Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

ANGLI- Zgjedhjet e përgjithshme në Britani do të mbahen më 4 korrik ndërsa sondazhet sugjerojnë se gjasat janë të mëdha që Partia Laburiste e Keir Starmerit do të fitojë bindshëm ndaj konservatorëve. Megjithatë, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgewell, nëse opozita fiton, politikat britanike ndaj çështjeve madhore globale si agresioni rus në Ukrainë, apo lufta në Lindjen e Mesme, nuk pritet të ndryshojnë shumë.
Qyteti Dartford, në lindje të Londrës, është një zonë zgjedhore ku që nga viti 1967, partia që ka fituar aty, ka dalë fituese në tërë vendin. Rezultati në këtë zonë zgjedhore shihet si një tregues i kahut nga do të ecë Britania.
14 vjet pas qeverisjes së konservatorëve, në mes të votuesve vihen re pakënaqësi. Por, mungon entuziazmi edhe për alternativat.
“Nuk është vetëm populli i Anglisë që vendos se çfarë do të ndodhë në vend”, thotë për Zërin e Amerikës Yasmine Nicholls.
“Unë nuk i besoj asnjërit prej kandidatëve. Aq më tepër kur ish-kryeministri ynë Boris Johnson gënjeu”, thotë z. Hilmi.
Boris Johnson dha dorëheqje pas një sërë skandalesh, duke përfshirë shkeljen e rregullave gjatë pandemisë së COVID-it. Ai është një nga pesë kryeministrat konservatorë gjatë tetë viteve të fundit, që janë karakterizuar nga ndryshime të shpeshta të udhëheqësve konservatorë.
Analistët thonë se kryeministri i tanishëm Rishi Sunak e ka patur të vështirë t’i kapërcejë problemet e paraardhësve të tij.
“Çështja kryesore është kostoja e jetesës, por gjithashtu edhe skandalet e shumta”, thotë për Zërin e Amerikës Ursula Hacket, analiste politike nga Universiteti i Londrës.
Partia Laburiste e opozitës, nën udhëheqjen e Keir Starmerit, është rreth 20 për qind përpara konservatorëve sipas shumicës së sondazheve. Por nëse fiton, zoti Starmer do të trashëgonte një ekonomi të dobët.
“Një nga pyetjet kryesore me të cilat do të përballet një qeveri e re e zotit Starmer do të jetë, nga do t’i gjejë fondet për të përmirësuar shërbimet e shkatërruara tona publike ?”, thotë për Zërin e Amerikës analisti Anand Menon nga universiteti ‘King's College’ në Londër.
Sipas tij, nëse do të fitonte Partia Laburiste e zotit Starmer, Britania nuk do t’i ndryshonte politikat e saj ndërsa vazhdojnë luftërat në Ukrainë, në Lindjen e Mesme dhe në kushtet e pasigurisë politike globale.
“Për dy krizat e mëdha, Gazën dhe Ukrainën, ka shumë pak, për të mos thënë aspak, dallime ndërmjet qëndrimeve të dy partive të mëdha. Nuk mendoj se do të ketë shumë ndryshime”, thotë Menon.
Partitë më të vogla mund të luajnë një rol të madh për të përcaktuar fituesin. Liberal Demokratët e qendrës së majtë, ka mundësi t’i nxjerrin konservatorët në vendin e tretë.
Partia kundër imigracionit, Reforma mund të marrë gjithashtu votues konservatorë me prirje të djathta.
Udhëheqësi i partisë Reforma Nigel Farage është kritikuar gjerësisht nga partitë e tjera pasi tha se Perëndimi e provokoi Rusinë për të sulmuar Ukrainën./VOA
Foto ilustruese RUSI- Së paku tre persona u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën nga një sulm i ushtrisë ruse me dronë ...
Foto ilustruese KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka publikuar detajet rreth tenderit për ndërtimin e kapaciteteve të energjisë s&eum...
aleksandar vucic SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç gjatë një takimi me Shtabin e Përgjithshëm të...
Petkovic SERBI- Kryenegociatori i Serbisë në bisedimet me Kosovën, Petar Petkoviç, tha se “Prishtina po e vret” dialogun ...
Foto ilustruese INDONEZI- Një grua u gjet e vdekur në barkun e një pitoni në Indonezi. Lajmin e njoftoi sot policia në provin...
Foto ilustruese SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të takohen në Uas...
Foto ilustruese BRUKSEL- I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se me palët diskutoi një s...
Le Pen FRANCË- Partitë opozitare në Francë bënë disa marrëveshje të nxituara, në përpjekje për ta bl...
Biden SHBA- Në një tubim të fushatës së tij në Virxhinia Joe Biden mbrëmë dha një shpjegim të ri p&e...
Foto ilustruese UKRAINË- Vendet anëtare të NATO-s vendosën të dërgojnë një të dërguar special në Kie...