Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të nisë një turne në kryeqytetet e aleateve evropiane, teksa synon të sigurojë më shumë mbështetje financiare dhe ushtarake për Ukrainën. Ndërkohë, vendi i tij vazhdon të përballet me sulme ditore prej Rusisë dhe me një ofensivë ruse në lindje, që po shënon përparim.
Zelensky do të nisë udhëtimin të enjten në Londër, ku do të takohet me kryeministrin britanik, Keir Starmer dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Këto takime do të zhvillohen një ditë pasi samiti i mbështetësve të Ukrainës në bazën Ramstein, është anuluar pak para se të niste.
Zyra për media e Zelenskyt ka thënë se ai do t’i nisë negociatat “me partnerët kyçë, nga të cilët varet forca jonë”. Një zëdhënës i Starmerit u ka thënë gazetarëve se kryeministri do të “ritheksojë mbështetjen e palëkundur për Ukrainën, teksa përballet me agresionin rus”.
Lideri ukrainas pritet të zhvillojë takime edhe në Paris, me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, më pas do të udhëtojë në Romë, për t’u takuar me kryeministren italiane, Geogria Meloni, me Papa Françeskun në Vatikan, dhe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Berlin.
Zelensky i ka sytë edhe te Shtetet e Bashkuara, prej ku synon të fitojë sa më shumë përkrahje, para zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen në nëntor. SHBA-ja është mbështetësja kryesore e Ukrainës dhe kontribuuesja më e madhe, ndonëse një fitore e kandidatit republikan, Donald Trump, mund të ndryshojë situatën në Uashington.
Më 9 tetor, Zelensky ka marrë pjesë në një samit me liderë të Ballkanit në Kroaci, në të cilin ka folur për rëndësinë e unitetit evropian për një paqe të qëndrueshme.
“Askujt në Evropë nuk duhet rikujtuar sa e rëndësishme është paqja, sidomos këtu në Ballkan. Ajo që ndodh këtu në Ballkan, dhe çfarë ndodh në Ukrainë, në një mënyrë e përcakton stabilitetin e gjithë Evropës”, ka thënë Zelensky.
Pjesëmarrësit e samitit e kanë miratuar një deklaratë që dënon luftën e Rusisë në Ukrainë, mbështesin përpjekjet e Zelenskyt për paqe, anëtarësimin e Ukrainës në NATO, dhe rindërtimin e shtetit pas luftës.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
Foto ilustruese SHBA- Më shumë se 370 milionë vajza dhe gra të reja nën moshën 18-vjeçare, janë dhunuar apo jan&e...
Stadiumi SHBA- Uragani Milton mbërrit në zonën e gjirit Tampa të mërkurën mbrëma duke shqyer çatin...
foto ilustruese SHBA- I konsideruar më i fuqishmi i shekullit, uragani Milton ka goditur Floridan. Erërat e forta me shpejtësi mbi 200 km/h ...
Sulm IRAN- Sulmi i tretë nga luftëtarët izraelitë është regjistruar në bazat paraushtarake iraniane n&eum...
Dhenderi SHBA- Një foto e shpërndarë në LinkedIn nga themeluesi i një start-up me bazë në SHBA ësht...
SHBA- Pamje të frikshme janë publikuar në rrjete sociale nga qytetarët e SHBA-së, ku vendi është "pushtuar" nga tornadot e ...
FLORIDA- Një burrë në SHBA i njohur me pseudonimin “Togeri Dan” ka vendosur të mos evakuohet teksa uragani Millton po afr...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden zhvilloi të mërkurën një bisedë telefonike me Kryeministrin izraelit Benjamin...
SHBA- Uragani Milton është stuhia e tretë me shpejtësinë më të madhe regjistruar në oqeanin Atlantik që po i drej...
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden u ka bërë thirrje të gjithë banorëve që të ndjekin të gjitha udhëzimet e sigu...