Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të mërkurën se ka një mori çështjesh për t'i diskutuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në prag të takimit me të në Bruksel. Ai e ka përmendur nevojën e diskutimit për marrëdhëniet bilaterale mes Serbisë dhe NATO-s, për situatën në Bosnje-Hercegovinë dhe për marrëdhënien e Serbisë me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR dhe “Kosovën dhe Metohinë” – referencë për shtetin e Kosovës.
“Nuk e di nëse kjo darkë do të jetë e mjaftueshme që t’i diskutojmë të gjitha këto tema. Mark Rutte ka qenë shumë i drejtë me Serbinë deri më tani dhe i jam mirënjohës”, ka thënë presidenti serb përmes një postimi në Facebook, duke thënë se shpreson që në të ardhmen do të ekzistojë një bashkëpunim më i mirë mes Serbisë dhe NATO-s.
Më herët gjatë ditës, ai është takuar me Komisionaren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, dhe zyrtarë të tjerë në Bruksel, prej ku ka thënë se shpreson që Beogradi do t'i hapë kapitujt e rinj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Vuçiç u ka thënë gazetarëve më 19 mars se me zyrtarët në Bruksel ka diskutuar për obligimet e Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit.
“Ne duhet të jemi më në përputhje me BE-në sa u përket deklarimeve për politikë të jashtme dhe ndonjëherë të votojmë për disa deklarata që kanë të bëjnë me Federatën Ruse, ndonëse për këtë nuk mund të premtoj, sepse nuk gënjej dhe nuk dua t’i gënjej as ata”, ka thënë Vuçiç.
Rruga e Serbisë drejt BE-së është bllokuar prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, për shkak të refuzimit të Beogradit që t’iu bashkohet sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë, dhe ka vazhduar kultivimin e lidhjeve të ngushta me Moskën.
Një grup i deputetëve të BE-së dhe grupe të ndryshme politike i kanë bërë thirrje shefes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen që të rishqyrtojë një takim të paralajmëruar me Vuçiçin, dhe që të “dërgojë mesazh të qartë se Serbia ka nevojë për qeveri kalimtare”, pas dorëheqjes së Millosh Vuçeviqit nga pozita e kryeministrit të Serbisë.
“Takimi i shefes së Komisionit me Vuçiçin dërgon sinjal për t’u brengosur, marrë parasysh krizën e rëndë politike në Serbi”, kanë thënë deputetët e BE-së në një letër dërguar von der Leyenit, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Në të është thënë se në muajt e fundit, Serbia është përballur me “protestat më të mëdha në historinë e shtetit” dhe që protestat e udhëhequra nga studentët “vënë në pah kërkesën e publikut për llogaridhënie, transparencë dhe reforma demokratike, vlera mbi të cilat është themeluar BE-ja”.
Studentët dhe qytetarë tjerë protestojnë me muaj në Serbi, duke kërkuar llogari prej autoriteteve për vdekjen e 15 personave si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar.
Studentët kanë mbajtur protestë masive më 15 mars në qendër të Beogradit dhe janë zotuar se do t’i vazhdojnë marshet, pavarësisht se autoritetet pretendojnë se i kanë plotësuar kërkesat e tyre./REL
SHBA- Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt ka lexuar një deklaratë të SHBA-së në lidh...
NORVEGJI- Një turist i "varrosur" nga një ortek në veri të Norvegjisë është nxjerrë i gjallë në nj...
BRUKSEL- Komisioni Evropian ka akuzuar kompanitë amerikane të teknologjisë Google dhe Apple për thyerjen e rregullave të saj dixhital...
KOSOVË- Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka f...
KOSOVË- Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics do të vijë nesër më 20 mars Kosovën. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osma...
KOSOVË- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, PZAP ka hedhur poshtë si të pabaza ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje, Partis&e...
TURQI- Autoritetet turke kanë arrestuar kryebashkiakun e Stambollit, vetëm disa ditë para se ai të zgjidhej si kandidat presidencial. Ekre...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e përshkroi bisedën telefonike që pati me Donald Trump si pozitive, shumë thelbë...
SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thuhet se ka rënë dakord gjatë bisedës së tij telefonike me presidentin amerikan D...
von der leyen BRUKSEL- Arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu nga autoritetet turke është "thellësisht shqetësue...