Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, thotë se pret që t’i sigurojë miliarda euro nga vendet aleate për mbrojtjen e Ukrainës dhe për rindërtimin e vendit të vet pas luftës. Ai i bëri këto komente më 11 qershor në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Berlin.
Gjermania është nikoqire e konferencës dyditore për planifikimin e rindërtimit të Ukrainës pas përfundimit të luftës së nxitur nga pushtuesi rus, si pasojë e të cilës pjesë të Ukrainës janë rrënuar. Në këtë konferencë po marrin pjesë 2.000 njerëz nga politika, biznesi dhe fushat e tjera.
“Ne do të largohemi nga kjo konferencë me marrëveshje për miliarda euro për mbrojtjen tonë, në lidhje me prodhimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake në Ukrainë, si dhe për energjinë tonë, për riparimin dhe ndërtimin e një sistemi të ri dhe më modern energjetik”, tha Zelensky në konferencën dyditore që nisi më 11 qershor në kryeqytetin gjerman.
Zelensky i theksoi sulmet ruse në objektet energjetike të Ukrainës, duke shtuar se prej dimrit të kaluar është shkatërruar gjysma e kapacitetit të vendit për prodhimin e energjisë elektrike.
“Si pasojë e sulmeve ruse me dronë dhe raketa, 9 gigavat të kapacitetit është shkatërruar tashmë. Konsumi më i lartë i rrymës dimrin e kaluar ishte 18 gigavat. Pra, gjysma e tij nuk ekziston më”, tha Zelensky.
Sulmet e vazhdueshme ruse ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës e kanë detyruar Kievin të vendosë reduktime të rrymës në gjithë vendin. Zelensky u bëri thirrje aleatëve të Kievit ta furnizojnë Ukrainën me më shumë kundërajrorë, duke thënë se kjo është “përgjigja” për ndaljen e përparimit të Rusisë në luftë dhe për sigurimin e paqes afatgjate.
“Përparësia më e madhe strategjike e Rusisë ndaj Ukrainës është superioriteti në qiell. Është terrori raketor dhe i bombave që u ndihmon trupave ruse të çajnë përpara në fushëbetejë”, theksoi Zelensky, duke shtuar “mbrojtja ajrore është zgjidhja”.
Në një komunikatë të lëshuar para konferencës, ministrja e Ministrisë gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, tha se “edhe gjatë në kohën e tashme të luftës, Ukraina ka nevojë të ndërtojë vazhdimisht shtëpi, tubacione uji, spitale dhe rrjet energjetik”.
Gjermania është furnizuesja e dytë më e madhe e Kievit pas Shteteve të Bashkuara me pajisje ushtarake.
Konferenca e Berlinit po mbahet para takimit të G7-ës në Itali më 13-14 qershor, ku Ukraina do të jetë njëra ndër temat kryesore, ku këto vende do të bisedojnë për mënyrën se si t’i përdorin përfitimet nga asetet e ngrira ruse në Perëndim, për ta ndihmuar Kievin financiarisht.
Pas atij takimi, më shume se 90 vende dhe organizata do të përfaqësohen në një samit të paqes në Zvicër në fundjavë, edhe pse Rusia nuk u ftua dhe Kina nuk do të marrë pjesë.
Gjatë një takimi në Letoni më 11 qershor, liderët e krahut lindor të NATO-s thanë se do të “mbajnë qëndrim më të koordinuar” për Ukrainën, kur bëhet fjalë për mbështetjen e saj. Ndërkohë, forcat ruse i vazhduan sulmet në Ukrainë më 11 qershor. Autoritetet ukrainase thanë se së paku pesë persona u plagosën nga shpërthimet në qytetin Konstantinivka në rajonin lindor të Ukrainës, Donjeck.
Marre nga REL
Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ngriu për disa sekonda gjatë festimit të "Juneteenth" në Shtëpinë e B...
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, i cili po qëndron në Lindje të Mesme për të siguruar mbështetje për nj&e...
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 48-vjeçar është shfaqur gjatë mesnatës në polic...
Emmanuel Macron FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, pavarësisht rezultatit t&...
pamje nga vendngjarja AFRIK- Zëvendëspresidenti i Malavi dhe nëntë të tjerë kanë vdekur në një aksident aeropl...
Foto ilustruese KINË- Katër edukatorë amerikanë nga një universitet i vogël i Ajovës janë plagosur në një...
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen. DANIMARKA- Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, tha të martën se ende ësh...
Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konakoviç BOSNJE-HERCEGOVINA- Ministri i Punëve të Jashtme i...
Kate Middleton MBRETËRI E BASHKUAR- Edhe pse Princesha e Uellsit, Kate Middleton vazhdon të përmbahet nga daljet publike nj&e...
Foto ilustruese GJERMANIA- Kërcënimi nga sulmet terroriste islamike në Gjermani është dukshëm më i lartë se në...