BOTA

Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

n.f Përditësimi i fundit 17 Maj 2025, 18:11

Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë

KOSOVË- Qeveria e re e Gjermanisë, e udhëhequr nga Friedrich Merz, duhet të marrë një rol udhëheqës në politikën e Bashkimit Evropian (BE) ndaj Ballkanit Perëndimor, dhe të kontribuojë në zhvillimin e një qasjeje strategjike ndaj rajonit, vlerëson Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL).

Lideri i demokristianëve gjermanë, Merz, bëri betimin në Bundestag më 6 maj, dhe u bë kancelari i dhjetë në historinë e Gjermanisë, pasi siguroi shumicën e nevojshme vetëm në rundin e dytë të votimit.

Sa i përket qasjes së Gjermanisë ndaj dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, Weber vlerëson se Berlini, në vend që të rifillonte me themel këtë proces, doli me propozimin franko-gjerman, çka çoi në "shkatërrimin e plotë të dialogut politik" dhe në dy marrëveshje që, sipas tij, nuk ekzistojnë në realitet.

Sipas Weberit, Qeveria e re e Gjermanisë duhet të ndërmarrë një "kthesë strategjike" ndaj Serbisë dhe ndaj politikës së regjimit të presidentit Aleksandar Vuçiç, në mënyrë që dialogu politik të mos fundoset.

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, të cilën Kosova dhe Serbia e pranuan më 2023, fillimisht ishte e njohur si plani franko-gjerman, dhe u mbështet nga BE-ja dhe vendet perëndimore. Më pas, u dakordua edhe një aneks për zbatimin e marrëveshjes, por në praktikë thuajse asgjë nuk është realizuar.

Weber thotë për REL-in se mbetet për t’u parë nëse Gjermania ka apo po ndërton një strategji të përshtatshme të politikës së jashtme, por se me siguri do të shprehë shqetësime për “aktorët e tretë me ndikim të dëmshëm në Ballkan”.

Radio Evropa e Lirë: Z. Weber, si do ta përshkruanit strategjinë e politikës së jashtme të Qeverisë së kancelarit Merz? Si ndryshon ajo nga politikat e paraardhësve të tij, Olaf Scholz dhe Angela Merkel?

Bodo Weber: Është ende herët për të gjykuar. Me vizitat në Paris dhe Varshavë, që në ditën e parë të mandatit, si dhe me vizitën e përbashkët në Kiev, me homologët nga Franca, Britania dhe Polonia, kancelari Merz dërgoi një sinjal të fortë se Gjermania do të marrë një rol udhëheqës në kuadër të BE-së, në nivel global. Politika e qeverisë së re është përcaktuar që gjatë negociatave të koalicionit, në dritën e sjelljes së presidentit amerikan, Donald Trump, dhe administratës së tij ndaj Ukrainës dhe BE-së, me theks të veçantë në forcimin e politikës së përbashkët të sigurisë së BE-së, bazuar në bindjen se SHBA-ja është tërhequr nga Evropa si partnere vlerash.

Megjithatë, hapat e parë, si vizita në Ukrainë dhe nisma e përbashkët BE-SHBA për armëpushim, të shoqëruar me deklarata se SHBA-ja mbetet partneri kryesor, rezultuan të pafrytshme, siç u pa kur Trump e braktisi nismën dhe u dorëzua para Vladimir Putinit. Do të shohim se si do të zhvillohet më tej.

Megjithatë, qeveria e re dhe kancelari i ri po theksojnë nevojën për një politikë më vendimtare në planin evropian dhe ndërkombëtar. Pyetja mbetet nëse do të kenë strategjinë e nevojshme.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë roli mendoni se duhet të luajë Gjermania në politikën e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor?

Bodo Weber: Gjermania duhet të marrë përsëri rolin udhëheqës në politikën e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, dhe të ndihmojë në krijimin e një politike strategjike për rajonin – diçka që BE-së i ka munguar për më shumë se dy dekada – përfshirë edhe nevojën urgjente për një kthesë ndaj Serbisë dhe një qasje më politike ndaj krizës në Bosnje.

Radio Evropa e Lirë: Si e shihni angazhimin e kësaj qeverie në kuadër të Procesit të Berlinit?

Bodo Weber: Ndryshe nga ardhja e qeverisë së mëparshme të Scholzit, kur nuk ishte e qartë nëse kancelari kishte ndër mend të vazhdonte me Procesin e Berlinit, kësaj here marrëveshja e koalicionit njofton qartësisht vazhdimin e tij. Pra, Berlini mbetet i përkushtuar ndaj këtij procesi.

Radio Evropa e Lirë: Si mund të qaset Gjermania ndaj procesit të zgjerimit të BE-së, duke pasur parasysh kontekstin politik në BE dhe zhvillimet në rajon?

Bodo Weber: Aktualisht, kjo është e paqartë – ashtu si e gjithë politika ndaj Ballkanit Perëndimor. CDU/CSU [Unioni Demokristian/Unioni Socialkristian], gjatë kohës në opozitë, ka mbështetur konceptin e anëtarësimit të shkallëzuar, që, sipas meje, është një koncept i dështuar dhe, në fakt, një mënyrë për të refuzuar anëtarësimin e plotë, duke ofruar një status të dorës së dytë. Në negociatat për koalicion, socialdemokratët arritën ta neutralizojnë këtë koncept. Megjithatë, marrëveshja përmend nevojën për reformimin e brendshëm të BE-së, për të pranuar anëtarë të rinj – një kërkesë që ekzistonte edhe më herët, por pa sukses. Problemi kryesor i politikës gjermane është se, për tre dekada, nuk ka dhënë kontribut serioz në debatin strategjik për të ardhmen e BE-së dhe, rrjedhimisht, as për të ardhmen e zgjerimit.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë roli mund të luajë Gjermania në dialogun Kosovë-Serbi, veçanërisht nën udhëheqjen e kancelarit Merz?

Bodo Weber: Qeveria e re konservatore përballet me trashëgiminë e dialogut politik që nisi kancelarja Merkel, me përkrahjen e deputetëve konservatorë. Nën Scholzin, në vend të një rivendosjeje të thellë të dialogut, pas episodit të rrezikshëm të shkëmbimit të territoreve, Qeveria gjermane ndërmori iniciativën franko-gjermane me një vullnet të pamjaftueshëm politik, dhe duke vazhduar politikën e dështuar të pajtimit ndaj regjimit të Vuçiqit. Rezultati ishte shembja e dialogut, dhe dy marrëveshje që, në fakt, nuk ekzistojnë.

Pyetja është nëse Qeveria e re gjermane do të këmbëngulë në këto marrëveshje të papërmbushura, apo do të ketë guximin të nxisë një rinisje të thellë të dialogut – për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare. Kjo do të kërkonte një kthesë strategjike të politikës së BE-së ndaj Serbisë, duke mos e trajtuar regjimin e Vuçiqit si partner vlerash. Por, kjo do të nënkuptonte edhe ndërprerjen e marrëdhënies së CDU-së me "partinë motër" SNS [Partia Progresive Serbe]. Mbetet për t’u parë nëse CDU-ja dhe Merz kanë forcën për këtë. Në të kundërt, dialogu do të thellohet edhe më shumë në krizë, dhe BE-ja do të humbasë më shumë kredibilitet si aktor demokratik, në Kosovë dhe në Serbi.

Radio Evropa e Lirë: Vitin e kaluar, Gjermania dhe Franca e kushtëzuan mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. A do ta mbajë Gjermania këtë qëndrim?

Bodo Weber: Ndryshe nga Parisi, Gjermania ka qenë më e butë në kushtëzimin për aplikimin e Kosovës për Këshillin e Evropës. Nëse Berlini do të vazhdojë me këtë politikë për Asociacionin – në mungesë të një kuadri strategjik – mbetet për t’u parë, dhe do të varet nga ajo nëse do të ketë kthesë strategjike në politikën ndaj dialogut.

Radio Evropa e Lirë: Si mund të zhvillohet mbështetja bilaterale e Gjermanisë ndaj Kosovës me këtë qeveri – sidomos për sa i përket kushteve politike apo ndihmës për zhvillim?

Bodo Weber: Pres që marrëdhëniet bilaterale të mbeten të qëndrueshme. Me suksesin e socialdemokratëve, që kundërshtuan bashkimin e ministrisë së Zhvillimit me atë të Punëve të Jashtme gjatë negociatave për koalicion, u kufizua automatikisht mundësia për të ulur fondet për ndihmën zhvillimore në përgjithësi – përfshirë edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky është një sinjal i rëndësishëm, veçanërisht në kohën kur USAID-i [Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar] është tërhequr, dhe disa vende të BE-së kanë ulur ndjeshëm ndihmën.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë qasje mund të ketë Gjermania ndaj pranisë në rritje të aktorëve të jashtëm, si Rusia, Kina apo Turqia, në Ballkanin Perëndimor?

Bodo Weber: Gjermania, si deri tani, do të mbetet e shqetësuar nga veprimet e aktorëve të dëmshëm në Ballkan. Por, mbetet për t’u parë nëse SHBA-ja, nën administratën Trump, do t’u bashkohet këtyre aktorëve që minojnë interesat e sigurisë dhe vlerave të BE-së në rajon. Vetëm përmes një politike vendimtare dhe strategjike të BE-së mund të përballohen me sukses këta aktorë – dhe për këtë nevojitet udhëheqje serioze nga Gjermania./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë