Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Zyrtarë amerikanë thonë se Izraeli informoi këtë javë zyrtarët e administratës Biden për një plan për të evakuuar civilët palestinezë, përpara një operacioni të mundshëm në qytetin jugor të Gazës, Rafah. Operacioni sipas autoriteteve izraelite synon çrrënjosjen e militantëve të Hamasit.
Zyrtarët, i bënë komentet në kushte anonimiteti, duke shtuar se megjithatë, plani i detajuar izraelit, nuk e ndryshonte pikëpamjen e administratës amerikane, se një operacion në Rafah, do të vinte në rrezik jetët e shumë civilëve palestinezë të pafajshëm.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar ta kryejë operacionin, pavarësisht paralajmërimeve të presidentit Joe Biden dhe zyrtarëve të tjerë perëndimorë që kanë thënë se një veprim i tillë, do të rezultonte në rritjen e mëtejshme të numrit të viktimave, si do të përkeqësonte një krizë tashmë të rëndë humanitare, me të cilën përballet rajoni.
Administrata Biden ka paralajmëruar për pasoja për Izraelin nëse ai bën përpara me operacionin, pa një plan të besueshëm për të mbrojtur civilët.
"Në mungesë të një plani të tillë, ne nuk mund të mbështesim një operacion të madh ushtarak në Rafah, sepse dëmi që do të shkaktonte është përtej asaj që është e pranueshme", tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken të premten në mbrëmje gjatë Forumit të Sedonës, që u mbajt në Arizona, organizuar nga instituti "McCain".
Rreth 1.5 milionë palestinezë janë strehuar në Rafah, ndërsa territori është shkatërruar nga lufta që nisi më 7 tetor pasi militantët e Hamasit sulmuan Izraelin, duke vrarë 1200 persona e marrë peng 250 të tjerë.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ndihmë humanitare tha të premten se qindra mijëra njerëz do të vendoseshin përballë "një rreziku të menjëhershëm për jetën", nëse Izraeli do të bënte përpara me planet për të sulmuar Rafahun. Qyteti kufitar është një pikë hyrëse kritike për ndihmën humanitare dhe është i mbushur me palestinezë të zhvendosur nga pjesë të tjera të rajonit, shumë prej tyre në kampe me çadra të mbipopulluara.
Zyrtarët shtuan se plani i evakuimit mbi të cilin izraelitët informuan sipas tyre administratën, nuk ishte finalizuar dhe të dyja palët ranë dakord të vazhdonin diskutimet mbi këtë çështje.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre u tha gazetarëve të premten se Izraeli nuk i ka treguar Shtëpisë së Bardhë asnjë plan "gjithëpërfshirës" për një operacion të mundshëm Rafah. Operacioni, tha ajo është diskutuar gjatë telefonatave të zhvilluara së fundmi mes presidentit Biden dhe zotit Netanyahu, si dhe gjatë bisedimeve të virtuale me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare izraelite dhe amerikane.
“Duam të sigurohemi që ato biseda të vazhdojnë sepse është e rëndësishme që të mbrohen jetët e palestinezëve të pafajshëm”, tha zonja Jean-Pierre.
Zbulimi i përpjekjeve të vazhdueshme të Izraelit për të kryer një operacion në Rafah erdhi pasi drejtori i CIA-s William Burns, mbërriti të premten në Egjipt, ku palët negociuese po përpiqen për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit./VOA
javier milei, pedor sanchez ARGJENTINË- Përplasjet mes Argjentinës dhe Spanjës janë përshkallëzuar pas komentit të ...
pamje nga ngjarja SHBA- Njerëz nga jugperëndimi i SHBA-së deri në Skandinavi dhe skajet e largëta të Evropës Lindor...
volodymyr zelenskyy RUSI- Ministria e Brendshme e Rusisë ka shtuar ditën e sotme emrin presidentit ukrainas Volodymyr Zelesnkyy në listë...
Kate Middleton dhe Princi William BRITANI E MADHE- Princesha e Uellsit Kate Middleton dhe Princi William po “kalojnë një ferr” m...
pamje nga ngjarja BRAZIL- Një çift është dënuar me një gjobë prej 30,000 paund pasi kanë ngjyrosur një ...
Joseph Goebbels GJERMANI- Një vilë që dikur ishte në pronësi të zëdhënësit nazist Joseph Goebbels po jepe...
Jeffrey Epstein SHBA- "Libri i zi" i dytë i Jeffrey Epstein me emrat dhe adresat e 221 kontakteve është nxjerrë në ankand. Di...
pamje nga ngjarja IRLANDË- Studentët e ‘Trinity College’ Dublin, duke protestuar kundër luftës së Izraelit në...
foto nga gaza EGJIPT- Delegacioni i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evro...
Maria Zakharova RUSIA- Stërvitjet ushtarake të NATO-s, që kanë nisur katër muaj më parë pranë kufirit me Rusinë...