I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

SHBA- Presidenti Trump paralajmëroi Rusinë me sanksione të ashpra për shkak të sulmeve që po vazhdojnë ndaj Ukrainën. Në një postim në rrjetin social Truth Social Presidenti shkruante se:
“Bazuar në faktin se Rusia po ‘godet rëndë’ Ukrainën në fushën e betejës, po konsideroj mundësinë për të vendosur sanksione të fuqishme bankare, sanksione të tjera dhe tarifa në shkallë të gjerë ndaj Rusisë derisa të arrihet një armëpushim dhe të arrihet një marrëveshje përfundimtare për paqe”.
Presidenti i bëri thirrje gjithashtu Rusisë dhe Ukrainës të ulen menjëherë në tryezën e bisedimeve, përpara se të jetë tepër vonë, siç tha ai.
Ndërkohë Presidenti po vazhdon të ushtrojë presion mbi Kievin për të nënshkruar marrëveshjen për mineralet e ralla. Të enjten ai tha gjithashtu se Moska ishte gati për një marrëveshje për dhënë fund luftës, e cila nisi me sulmin rus ndaj Ukrainës, në vitin 2022.
Presidenti Trump po ashtu u dërgoi një mesazh vendeve anëtare të NATO-s, duke i kërcënuar se “nëse nuk paguanin, ai nuk do t'i mbronte".
Ai shpalosi vizionin e tij se si do të ndërmjetësonte paqen mes dy vendeve fqinje.
"Mendoj se Ukraina dëshiron të bëjë një marrëveshje, pasi sipas meje, ata nuk kanë asnjë zgjedhje tjetër", tha ai. "Mendoj gjithashtu se edhe Rusia dëshiron të bëjë një marrëveshje, sepse sipas asaj që di vetëm unë, as ata nuk kanë zgjidhje tjetër".
Presidenti Trump tha se do të takohej me Presidentin rus Vladimir Putin në Arabinë Saudite "ndoshta pas një muaji e gjysmë".
I dërguari i posaçëm për Lindjen e Mesme, koordinator i takimit
Më herët gjatë ditës, i dërguari i posaçëm i Presidentit Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, tha se ai do të shkonte në Arabinë Saudite për t'u takuar me përfaqësues të Ukrainës për bisedime rreth një armëpushimi për të ndalur sulmin rus.
“Tashmë jemi në diskutime për të koordinuar një takim me ukrainasit në Riad, apo me gjasë në Xhedah”, tha Steve Witkoff. "Ajo çka duam të arrijmë është një marrëveshje-kornizë për paqe si dhe një armëpushim fillestar ", shtoi ai.
Zoti Witkoff tha se Presidenti Trump mendon se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e ka ndrequr gabimin pas përplasjes mes dy udhëheqësve në Shtëpinë e Bardhë të premten e kaluar.
"Ai (Presidenti) mendon se letra e Zelenskyt, (ku e quan përplasjen në takim në Shtëpinë e Bardhë, për të ardhur keq) ishte një hap i parë shumë pozitiv. Në të kërkohej falje. Kishte një pranim se Shtetet e Bashkuara kanë bërë shumë për Ukrainën dhe një ndjenjë mirënjohjeje", tha zoti Witkoff.
Ndërkohë të enjten Presidenti Zelenskyy ishte në Bruksel me udhëheqësit evropianë për bisedime urgjente.
“Ne do të armatosemi më shpejt, në mënyrë më të zgjuar dhe më efikase sesa Rusia”, tha Kryeministri polak Donald Tusk, i cili mban presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen mori vendim të lehtësojë rregullat mbi buxhetit, në mënyrë që vendet të mund të shpenzojnë shumë më tepër për mbrojtjen. Gjatë takimit të nivelit të lartë 27 vendet anëtare u inkurajuan të investojnë rreth 863 miliardë dollarë për mbrojtjen, gjatë katër viteve të ardhshme.
“Ne jemi shumë mirënjohës që nuk jemi vetëm dhe këto nuk janë vetëm fjalë”, tha zoti Zelenskyy. "Ne e ndjejmë këtë gjë dhe kjo është shumë e rëndësishme", shtoi ai.
Macron parashikon 'hapa vendimtarë'
Para bisedimeve të nivelit të lartë Presidenti francez Emmanuel Macron tha se anëtarët e BE-së do të "ndërmarrin hapa vendimtarë përpara", ndërsa shprehu shqetësime lidhur me ndryshimet në mbështetjen amerikane për Ukrainën nën administratën e re Trump.
“E ardhmja e Evropës nuk duhet të vendoset në Uashington apo Moskë”, tha zoti Macron.
Ministri francez i Mbrojtjes Sebastien Lecornu tha të enjten se Franca po ndan informacione zbulimi me Ukrainën, një vendim që pasoi njoftimin e Shtetet e Bashkuara se kishte ndërprerë shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës me Kievin.
Drejtori i CIA-s John Ratcliffe tha të mërkurën se për momentin Shtetet e Bashkuara nuk po ndajnë informacione zbulimi me Kievin, por shtoi se kjo gjë mund të mos zgjasë, pas pohimeve të zotit Zelenskyy, se Ukraina ishte gati për bisedime paqeje me Rusinë.
Në fillim të javës Presidenti Trump urdhëroi Shtetet e Bashkuara të pezullojnë ndihmën ushtarake për Kievin, një vendim që pasoi takimin e tij të tensinuar në Shtëpinë e Bardhë me zotin Zelenskyy javën e kaluar.
Që nga fillimi i luftës në vitin 2022, Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Ukrainës informacione të konsiderueshme zbulimi, përfshirë informacione thelbësore që nevojiteshin për të goditur forcat ruse.
Arritja e një marrëveshje paqeje mund të jetë e vështirë. Ukraina ka kërkuar prej kohësh një rikthim tek kufijtë e saj të njohur ndërkombëtarisht të para vitit 2014, përpara se Moska të pushtonte Gadishullin e Krimesë.
Aktualisht Rusia kontrollon një të pestën e territorit ukrainas, përfshirë pjesën më të madhe të lindjes së Ukrainës, dhe është zotuar që mos i kthejë Kievit asnjë pjesë të këtij territori./VOA
UKRAINË- Rreth 20% e territorit të Ukrainës, pjesë e të cilit janë me mijëra fshatra dhe qytete, është nën k...
TIRANË- Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, për shpërndarje të lëndëve narkotike në kryeqytet. ...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se po shqyrton sanksione dhe tarifa të reja ndaj Rusisë, pas një vale sulm...
RUSI- Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç pas një bisede telefonike me Presidentitn rus Vladimir Putin ka konfirmuar se do...
BRAZIL- Ndryshimet klimatike në vendet që kultivojnë banane do të përbëjnë një kërcënim p&eu...
KOSOVË- Kosova ka qenë nikoqire e takimit të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s, si kryesuese e këtij mekanizmi rajona...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA Donald Trump tha se dëshiron të negociojë një marrëveshje bërthamore me Iranin...
SHBA- Raketa Starship e SpaceX shpërtheu pasi u ngrit në Teksas të enjten, më 6 mars, duke shkaktuar ndalimin e fluturimeve në aeropo...
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se Presidenti amerikan Donald Trump ka nevojë për mbështetjen e BE...
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje aleatëve t’i bëjnë trysni Rusisë për ...