BOTA

Zbulimi i monolitit misterioz në Las Vegas, DW: A e ndërtuan alienët?

n.f Përditësimi i fundit 30 Korrik 2024, 10:56
Zbulimi i monolitit misterioz në Las Vegas, DW: A e ndërtuan
Monoliti

SHBA- Një monolit misterioz u zbulua sërish në malet pranë Las Vegasit. Pas zhurmës rreth monolitit qëndron një shpjegim shumë tokësor. Por pse gjërat e pashpjegueshme dhe misterioze na magjepsin kaq shumë? Las Vegasi konsiderohet si kryeqyteti botëror i argëtimit, si „qyteti mëkatar" atraktiv, si parajsa e kumarit me një jetë të shfrenuar nate. Ka mundësi që ky nam famëkeq t`i ketë dalë në të gjithë universin.

Nga kjo mund të shpjegohet së paku se kush e vendosi një tjetër shtyllë misterioze pranë majës së malit Gass Peak. "Monoliti misterioz” u zbulua fundjavën e kaluar 30 kilometra larg Las Vegasit në një peisazh djerrë shkëmbor”, bëri të ditur policia.

"Ne shohim shumë gjëra të çuditshme, kur njerëzit ngjiten në mal të papërgatitur për motin, pa marrë ujë sa duhet me vete... por shikojeni një herë këtë!”, shkruan policia.

Me qëllim që struktura e pasqyrës drejtkëndëshe të zbulohej shpejt, ajo qe vendosur pranë një shtegkalimi malor. Fatkeqësisht atje nuk shkon direkt makina, por sikur të shkonte, nuk do të ishte aq misterioz.

Imitime në gjithë botën

Fama e monolitit merr menjëherë zjarr në mediat sociale dhe në ato serioze. Sepse dyshohet se edhe këtë monolit e kanë vendosur alienët. Së fundmi në mars 2024 bëri bujë një monolit i ngjashëm  në një vend të shkretë në Uells. Një alpinist i zhdërvjellët postoi një foto të veten para objektit tre metra të lartë me shkëlqim. "Duket si një UFO”, tha ai për gazetën The Guardian. "Objekti nuk duket sikur ta ketë hedhur dikush atje, por sikur e ka shtypur dikush qëllimisht në tokë", analizon alpinisti.

Zbuluesi dhe gazeta bënë gjithçka siç duhet: Ata krijuan një mister për origjinën dhe përdorën fjalët më të rëndësishme: "rrënqethës" dhe "UFO", dhe njoftimi bëri menjëherë xhiron e botës.

Alienët si përgjigje – çfarë të jetë tjetër?

Është spikatëse që alienët duket se interesohen veçanërisht për zona shumë të braktisura. Sepse që në 2020, kur njerëzit kudo në tokë po luftonin me një koronavirus të vogël, zyrtarë amerikanë zbuluan monolitin e parë në Red Rock County në Utah, ndërsa numëronin delet nga një helikopter. Një sensacion! Të gjithë njoftuan për këtë strukturë të çuditshme në humbëtirë.

Shumë shpejt u zbuluan objekte të ngjashme në Kaliforni, Rumani, Britani të Madhe, Holandë, Turqi dhe në landin gjerman Hessen. Shpesh në vende ku nuk ka pothuajse asgjë!

Gjërat e pashpjegueshme, misterioze dhe të pazbuluara na magjepsin që nga zanafilla. Vendet mistike dhe gjërat që (fillimisht) s`i shpjegojmë dot, na zgjojnë kureshtjen. Psikologu amerikan W. McDoPgall tha në fillim të shekullit të 20-të, se kurioziteti është thelbi i çdo lloj motivimi. Sa më i largët, sa më i paarritshëm, aq më i madh është kurioziteti. Ishulli legjendar i Atlantidës, trekëndëshi i Bermudës që gllabëron anijet, UFO-t dhe alienët, astrologjia, fuqitë e mbinatyrshme apo rrathët gjigantë në fushat me grurë, sa më të pashpjegueshme, aq më tërheqëse.

Në kërkim të shpjegimeve

Ne njerëzit duam t`i kuptojmë dhe t`i shpjegojmë gjërat. Atë që mbetet e fshehtë për ne, atë që është "e pakuptueshme”, e quajmë "misterioze”. "është magjia e së jashtëzakonshmes", thotë Pikologu Dr. Günter Molz nga Bergische Universität në Wuppertal

"Ata që mbrojnë teza të jashtëzakonshme, ‘nuk janë normalë', në kuptimin që nuk janë të zakonshëm, nuk janë monotonë. Ata përfaqësojnë një pozicion ekskluziv, që i bën të ndjehen të mikluar në një mënyrë narcizoide”, thotë Molz për DW. Këta njerëz mund të kenë nevojë të tepruar për admirim.

Kur ka diçka misterioze, ne kërkojmë shpjegime pak a shumë të besueshme - për shembull në shkencë, në parashkencë ose pseudoshkencë, në ezoterikë, në bestytni apo në fe. Të gjitha fushat priren të pretendojnë se janë absolutët. "Shpjegimet joshkencore kanë edhe avantazhin e ekskluzivitetit. që përmendëm më lart”, thotë psikologu Molz

Vemendje në vend të alienëve

Mund të jetë që një formë jete jashtëtokësore të ketë interes të shtuar për peizazhin shkëmbor djerrë pranë Las Vegasit apo në provincën e Uellsit. Megjithatë monolitet në të kaluarën rezultuan të ishin përpjekje relativisht të të pagdhendura për të tërhequr vëmendjen.

Sepse sapo një monolit bëhet i njohur, një lumë turistësh dhe kuriozësh dyndet drejt objekteve. Dhe pas tyre tregtarët e suvenireve, bar-rostiçeritë, etj. Përgjegjës për monolitin e parë në Utah ishte artisti Matty Way. Kur zhurma mediatike arriti kulmin, ai u vetëshpall si "artisti më i famshëm". Përmes kolektivit të artistëve të tij kopjet e monolitit mund të porositen për 45.000 dollarë.

Ide e shkëlqyer biznesi, menduan katër artistë amatorë nga Kalifornia dhe ndërtuan gjithashtu monolite në shtetin me diell. Shumë të tjerë pasuan dhe kështu nisi fenomeni i monolitëve. Megjithatë monolitët në Rumani, Spanjë dhe Hessen qenë të ngjitur aq keq, saqë alienëve do t`u kishte ardhur me siguri turp prej tyre.

Nëse është zgjuar një herë kureshtja, gjë që sot është shumë më lehtë falë rrjeteve sociale, atëherë të gjithë duan të shohin vendin apo objektin ose të fitojnë para prej tij. Kush e di, edhe sa kohë mund të shihet akoma.

Këtë theksoi menjëherë edhe zbuluesi i zhdërvjellët nga Uellsi: "Nuk mund të them se për sa kohë objekti do të jetë atje, të them të drejtën", tha ai. "Me sa i njoh unë parqet tona kombëtare, atyre nuk u duket zbavitëse, kur dikush vendos thjesht diçka atje."

Ai ndoshta ka të drejtë. Pas gëzimit të shkurtër për fitimet e papritura, vjen zemërimi i banorëve vendas dhe i mbrojtësve të mjedisit, kur përjetojnë se si peizazhi i paprekur më parë ndotet dhe shkatërrohet nga dyndjet. Ne duam t'u kujtojmë të gjithë vizitorëve se përdorimi, pushtimi dhe zhvillimi i tokave publike dhe burimeve të tyre është i paligjshëm, pavarësisht se nga cili planet vini”, shprehej me shaka Enti i Menaxhimit të Tokës në twitter.

Shumë prej monolitëve u shkatërruan ose u hoqën shpejt nga autoritetet. Si masë paraprake, Departamenti i Sigurisë Publike në Utah e mbajti të fshehtë vendndodhjen e saktë të monolitit, për të mos krijiuar fluks turistësh dhe që të mos ndërtoheshin objekte të tjera në natyrën e paprekur./ DW

shba monolit las vegas aliene

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan