Kostandin Nishku, 59 vjeç i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej gati tre dekadash është arrestuar në Greqi me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.
Nishku është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një fëmije 9-vjeçar, nipi i një personi me të cilin kishte një konflikt të rëndë familjar. Ai kishte arritur t’i shmangej drejtësisë që prej vitit 1997, duke jetuar për vite me radhë në Greqi me identitet të rremë, nën emrin Hariz Vjeri.
Ngjarja e rëndë daton më 19 mars 1997. Sipas dosjes hetimore, Nishku, i njohur edhe me pseudonimin Baki Duzha, së bashku me shtetasin Roland Kotorri, u paraqit i armatosur në banesën e Kujtim Bregut. Objektivi i tyre ishte Veli Bregu, vëllai i Kujtimit, i cili në vitin 1993 kishte vrarë vëllain e Nishkut dhe gjatë trazirave të vitit 1997 ishte arratisur nga burgu.
Meqë Veli Bregu nuk ndodhej në banesë, në shtëpi ishin vetëm Kujtimi, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur. Pas insistimit për të zbuluar vendndodhjen e Veli Bregut dhe mungesës së përgjigjes, Nishku urdhëroi shoqëruesin e tij të qëllonte djalin 9-vjeçar. Pas refuzimit të këtij të fundit, Nishku e qëlloi vetë fëmijën me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas krimit, ai u largua drejt Greqisë, ku jetoi për vite me identitet të rremë. Identifikimi i tij u bë përmes krahasimit fotografik mes imazheve të vitit 1997 dhe pasaportës së marrë në mënyrë të paligjshme në vitin 2013.
Autoritetet bëjnë me dije se pas arrestimit, pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
30 Janar17:08
Tragjike/ Emigranti kap me forcë të renë dhe e tërheq drejt shinave të metrosë, të dy humbin jetën pasi përplasen nga treni
Një incident tragjik ka ndodhur të enjten në mbrëmje në një stacion e metroje në Hamburg, ku dy persona humbën jetë...
BOTA
30 Janar16:54
E rëndë/ Po luante me shokët në plazh, 13-vjeçari VDES pasi sulmohet nga peshkaqeni
Një sulm fatal nga peshkaqeni i ka marrë jetën një 13-vjeçari në brigjet e Brazilit, duke tronditur komunitetin lokal dhe push...
BOTA
30 Janar16:48
Çmontohet rrjeti i trafikut të lëndëve narkotike në Athinë, mes tyre arrestohen dhe dy shqiptarë
Një operacion i madh antidrogë po zhvillohet në Athinë, ku autoritetet po çmontojnë një rrjet kriminal të trafikut t&e...
BOTA
30 Janar16:02
Putin pranon ndalimin e sulmeve ndaj qyteteve ukrainase deri më 1 shkurt
Kremlini njofton se presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar të ndalojë sulmet ndaj qyteteve ukrainase deri më 1 shkurt.
Dmitry Peskov, z&eu...
BOTA
30 Janar15:55
Fle në mbledhjet e kabinetit? Trump: E keni gabim, jam i mërzitur
Donald Trump, presidenti më i vjetër i zgjedhur ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara, i mbyll sytë gjatë mbledhjeve të kabi...
BOTA
30 Janar15:38
Trazirat në Iran, ministri i Jashtëm: Teherani është gati për bisedime të drejta me SHBA-në
Teherani është i gatshëm të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara, por ato duhet të jenë të drejta dhe të mo...
BOTA
30 Janar15:19
Starmer reagon pas paralajmërimit të Trump: Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleatë shumë t...
BOTA
30 Janar15:06
Tensionet/ Erdogan ofrohet që të bëjë ndërmjetësin mes Uashingtonit dhe Tehranit!
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i propozoi sot homologut të tij iranian, Masoud Pezeshkian, të luajë rolin e “ndërmjetës...
BOTA
30 Janar14:57
Trump autorizon tarifat për vendet që furnizojnë me naftë Kubën
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ndërmarrë një fushatë të re presioni ekonomik kundër Kubës, duke nënshkrua...
BOTA
30 Janar13:44
‘Do të mbahet mend si një nga krerët më të mëdhenj’, Trump nominon Kevin Worth për postin e kryetarit të Rezervës Federale
Donald Trump njoftoi në një postim në Twitter se po e nominon Kevin Warsh për kryetar të Bordit të Rezervës Federale.
Ai t...