BOTA

Zbulohet një specie e re e rrallë në thellësitë e oqeanit

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Qershor 2026, 10:10

Zbulohet një specie e re e rrallë në thellësitë e

Në fundin e oqeanit pranë Ishujve Galapagos, një nëndetëse kërkimore e kontrolluar nga shkencëtarët hasi në një oktapod misterioz, me ngjyrë blu të ndezur si vetë oqeani, aq i vogël sa “mund të mblidhej në pëllëmbën e dorës”.

“Është i vogël! Është blu!” dëgjohet të thotë me entuziazëm një shkencëtare në momentin kur e pa për herë të parë cefalopodin e kaltër në pamjet e transmetuara nga nëndetësja.

Ekipi i studiuesve nga Charles Darwin Foundation sapo kishte zbuluar një specie të re oktapodi rreth 1,800 metra nën sipërfaqen e ujit, sipas një studimi të publikuar të hënën.

“Menjëherë e kuptova se ishte diçka vërtet e veçantë”, tha ekspertja e oktapodëve Janet Voight, e cila u ngarkua me identifikimin e species së pazakontë.

Fillimisht, kuratorja e Field Museum of Natural History në Çikago kishte vetëm fotografi të kafshës për ta studiuar. Më vonë, asaj iu dërgua me postë trupi i konservuar i oktapodit.

“Kur mbërriti, thashë: ‘Oh, Zot i madh! Është i mrekullueshëm’”, tregoi Voight për AFP.
Interesi i saj u zgjua menjëherë sepse oktapodi më i afërt i njohur me atë formë jeton pranë brigjeve të Uruguait – në një oqean tjetër, në anën tjetër të Amerikës së Jugut.

Normalisht, për të përshkruar një specie të re oktapodi, studiuesit duhet të hapin trupin e ekzemplarit për të ekzaminuar gojën, sqepin, dhëmbët dhe pjesë të tjera anatomike.

“Kishim vetëm një ekzemplar, ndaj nuk doja ta prisja,” tha Voight.
Në vend të kësaj, ekipi i muzeut përdori skanime CT për të realizuar mijëra imazhe me rreze X, të cilat më pas u kombinuan në një model tredimensional që zbuloi strukturën e brendshme të kafshës.

“Nuk ka asgjë më të veçantë sesa të kalosh një ditë duke parë diçka që asnjë njeri tjetër nuk e ka parë më parë,” tha Stephanie Smith, drejtuese e laboratorit të rrezeve X në muze.

Një kombinim i rrallë ngjyrash

Specia e re, e quajtur Microeledone galapagensis, dallohet jo vetëm për ngjyrën e saj blu, e cila konsiderohet ndër më të rrallat në natyrë.
Ky oktapod duket si anëtari më i vogël i familjes Megaleledonidae, pjesëtarët e së cilës zakonisht janë shumë më të mëdhenj dhe jetojnë në Oqeanin Jugor përreth Antarktidës.

“Krahët e tij të shkurtër me vetëm një rresht thithësesh e bëjnë të ndryshëm nga shumica e oktapodëve që njohim,” tha Voight.
Ajo shtoi se edhe krahasuar me specie të tjera me krahë të shkurtër dhe një rresht të vetëm thithësesh, ngjyrosja dhe lëkura e lëmuar në pjesën e sipërme e bëjnë këtë oktapod unik.

Ndërsa pjesa e sipërme e trupit është blu e çelët, pjesa e poshtme ka një ngjyrë “vjollcë shumë të errët”.

“Mendojmë se ky model ngjyrash e ndihmon të mbrohet. Nëse oktapodi kap një pre që lëshon dritë, ajo dritë mund të tërheqë grabitqarë që më pas mund ta hanë vetë oktapodin,” shpjegoi Voight.

“Prandaj ai mbulon prenë me membranën e tij me ngjyrë të errët, duke mbetur i fshehur dhe i sigurt.”

Thellësitë e oqeanit ende fshehin mistere

Sipas studiuesve, zbulimi i specieve të reja të oktapodëve në thellësitë e oqeanit nuk është diçka e pazakontë, veçanërisht në zona që ende nuk janë eksploruar mirë – dhe një pjesë e madhe e dyshemesë oqeanike mbetet e panjohur.

“Nëse do të bashkonit të gjithë tokën e planetit në një vend, ajo sërish nuk do ta mbulonte Oqeanin Paqësor,” theksoi Voight.
Ajo shtoi se herën e fundit kishte parë një specie të re oktapodi në vitin 2023, pranë brigjeve të Costa Rica.
Oktapodi i ri blu u vu re për herë të parë në vitin 2015 pranë Darwin Island, i emërtuar sipas Charles Darwin, vizita e të cilit në Galapagos kontribuoi në formimin e teorisë së evolucionit.

Ky është gjithashtu oktapodi i parë i ri që Voight ka udhëhequr zyrtarisht në përshkrimin shkencor gjatë karrierës së saj katërdekadëshe në studimin e evolucionit të oktapodëve.

“Këta janë oktapodë të vegjël që jetojnë në thellësitë e oqeanit dhe pothuajse askush në Tokë nuk ka pasur mundësinë t’i shohë. Ndihem me fat që kam punuar me ta,” tha ajo.

Studimi i Voight mbi këtë specie është publikuar në revistën shkencore Zootaxa.

Aktualisht njihen rreth 300 specie oktapodësh në mbarë botën, të shpërndara në të gjitha oqeanet e planetit. Në vitin 2024, një ekip shkencëtarësh njoftoi zbulimin e katër specieve të reja oktapodësh në ujërat pranë Kosta Rikës./Përktheu Piranjat News

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?