Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

IRAN- Zgjedhjet presidenciale në Iran përfunduan me fitoren e kandidatit të moderuar, ish-kirurgut dhe ligjvënësit Masoud Pezeshkian. Banorët në rrugët e kryeqytetit Teheran shprehin optimizëm pas premtimeve për një zbutje të trysnisë ekonomike dhe të ligjeve të ashpra, si dhe për një perspektivë të re në komunikimin me Perëndimin.
Banorët në kryeqytetin iranian Teheran shprehën reagimet e tyre të shtunën pasi kandidati reformist Masoud Pezeshkian fitoi balotazhin e zgjedhjeve presidenciale.
Zoti Pezeshkian fitoi përballë kandidatit të linjës së ashpër Saeed Jalili, duke premtuar se do të përmirësojë komunikimin me Perëndimin dhe do të lehtësojë zbatimin në vend të ligjeve për mbajtjen e detyruar nga gratë të shamisë së kokës, ndërsa Irani ka përjetuar tashmë vite të tëra sanksionesh ndërkombëtare dhe protestash në vend.
“Masoud Pezeshkiani duhet ta lehtësojë trysninë ndaj njerëzve. Të paktën trysninë ekonomike që përjetojmë, nuk e kam fjalën për politikën... Të gjithë janë sot disi më të gëzuar. Sapo njerëzit dëgjuan se fitoi Pezeshkiani, iu shfaq një buzëqeshje e vogël”, thotë Mohammad Sharifnejad, shofer taksie.
Të tjerë sugjerojnë hapat që mund të ndërmarrë zoti Pezeshkian që të përmirësohet cilësia e jetesës në Iran.
“Për të hequr sanksionet, Masoud Pezeshkiani duhet të arrijë njëherë në një marrëveshje me fuqitë botërore dhe të shikojë se cilat janë kërkesat e tyre dhe tonat. Duhet bërë në një mënyrë që vendi të mos dobësohet. Bisedimet duhet të mundësojnë që të mos ketë sanksione, ndërsa vendi vazhdon të jetë i fortë”, thotë Mahmoud Mohammadi, banor në Teheran.
Zoti Pezeshkian nuk premtoi gjatë fushatës elektorale ndryshime radikale për sistemin teokratik shiit të Iranit dhe e konsideron si arbitër përfundimtar udhëheqësin suprem Ayatollah Ali Khamenei për të gjitha çështjet shtetërore.
Por, edhe objektivat e tij modeste do të sfidohen nga një qeveri iraniane që përbëhet kryesisht nga përfaqësues të linjës së ashpër, nga lufta Izrael-Hamas në Rripin e Gazës, si dhe nga shqetësimet e Perëndimit për pasurimin e uraniumit nga Teherani në nivelet e mjaftueshme për armë bërthamore.
Sipas numërimit të votave të njoftuar nga autoritetet, zoti Pezeshkian fitoi me 16.3 milionë vota, përkundër 13.5 milionë votave të marra nga kandidati tjetër Jalili. Në total, ministria e Brendshme iraniane njoftoi se 30 milionë njerëz ushtruan të drejtën e votës në këto zgjedhje që u zhvilluan pa monitorim ndërkombëtar./ VOA
GAZA- Hamasi ka pranuar propozimin amerikan për të filluar bisedime për lirimin e pengjeve izraelitë, përfshirë ushtarë dhe...
GJERMANI- Tensionet diplomatike po përshkallëzohen midis Gjermanisë dhe Hungarisë pasi Budapesti anuloi një takim midis Ministrit t&e...
GAZA- Ushtria izraelite ka vënë në shënjestër një automjet policie në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gaz&...
Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto. HUNGARIA- Hungaria e ka anuluar një takim të ministrave të Jashtëm me Gjermaninë...
FRANCË- Një shqiptar nga Kosova është dënuar me 20 vite burg për përdhunimin e vajzës së tij në Franc&e...
RUSI- Moldavia, Rumania dhe Ukraina e kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim të përbashkët për luft...
BRITANI E MADHE- Laburistët thanë për The Telegraph se skema konservatore për të deportuar emigrantët që mbërrinin ile...
BRITANI E MADHE- Votat tashmë janë numëruar dhe konservatorët kanë mbetur me 121 deputetë. Por, mes tyre kush do të konkurr...
GJERMANI- Politika gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor po përballet me sfida të reja: përbërjen e re të parlamentit në Bruks...
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden kishte një mesazh të qartë në tubimin e tij në Wisconsin të premten duke thën...