“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...

INDI- India pret që marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të thellohen edhe më tej gjatë mandatit të dytë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Anjana Pasricha nga Nju Delhi, India po përgatitet të përballet me një trysni të mundshme kur flitet për marrëdhëniet tregtare me Shtetet e Bashkuara, partnerja më e madhe tregtare e këtij vendi.
India është optimiste se lidhjet me Shtetet e Bashkuara do të thellohen gjatë administratës së Presidentit Trump. Presidenti i ardhshëm mbajti një qëndrim të ashpër ndaj Kinës gjatë fushatës ndërsa India është një kundërpeshë e rëndësishme ndaj Pekinit në Indo-Paqësor.
“Në fakt, gjatë mandatit të tij të parë çështja e Kinës mori përparësi dhe debati u zhvillua në një nivel krejt ndryshe. India shpreson që ai (Trump) do ta përforcojë këtë qëndrim çka do t’i mundësojë Indisë dhe Shteteve të Bashkuara që të gjejnë mënyra të reja bashkëpunimi”, thotë analisti Harsh Pant.
Po ashtu, i emëruari për postin e sekretarit të shteti, Marco Rubio, njihet për qëndrimin e ashpër ndaj Kinës. India ka treguar se, ndryshe nga vendet e tjera, mandati i dytë i zotit Trump nuk e nervozon.
“Ju kujtoj se në fakt “Quad” u ringjall gjatë presidencës së Trump-it”, tha kryediplomati i Indisë, Subramanian Jaishankar, gjatë një takimi në Australi.
“Quad” është një partneritet mes Shteteve të Bashkuara, Japonisë, Australisë dhe Indisë që forcoi lidhjet ekonomike dhe të sigurisë gjatë presidencës së zotit Trump, ndërsa India zgjeroi lidhje të tjera gjatë asaj kohe.
Swaran Singh është profesor në Universitetin Jawaharlal Nehru.
“Gjatë asaj kohe u hodhën hapa të mëdhenj kryesisht në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe sektorët e kërkim-zhvillimit”.
India shpreson që zoti Trump të ketë një qasje më të butë ndaj Rusisë dhe të përpiqet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke e bërë më të lehtë zhvillimin e marrëdhënieve të Indisë me Uashingtonin dhe Moskën. India vazhdoi ndërtimin e lidhjeve dhe tregtisë me Rusinë duke mos përfillur sanksionet amerikane ndaj Moskës.
“Do ta qetësonte Indinë që Rusia të mos jetë nën një trysni kaq ekstreme për t’u bërë tërësisht e varur nga Kina”, thotë profesori Swaran Singh me Universitetin Jawaharlal Nehru.
Sidoqoftë, politikat tregtare të zotit Trump mund ta detyrojnë Indinë që të ulë tarifat për importet amerikane. Ai e ka quajtur Indinë një “abuzues të madh” të tarifave duke i hequr statusin e preferuar tregtar.
“Do të ketë ecejake të dyanshme, negociata dhe më pas do të bëhen disa kompromise”, thotë Chintamani Mahapatra me Institutin Kalinga për Studimet e Indo-Paqësorit.
Një tjetër çështje e debatueshme mund të jetë edhe qëllimi i Indisë për të bashkëpunuar në prodhimin e pajisjeve të mbrojtjes që blihen nga Shtetet e Bashkuara.
“India synon tërheqjen e investimeve nga kompanitë amerikane të mbrojtjes për të prodhuar në vend. Do të ketë përplasje mes synimit të Indisë për të prodhuar në vend dhe programit për ta bërë Amerikën të Madhërishme Përsëri, ndërsa zoti Trump synon shtimin e kapaciteteve prodhuese në Shtetet e Bashkuara”, thotë analisti Harsh Pant.
Nju Delhi i ka shpresat tek raportet e mëparshme mes Kryeministrit Narendra Modi me Presidentin Trump.
“Lidhjet mes udhëheqësve politikë janë çelësi për të stabilizuar marrëdhëniet, për të trajtuar dallimet dhe forcuar lidhjet”, thotë analisti Chintamani Mahapatra.
Pavarësisht optimizmit, Nju Delhi po përgatitet për sfida të papritura përballë një udhëheqësi që cilësohet si i paparashikueshëm./VOA
SIRI- Vladimir Putin ka biseduar me telefon për situatën në Siri me presidentin iranian Masoud Pezeshkian, njofton Kremlini. Në një ...
emigrante ne ShBA LOS ANXHELOS- Los Anxhelosi ka miratuar një status të posaçëm për qytetin që u ofron mbrojtje emigrant&eu...
Barnier FRANCË- Kryeministri francez Michel Barnier ka përdorur kompetenca të veçanta për të miratuar një projekt-ligj...
Gaza veriore GAZA- Ushtria izraelite ka vazhduar "agresionin e saj intensiv tokësor, ajror dhe detar në veri të Gazës për 60 dit&e...
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se rimarrja e pjesëve të territorit ukrainas mund të duh...
sulmet SIRI- Avionët sirianë dhe rusë kanë nisur sulme ajrore ndaj rebelëve sirianë që po përparojnë nëp&...
Foto ilustruese SHBA- Debati nëse bërthama e brendshme e Hënës është e ngurtë apo e shkrirë ka p&eum...
Foto ilustruese FILIPINE- Tre persona kanë vdekur dhe të paktën 32 janë shtruar në spital në Filipine pas...
Orav KOSOVË- Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Avio Orav ka folur për media pas takimit të zhvilluar ditë...
kanali KOSOVË- Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur të hënën se komunat q&eum...