BOTA

Vrau të dashurën dhe fëmijën e saj, 51-vjeçari ekzekutohet para familjarëve

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Mars 2026, 13:12

Vrau të dashurën dhe fëmijën e saj, 51-vjeçari

Një burrë nga Texas është ekzekutuar me injeksion vdekjeprurës për vrasjen me thikë të të dashurës së tij dhe djalit 8-vjeçar të saj në vitin 2013, ndërsa djali tjetër i gruas, i cili i mbijetoi sulmit pas plagëve të shumta, ishte i pranishëm dhe e ndoqi ekzekutimin nga salla e dëshmitarëve.

Cedric Ricks, 51 vjeç, ishte dënuar për vrasjen e Roxann Sanchez dhe djalit të saj Anthony Figueroa në apartamentin e tyre në Bedford, ndërsa djali tjetër i saj, Marcus Figueroa, i cili u godit me thikë dhjetëra herë gjatë sulmit, arriti të mbijetojë duke u shtirur sikur kishte vdekur.

Ricks kërkoi falje disa herë para shtatë të afërmve të viktimave që ishin të pranishëm, veçanërisht ndaj Marcus Figueroa. I mbijetuari i sulmit nuk shfaqi emocione, duke parë nga pas një xhami vetëm disa hapa larg vendit ku Ricks ishte i lidhur në një shtrat ekzekutimi. Në pjesën e pasme të qafës së Marcusit, mbi jakën e këmishës, dukeshin disa plagë që besohet se ishin nga sulmi.

“Dua të them se më vjen keq që ua mora Roxann dhe Anthony,” tha Ricks në deklaratën e tij të fundit. Ai shprehu shpresën se një ditë familjarët e viktimave do ta falnin.

Ai iu drejtua gjithashtu Marcus Figueroa-s, duke thënë se i vinte keq që i kishte marrë nënën dhe vëllain. “Gjithmonë kam menduar për ty dhe më vjen keq që ta mora nënën dhe vëllain. Nuk mund ta imagjinoj çfarë ke përjetuar, por më vjen sinqerisht keq për atë që kam bërë,” tha ai.

Para se të niste injeksioni vdekjeprurës, Ricks tha: “Shpresoj që të shkoni në paqe. Më vjen shumë keq.”

Sipas dëshmitarëve, pasi ilaçi filloi të vepronte, ai mori disa frymëmarrje të shpejta, më pas bëri disa zhurma të forta frymëmarrjeje dhe më pas çdo lëvizje ndaloi. Ai u shpall i vdekur rreth 30 minuta pasi kishte nisur procedura e injeksionit.

Në mesin e dëshmitarëve ishin edhe njerku dhe vëllai i Roxann Sanchez, si dhe babai, vëllai dhe gjyshja e Anthony Figueroa. Asnjëri prej tyre nuk shfaqi emocione dhe refuzuan të flasin me gazetarët pas ekzekutimit.

Sipas prokurorëve, natën e vrasjeve Ricks dhe Sanchez po grindeshin në apartamentin e tyre kur dy djemtë e gruas nga një martesë e mëparshme ndërhynë për t’i ndarë. Ricks mori një thikë nga kuzhina dhe filloi ta godiste gruan disa herë.

Marcus Figueroa vrapoi në dollapin e dhomës së tij dhe u përpoq të telefononte policinë. Pasi vrau Anthony Figueroa-n, Ricks filloi ta godiste edhe Marcusin, i cili u shtir sikur kishte vdekur derisa sulmuesi u largua nga apartamenti. Autoritetet thanë se Ricks nuk e dëmtoi djalin e tij 9-muajsh, Isaiah. Ai u arratis dhe më vonë u arrestua në Oklahoma.

Në gjyq, Ricks deklaroi se kishte probleme me zemërimin dhe se po mbrohej pasi dy djemtë kishin ndërhyrë për të mbrojtur nënën e tyre.

Të mërkurën, U.S. Supreme Court hodhi poshtë apelimin e tij të fundit pa koment. Avokatët e tij kishin argumentuar se prokurorët kishin shkelur të drejtat kushtetuese duke përjashtuar jurorë të mundshëm për shkak të racës gjatë përzgjedhjes së jurisë.

Ndërkohë, Texas Board of Pardons and Paroles refuzoi kërkesën e tij për falje ose për shtyrjen e ekzekutimit.

Ricks ishte personi i dytë i ekzekutuar këtë vit në Texas dhe i gjashti në gjithë Shtetet e Bashkuara. Ky shtet ka kryer historikisht më shumë ekzekutime se çdo shtet tjetër në vend.

Ndërkohë, në Alabama, guvernatorja Kay Ivey vendosi të ulë dënimin me vdekje të një të burgosuri 75-vjeçar, Charles “Sonny” Burton, në burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht./Përktheu Piranjat News

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë