Infantino "pushton" Botërorin me avion privat! 66 orë në ajër gjatë fazës së grupeve…
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është vënë në qendër të kritikave pasi, sipas një analize të BBC Verify mb...
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është vënë në qendër të kritikave pasi, sipas një analize të BBC Verify mb...
Televizioni publik italian, RAI 3, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë situatës politike në rajonin tonë, duke v&e...
Kupa e Botës vazhdon të mbetet skena ku bashkohen brezat: nga futbollistë që sapo kanë hyrë në adoleshencë deri te vet...
Reggio Calabria, 28 qershor 2026 – Autoritetet italiane kanë njoftuar arrestimin në Spanjë të Domenico Paviglianiti, i njohur me nofk&...
Fenomeni Ronaldo vendos të flasë gjerë e gjatë. Ish ylli i futbollit brazilian që në shtator do të festojë 50 vjetorin...
Po zhvillohet në Tiranë protesta e 29-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Gjatë tubimit, fjalën e mori edhe Sin...
Protesta qytetare është shtrirë në disa qytete të vendit, përfshirë Korçën, ku qytetarë janë mbledhur...
Në nisje të marshimit nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë folën edhe një grup turistësh nga Irlanda. Ata u shpreh&e...
Kroacia arriti të fitojë me Ganën dhe të kualifikohet për në 1/16 e finaleve të Botërorit si skuadra e vendit të ...
Nga Neritan Sejamini Që të përballesh me “armikun”, duhet të njohësh armikun. Njohja e strukturës mbi të ...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mohuar raportimet se takimi i tij i fundit me Donald Trump ishte i tensionuar, duke theksuar se ka marrëdhënie “normale dhe konstruktive” me presidentin amerikan. Ai thotë se ndryshe nga shumë udhëheqës të tjerë perëndimorë, nuk ka frikë nga Trump.
Në një intervistë për gazetën britanike The Guardian, Zelensky tha se Mbreti Charles ka luajtur rol në përmirësimin e marrëdhënieve me Trump, duke e përshkruar monarkun si “shumë mbështetës” të Ukrainës.
Intervista u zhvillua në pallatin presidencial në Kiev, ndërsa gjatë bisedës dritat u fikën dy herë për shkak të sulmeve ruse në rrjetin energjetik të vendit.
“Ai nuk hodhi asgjë. Jam i sigurt për këtë”, tha Zelensky, duke mohuar pretendimet se Trump kishte hedhur poshtë hartat e fushëbetejave që ai i kishte paraqitur. “Marrëdhënia jonë është profesionale dhe konstruktive.”
“E gjithë bota ka frikë nga Trump, por jo unë”
Sipas Financial Times, Trump thuhet se Trump i kishte bërë presion udhëheqësit ukrainas që të pranonte kushtet maksimaliste të Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës, por Zelensky tha se takimi me ipresidentin amerikan shkoi ndryshe nga sa raportohej.
“E gjithë bota ka frikë nga Trump. Kjo është e vërteta,” u shpreh Zelensky. “Por unë? Jo. Ne nuk jemi armiq me Amerikën. Ne jemi miq. Pse duhet të kemi frikë?”
Ai shtoi se respekton zgjedhjen e popullit amerikan:
“Trump u zgjodh nga populli i tij, ashtu si unë nga populli im. Duhet ta respektojmë këtë.”
Kushtet për paqe dhe kërkesa për sisteme Patriot
Zelensky tha se delegacioni ukrainas që vizitoi SHBA-në i kishte vendosur Trumpit dhe ekipit të tij tre kushte për t’u ulur në bisedime, duke kërkuar armë dhe masa ekonomike që do të “dobësonin” Moskën.
Ai kërkoi gjithashtu 27 sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot, ndërsa i bëri thirrje vendeve evropiane të huazojnë sistemet ekzistuese.
“Ndihma nga partnerët tanë nuk është e mjaftueshme. Do të jetë e mjaftueshme vetëm kur lufta të përfundojë dhe Putini të kuptojë se duhet të ndalet,” tha presidenti ukrainas.
“Putini mund të hapë një luftë tjetër”
Zelensky paralajmëroi se Rusia mund të nisë një front të ri kundër ndonjë vendi tjetër evropian përpara përfundimit të luftës në Ukrainë.
“Mund ta bëjë. Duhet të harrojmë skepticizmin evropian. Ai mund të luftojë në dy fronte njëkohësisht,” theksoi ai.
Sipas tij, Rusia po zhvillon një “luftë hibride kundër Evropës”, ndërsa aktiviteti me dronë mbi Poloni, Danimarkë, Gjermani e Belgjikë është pjesë e kësaj strategjie.
“Putini është në një ngërç. Dështimet e tij në front mund ta çojnë të kërkojë territore të tjera,” tha Zelensky.
“E dua Ukrainën – kjo më mban gjallë”
I pyetur si e përballon luftën pas katër vitesh pushtimi rus, presidenti ukrainas tha:
“Unë duroj sepse e dua Ukrainën. Nuk ka arsye tjetër. Njerëzit tanë janë të lidhur nga diçka më e madhe se logjika. Dua të jem këtu, me ta.”
Drejtori i Përgjithshëm i BBC-së, Tim Davey, ka dhënë dorëheqjen pas kritikave se një dokumentar i BBC i ka mashtruar shikues...
Në një postim në mediat sociale, policia tha se “në orën 19:31 të mbrëmjes, në linjën 158, u mor një r...
Kryetari aktual i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shpallur fitoren në këtë komunë pas përfundimit të procesit të votimit dhe pu...
Imazhet e Donald Trump me sytë e mbyllur në Zyrën Ovale këtë javë janë përhapur gjerësisht në rrjetet social...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i ka lëshuar një paralajmërim të ashpër presidentit rus, Vladimir Putin, duk...
Greqia do të përfshihet nga një mot i keq, i cili do të përfshijë rreshje të denduara shiu dhe stuhi, veçanëris...
Një valë e fortë të ftohti ka goditur Shtetet e Bashkuara duke i sjellë temperaturat afër niveleve më të ulë...
Tre persona kanë vdekur pasi u përpinë nga deti pranë brigjeve të Tenerife-s për shkak të motit të keq, thanë zyrta...
Pesë persona, përfshirë katër drejtues të lartë të prodhuesit rus të pajisjeve ushtarake Kizlyar Electromechanical Plant...
Një moment dramatik u regjistrua gjatë Sprint-it të Çmimit të Madh të Sao Paulos, ku piloti debutues brazilian, Gabriel Bortolet...