën e ardhshme për të rënë dakord për një mekanizëm tërheqjeje, sipas dy zyrtarëve egjiptianë, të cilët folën me kusht që të mos u përmendet emrat, meqë nuk ishin të autorizuar për të diskutuar mbi negociatat./ VOA

gaza

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan