BOTA

Zgjedhjet e pjesshme lokale në Francë regjistrojnë tre viktima në qendrat e votimit

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Mars 2026, 17:36
Zgjedhjet e pjesshme lokale në Francë regjistrojnë tre viktima

Tre vdekje u regjistruan të dielën gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve komunale në Francë, në qendrat e votimit në qytetet Saint-Étienne, Carcassonne dhe Annecy.

Në Saint-Étienne, një anëtar i një koalicioni që garonte nën siglën e Frontit Nacional, i udhëhequr nga kandidati Corentin Jusserand, u rrëzua nga një atak në zemër, ndërsa vepronte si përfaqësues në një qendër votimi. Pavarësisht përpjekjeve të shpëtimtarëve për rreth një orë, burri, mbi 80 vjeç, nuk mundi të ringjallej.

Sipas kryetarit të bashkisë së qytetit, Jean-Pierre Bergé, i cili shkoi në vendngjarje, qendra e votimit mbeti e mbyllur për rreth tre orë dhe më pas u rihap, në mënyrë që votimi të vazhdonte normalisht.

Dy vdekje të tjera u regjistruan në qendrat e votimit në të njëjtën ditë. Në Carcassonne, një grua 82-vjeçare u ndje keq pak para se të hynte në qendrën e votimit, rreth orës 11:30 të mëngjesit. Shërbimet e emergjencës u njoftuan menjëherë dhe shkuan në vendngjarje. Ata u përpoqën ta rikthenin në jetë, por gruaja ndërroi jetë në ambulancë. Qendra e votimit nuk u mbyll, megjithëse prania e ekipeve të shpëtimit ndikoi përkohësisht në pjesëmarrjen e votuesve.

Sipas Le Parisien, pak më herët, rreth orës 9:30 të mëngjesit, një burrë 81-vjeçar pësoi një goditje në tru në një qendër votimi në Annecy. Burri sapo kishte votuar kur u ndje keq dhe u rrëzua. Ekipet e shpëtimit mbërritën shpejt në vendngjarje, por nuk mundën ta ringjallnin. Qendrat e votimit 34, 35 dhe 36 mbetën të mbyllura për më shumë se një orë dhe u rihapën rreth orës 10:40. /PiranjatNews/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues