Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Ekonomia ishte një nga çështjet kryesore për votuesit amerikanë në zgjedhjet presidenciale të këtij viti. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Ameirkës, Scott Stearns, ndërsa presin rikthimin e republikanit Donald Trump në pushtet, shumë amerikanë thonë se shpresojnë që përmirësimi i ekonomisë do të jetë përparësi kryesore e administratës së re. Ekonomia ishte në qendër të fushatës së republikanit Donald Trump deri në fjalimin e tij të fitores.
"Do ta bëjmë Amerikën të fortë, të sigurt dhe të begatë, siç e meritojnë fëmijët tanë dhe ju”, tha zoti Trump.
Për shumicën e votuesve ekonomia dhe punësimi ishin çështjet kyçe në zgjedhje, sipas hulumtueses së opinionit publik nga Fondacioni ‘Kaiser’, Ashley Kirzinger.
“Me kaq shumë votues të përqëndruar në ekonomi, sondazhet zbulojnë se përqindja e amerikanëve që thonë se të ardhurat e tyre janë ulur, është rritur krahasuar me katër vite më parë”, thotë ajo.
Për shkak të ekonomisë, thotë zonja Kirzinger, më shumë banorë votuan për zotin Trump - një mesazh i fuqishëm që është dëgjuar qartë edhe nga partia humbëse.
Hakeem Jeffries është udhëheqës i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve.
"Ata duan që ne të përqëndrohemi në çështje të rëndësishme dhe që të bashkohemi për të zgjidhur problemet e taksapaguesve amerikanë, duke filluar nga ulja e kostos së jetesës për amerikanët që jetojnë në vështirësi nga rroga në rrogë”, thotë ai.
Në Nju Meksiko, votuesja Judy Evans thotë se e zgjodhi Trumpin për shkak të çmimeve të larta.
“Inflacioni ka ndikuar tek unë. Ushqimet janë dyfishuar në dy vitet e fundit. Çmimi i energjisë dhe shpenzimet e ngjashme janë rritur”, thotë ajo.
Në Karolinën e Veriut, Aaron Anderson vlerëson ekonominë gjatë administratës së parë të zotit Trump.
"Trumpi do ta rregullojë ekonominë për ne. Po ecte mirë në mandatin e tij të parë dhe do ta kthejë përsëri në rrugën e duhur”, thotë ai.
Votuesi Charles Boudreaux pret veprime të shpejta nga administrata e re.
“Do të ketë më pak rregullore. Njerëzit do të kenë më shumë para të shpenzojnë për nevojat e tyre. Çmimet e benzinës do të ulen”, thotë ai.
Konsumatorët amerikanët mund të mos shohin ndryshime kaq të shpejta, thotë profesori i financave Michael Weber.
“Në fund të fundit, një president, pavarësisht asaj se kush është në krye të Shtëpisë së Bardhë, ka ndikim të vogël mbi politikën ekonomike në afat të shkurtër, veçanërisht mbi çmimet e ushqimeve në jetën tonë të përditshme”, thotë ai.
Planet ekonomike të zotit Trump përfshijnë më shumë shpime për nafte, taksa më të ulëta dhe tarifa në importe, të cilat, sipas shumë ekonomistëve, do të rrisin çmimet për konsumatorët amerikanë./VOA
spiuni kinez BRITANI- Spiuni i dyshuar kinez që ishte i lidhur me Princin Andrew më në fund është identifikuar si Tengbo Yang...
Chrystia Freeland KANADA- Ministrja e Financave e Kanadasë, Chrystia Freeland ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj, duke përmendur ...
GJERMANIA- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka humbur votëbesimin në parlament, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme më 23...
sulmet GAZA- Më shumë se 50 njerëz u vranë në sulmet ajrore dhe tokësore izraelite në të gjithë Rripin e Gaz&e...
bashar al assad RUSI- Ish-lideri sirian, Bashar Al Assad, regjimi i të cilit u rrëzua disa ditë më parë nga një ofensivë...
Foto ilustruese KOSOVË- Përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë thonë se e kaluara e disa kandidatëve t...
Foto RUSI- BE miratoi paketën e 15-të të sanksioneve kundër Rusisë, e cila përfshin masa kundë...
Putin RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin ditën e sotme është shprehur se Perëndimi po i shtyn ata drejt vijave të kuqe. Ai ...
Olaf Scholz GJERMANI- Të hënën Bundestagu vendos për çështjen e votëbesimit që shtron kancelari gjerman, Olaf Sch...
albin kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale për të d&...