
IZRAEL- Pengjet izraelite të liruar nga Hamasi në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit në Gazë, përballen me një rrugë të gjatë drejt rehabilitimit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Linda Gradstein nga Jerusalemi, ekspertët thonë se trauma fizike dhe psikologjike që ata dhe të tjerët pësuan do të marrë kohë për t'u shëruar.
Tre pengje izraelite të liruar pas 471 ditësh në robëri në Gazë u dërguan direkt në një spital izraelit.
Gratë e reja dukej se ishin në gjendje relativisht të mirë shëndetësore.
Por personeli mjekësor izraelit është i përgatitur që pengjet e liruara dhe të gjithë ata që ende po mbahen peng do të kthehen në shtëpi me plagë fizike dhe emocionale.
Sipas ekspertëve mjekësorë izraelitë, të gjitha sistemet e organizmit ka të ngjarë të preken nga pasojat e qëndrimit për një kohë të gjatë në tunele nëntokësore me ajër, dritë dhe ushqim të kufizuar.
“Pas një kohe kaq të gjatë prej 15 muajsh, ne presim shumë sëmundje si fizike ashtu edhe mendore, pavarësisht gjendjes së tyre shëndetësore para rrëmbimit të tyre”, thotë Dr. Amir Blumenfeld, specialist i traumës.
Psikologët e rehabilitimit, si Einat Yehene thonë se pengjet do të përballen me probleme emocionale.
“Simptoma si çorientim, nervozizëm emocional, tërheqje emocionale, vështirësi për t'u lidhur me të tjerët, vështirësi në shfaqjen e emocioneve”, thotë psikologia Einat Yehene.
Si psikologët ashtu edhe familjet e pengjeve të liruar po vazhdojnë mësojnë se si të përballen me traumën që ata pësuan.
“Ne jemi mësuar me një mënyrë të re të mbështetjes, duke u dhënë atyre hapësirë. Së pari duhet t’u japim hapësirë dhe t’i lejojmë ata të marrin vetë drejtimin dhe kontrollin e jetës dhe historisë së tyre”, thotë Inbar Goldstein, familjare e një prej pengjeve të liruar.
Të afërm të tjerë të pengjeve të liruar thonë se nuk do ta harrojnë kurrë përvojën e tyre, por shpresojnë se do të mësojnë se si të merren me këtë. Bashkëshortja e izraelitit Avichai Brodutch dhe tre fëmijët e tij të vegjël u rrëmbyen më 7 tetor në një vendbanim në Izraelin jugor dhe u liruan në bazë të marrëveshjes së armëpushimit në nëntor të vitit 2023.
“Mjerisht, është pjesë e jetës sonë dhe është pjesë e jetës sime dhe e jetës së familjes sime. Por çdo ditë falënderoj Zotin për atë që kam. Kam përjetuar një mrekulli”, thotë ai.
Disa nga familjet e pengjeve të tjera ende nuk e dinë nëse të afërmit e tyre janë gjallë apo të vdekur dhe nëse do të lirohen. Edhe ata janë në pritje të një mrekullie./VOA
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
25 Janar17:29
Të shtëna me armë pranë kufirit SHBA-Kanada, humbin jetën dy persona
KANADA- Një shtetas gjerman është qëlluar për vdekje nga një shkëmbim zjarri në afërsi të kufirit me Kanadan...
b.z
BOTA
25 Janar17:08
Analiza/ Kriza e peshkimit në BE kërkon veprim të menjëhershëm! Katër skenarët që mund të çojnë në përmirësimin e ekosistemeve detare
Foto ilustruese
SHBA - Një raport i ri i publikuar nga Komisioni Evropian më 14 janar, Peshkatarët e së Ardhmes , pë...
E.D
BOTA
25 Janar16:47
VIDEO/ Momentet prekëse të ribashkimit të katër pengjeve izraelitë me familjet e tyre
IZRAEL- Pas 477 ditësh Karina Ariev, Daniela Gilboa, Naama Levy dhe Liri Albagh, katër ushtarët femra të liruara nga Hamasi, janë rib...
E.D
BOTA
25 Janar16:27
BBC: Kush janë pengjet izraelitë të liruar dhe të shpëtuar nga Gaza (EMRA+FOTO)
IZRAEL- Shtatë gra pengje izraelite të mbajtura nga Hamasi në Gaza deri më tani janë liruar si pjesë e një marrëveshje...
b.z
BOTA
25 Janar16:24
Trump kërcënoi ashpër kryeministren daneze për Grenlandën, biseda telefonike mes tyre shkakton panik në Kopenhagë
Donald Trump
SHBA - Presidenti amerikan Donald Trump thuhet se përsëriti kërkesën e tij për të marrë kon...
b.z
BOTA
25 Janar16:03
"Rusia nuk do që lufta të përfundojë"/ Zelensky: Shpresoj që SHBA dhe Evropa të përfshihen në bisedime për paqe në Ukrainë
Zelensky
UKRAINË - Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të shtunën se shpreson se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa do të p...
BOTA
25 Janar15:50
Administrata Trump angazhohet për më shumë trupa ushtarake në kufi
SHBA- Presidenti Donald Trump ka deklaruar se ekziston një emergjencë kombëtare në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara dhe ai...
BOTA
25 Janar15:46
Sekuestrohen 29 kg kokainë në Portin e Selanikut, droga ishte e fshehur në kontejnerin me banane që vinte nga Ekuadori
GREQI- Inspektorët e Doganës greke arritën një tjetër goditje të rëndësishme kundër trafikut të drogës,...
E.D
BOTA
25 Janar15:35
Moti i keq 'pushton' Mbretërinë e Bashkuar, stuhia Éowyn më e fortë në 10 vjet
MBRETËR E BASHKUAR- Stuhia Éowyn ishte ndoshta stuhia më e fortë që ka goditur Mbretërinë e Bashkuar në të pakt...