Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
SHBA- Të shpallesh fajtor për një vepër penale – aq më tepër për 34 të tilla - është një lloj goditjeje që normalisht do të trondiste ambiciet e çdo politikani. Por ish-presidenti Donald Trump do të përpiqet të kthejë vendimin, që në kushte të tjera do të thoshte fundi i një karriere, në faktor mobilizues për fushatën e tij për t’u rizgjedhur president.
Zoti Trump do t’i rikthehet fushatës elektorale me një konferencë shtypi në kullën që mban emrin e tij në Manhatan të premten, një ditë pasi u shpall fajtor për përpjekje për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet e vitit 2016, duke falsifikuar të dhënat e biznesit për të fshehur një pagesë në këmbim të heshtjes për aktoren e filmave pornografikë, Stormy Daniels e cila thotë se ka pasur një marrëdhënie intime me të. Avokatët dhe aleatët e ish-presidentit thanë se ai është i gatshëm të luftojë kundër vendimit që sipas tyre është i paligjshëm dhe i nxitur nga politika.
Asnjë ish-president apo kandidat i pritshëm për këtë post nuk është përballur ndonjëherë me një dënim për vepër penale ose me perspektivën e burgosjes dhe zoti Trump pritet t’i vërë problemet e tij ligjore në qendër të fushatës. Ai ka argumentuar prej kohësh pa prova se katër paditë kundër tij janë orkestruar nga presidenti demokrat Joe Biden në përpjekje për të mos lejuar kthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.
"Ai është gati të kthehet në fushatë dhe të fillojë të luftojë përsëri", tha zëdhënësi i zotit Trump, Jason Miller për televzionin Fox News disa orë pas dhënies të vendimit.
Ish-presidenti dhe ndihmësit e tij kishin kohë që ishin përgatitur për një vendim fajësie, edhe pse kishin shpresuar që juria të ishte e ndarë dhe rrjedhimisht të mos arrinte dot në një vendim. 12 anëtarët e jurisë duhet të jenë të gjithë dakord për vendimin e fajësisë ose pafajësisë së një të pandehuri.
Të martën, zoti Trump kritikoi procesin duke thënë se as Nënë Tereza nuk do të kishte qenë në gjendje t’i mposhtte akuzat, të cilat ai i etiketoi vazhdimisht si "të manipuluara". Këshilltarët e tij kryesorë publikuan të mërkurën një memorandum në të cilin ata këmbëngulnin se çfarëdo vendimi që të merrej nuk do të kishte ndikim në zgjedhje.
Megjithatë, lajmi shkaktoi tronditje. Zoti Trump, ekipi i tij dhe gazetarët në gjykatë kishin përshtypjen se juria të enjten do të mbyllte diskutimet për atë ditë në orën 16:30. Ish-presidenti Trump po bisedonte duke buzëqeshur me avokatët e tij. Ndërsa juria vendoste për fatin e tij, ai bënte telefonata, postonte në rrjetet sociale dhe bisedonte me miq dhe aleatë të tij, që kishin shkuar në sallën e gjyqit.
Tridhjetë minuta më pas, zoti Trump dëgjoi me vështrim të ngrirë ndërsa juria dha vendimin se ai ishte fajtor për të gjitha akuzat. Menjëherë pas kësaj, ndihmësit e tij bëi thirrje për mbledhje fondesh dhe aleatët republikanë shprehën mbështetjen për të.
Në një mesazh dërguar mbështetësve të zotit Trump, ai cilësohej si "i burgosur politik", edhe pse ende nuk dihet nëse ai do të dënohet me burg. Fushata filloi gjithashtu shitjen e kapeleve të zeza me sloganin "Make America Great Again" për të pasqyruar një "ditë të errët në histori". Këshilltarët e tij thanë se pati një fluks aq intensiv kontributesh për fushatën e tij, saqë WinRed, platforma on-line që përdor fushata për mbledhjen e fondeve, u bllokua.
Zëdhënësi i fushatës së zotit Trump, Brian Hughes, tha se kjo ishte shenjë "që amerikanët e konsiderojnë këtë gjyq të rremë si ndërhyrje politike në zgjedhje, gjë që ishte gjithmonë objektivi i (presidentit) Biden dhe demokratëve.
"5 Nëntori," tha ai, duke i bërë jehonë fjalëve të zotit Trump, "është dita kur amerikanët do të japin vendimin e vërtetë!"
Trump është ankuar prej kohësh se gjyqi kufizoi pjesëmarrjen e tij në fushatë për disa javë.
“Dua të bëj fushatë”, u tha ai gazetarëve të enjten në mëngjes përpara se të merrej vendimi. Megjithatë, është e paqartë se si do të jetë kalendari i takimeve të fushatës të zotit Trump në ditët në vijim.
Ai mbajti vetëm disa tubime publike fushate gjatë gjyqit, pavarësisht nga fakti se ai i kishte në dispozicion të mërkurat, si dhe mbrëmjet dhe fundjavat.
Gjatë dy muajve të ardhshëm ai do të ketë debatin e tij të parë me presidentin Biden, pritet të shpallë kandidatin për nënpresident dhe të pranojë zyrtarisht emërimin e partisë së tij në Kuvendin Kombëtar Republikan.
Gjykatësi i çështjes së zotit Trump, Juan Merchan do ta japë vendimin për dënimin e tij më 11 korrik, vetëm disa ditë para Kuvendit Republikan në Viskonsin. Ish-presidenti mund të përballet me dënime që variojnë nga një gjobë ose liri me kusht deri në katër vjet burg.
Marre nga VOA
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump e ka filluar ditën e parë të plotë si një kriminel i dënuar në n...
Viktima PAKSITAN- Policia në Pakistan ka arrestuar një grua pasi ajo akuzohet për vrasjen e vajzës së saj adoleshente pas tre vite...
Albin Kurti dhe Rexhep Tayyip Erdogan TURQI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip ...
foto ilustruese PRISHTINË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur dënimin për çështjen penale ndaj një të...
Radoiçiç SERBI- Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, ka blerë pasuri të re të paluajtshme ...
Foto ilustruese GJERMANI- Pas SHBA, edhe Gjermania i lejon Ukrainës tani të përdorë armët gjermane kundër objektivave ushtara...
foto ilustruese GAZA- Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) paralajmëroi të premten se mbipopullimi dhe higjie...
Ursula von der Leyen, Giorgia Meloni dhe Marine Le Pen TIRANË- Në një botë të rrezikshme, Europa ‘ e vjetër’, e g...
Pamje nga vendi i ngjarjes KINË- Pastruesit e dritareve që punonin në një ndërtesë 51-katëshe në Pekin kan&eum...
Ura e Ibrit KOSOVË- Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë thirrje që çdo vendim lidhur me urë...