Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë të hënën se ai nuk i beson presidentit rus Vladimir Putin, pas raportimeve se Bashkimi Evropian po mendon të organizojë bisedime për paqe me Rusinë.
Bloomberg raportoi më 27 maj se blloku evropian është duke punuar për organizimin e një takimi në Arabinë Saudite në fund të këtij viti, ku do të merrte pjesë edhe Rusia.
Ai takim do të mbahej pas samitit të Ukrainës për paqe më 15-16 qershor në Zvicër, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues nga dhjetëra vende, por jo edhe nga Rusia.
“Putinit nuk i zihet besë”, tha Zelensky gjatë një konference për shtyp në Spanjë, ku ai e nënshkroi një marrëveshje dypalëshe për sigurinë me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, në vlerë 1 miliard euro më 27 maj.
Presidenti ukrainas tha se vendi i tij kishte mbajtur rreth 200 runde bisedimesh me Kremlinin, shumica e të cilave ishin mbajtur shumë kohë para se Rusia ta fillonte pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022.
“Nuk kishte rezultate; territoret e uzurpuara, mbetën të uzurpuara”, tha Zelensky.
Ai tha se 90 vende janë pajtuar për të marrë pjesë në samitin për paqe në qytetin Lucern në Zvicër muajin e ardhshëm.
Të dielën, Zelensky përmes një video-mesazhi u bëri thirrje liderëve botërorë, në veçanti presidentit amerikan Joe Biden, të “tregojnë lidership në avancimin e paqes” dhe të marrin pjesë në takim.
Por Bloomberg raportoi se Biden do ta shmangë këtë samit për të marrë pjesë në një ngjarje për fushatën e vet presidenciale.
Rusia nuk është ftuar në samitin e organizuar nga Ukraina. Zelensky ka thënë se pjesëmarrja e Rusisë do ta rrezikonte prishjen e samitit.
Moska e ka hedhur poshtë rëndësinë e këtij samiti në Zvicër. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kishte thënë në prill se bisedimet për paqe pa Rusinë “nuk kanë kuptim”.
Ngjashëm, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se vendimet në lidhje me luftën në Ukrainë që “shpërfillin qëndrimin e Rusisë” janë “jashtë çdo realiteti”./REL
Zbulimi AUSTRI- Qindra eshtra mamuthësh janë zbuluar në një bodrum vere në Austri. Mbetjet mendohet të jenë midis 30,000...
Foto ilustruese KORE- Koreja e Veriut ka thënë të hënën se kanë dështuar përpjekjet e saj për ta dërguar ...
FRANCË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë të Francës ku një nxenëse ka goditur me thikë...
Kadri Veseli HAGË- Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas shumë kohësh ka folur pas nisjes së gjykimit n&...
Armët e sekuestruara KOSOVË- “Është depoja e pestë që ne e kemi gjetur brenda vitit”, tha ministri i Punëve ...
Bislimi KOSOVË- Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislim ka reaguar pasi sot u miratua avancimi i statusit të Kos...
Richard Grenell SHBA- Dëshira e Richard Grenell për të qenë sekretar i shtetit në një administratë të dytë Tru...
Kyriakos Mitsotakis GREQI - Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një intervistë të dhënë në podkastin britanik &ldqu...
Foto ilustruese MAQEDONI E VERIUT- VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i katër partive politike shqiptare, VLEN, thonë se kanë përfunduar bise...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Rusia shkeli ligjin ndërkombëtar duke sulmuar Ukrainën dhe se Kievi k...