Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
BRUKSEL- I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se me palët diskutoi një sërë çështjesh dhe u pajtuan për një numër të hapave të ardhshëm. Pa ndonjë rezultat konkret, pas bisedave rreth shtatë orëshe, përfunduan takimet të martën vonë ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogunKosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ky i fundit fillimisht priti kryenegociatorët ndarazi dhe më pas në një takim trepalësh në përpjekje për të gjetur zgjidhje rreth zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve.
"Për rreth shtatë orë diskutuam një sërë çështjesh dhe u pajtuam për një numër të hapave të ardhshëm”, shkroi shkurt Lajçak në platformën X.
Bislimi: Serbia insiston vetëm në Asociacionin
Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi, tha pas takimit se "Serbia ishte e interesuar të bisedojë vetëm për zbatimin e një pjese të marrëveshjes, themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.
"Për pjesët tjera ka thënë se mund të diskutojmë pasi të hidhen hapa për zbatimin e kësaj pike. Ndërkaq ne kemi pasur propozime konkrete për secilën pikë dhe kemi theksuar që është shumë e rëndësishme që marrëveshja të pranohet në plotni, ndërsa plani i sekuencimit të jetë gjithëpërfshirës”, tha Besnik Bislimi. Sipas tij, në këtë muaj, me 18 korrik, Kosova dhe Serbia pritet të dërgojnë komentet e tyre lidhur me planin e zbatimit të marrëveshjes. Në bazë të këtyre komenteve pastaj ndërmjetësit evropian do të nxjerrin një propozim të ri për zbatim.
Nga ana tjetër, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç tha se ai ka këmbëngulur për Asociacionin sepse, sipas tij, është çështja më e rëndësishme për mbijetesën e serbëve dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.
Petroviç: Asociacioni çështja më e rëndësishme
"Çështja më e rëndësishme është Asociacioni. Kemi biseduar për mënyrën dhe udhërrëfyesin se si të vazhdojmë rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve përmes hapave konkretë. Prandaj është e nevojshme që Prishtina ta pranojë projekt-statutin e hartuar nga BE-ja. Beogradi është i gatshëm të diskutojë për atë statut”, tha Petkoviç.
Marrëveshja për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë u arrit në fillim të vitit 2023, por nuk u zbatua. Mes tjerash, në marrëveshje i kërkohet Kosovës t'i ofrojë një nivel vetëmenaxhimi komunitetit serb, ndërsa Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Për nisjen e zbatimit të saj, javën e shkuar në Bruksel u thirrën edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Nuk ndodhi takimi i shumëpritur ndërmjet tyre, por dy liderët takuan ndaras shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrel dhe ndërmjetësin e dialogut Mirosllav Lajçak. Këta të fundit thanë se "Kosova nuk ishte e gatshme për takim trepalësh”. Kryeministri Albin Kurti, ka paraqitur tre kushte për angazhimin e mëtejshëm në procesin e dialogut dhe në një proces më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve.
Kushtet e Kurtit që të takojë presidentin serb ishin; formalizimi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët respektivë të shteteve; tërheqja e letrës zyrtare e dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, më 13 dhjetor 2023. Dhe e treta, dorëzimi i Millan Radoiçiçit dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës, tha Borrell. Sipas tij, "Serbia nuk ishte e gatshme që plotësisht të pranojë kushtet e vendosura nga Kurti”./ DW
Le Pen FRANCË- Partitë opozitare në Francë bënë disa marrëveshje të nxituara, në përpjekje për ta bl...
Biden SHBA- Në një tubim të fushatës së tij në Virxhinia Joe Biden mbrëmë dha një shpjegim të ri p&e...
Foto ilustruese UKRAINË- Vendet anëtare të NATO-s vendosën të dërgojnë një të dërguar special në Kie...
pamje nga incidenti INDI- Të mbijetuarit e kaosit që vrau më shumë se 120 njerëz në Indinë veriore, më v...
Biden SHBA- Një në tre demokratë mendon se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, duhet t’i japë fund garës s&e...
Votim IRAN- Më shumë se 60 për qind e elektoratit të Iranit nuk votoi në zgjedhjet presidenciale të 28 qershorit, pavarë...
Sekustrimet BRAZIL- Policia braziliane njoftoi të martën se kishte çmontuar një bandë që pastronte rret...
Foto ilustruese AUSTRALI- Një operacion është duke u zhvilluar për të gjetur një djalë 12-vjeçar të zhdukur ...
lloyd dogget UASHINGTON – Një ligjvënës demokrat u bë i pari që bëri thirrje publike për presidentin Joe Biden q&e...
BRITANI- Një gjykatë britanike e ka shpallur fajtore infermieren, Lucy Letby për vrasjen e shtatë foshnjave. Bëhet me dije se ajo i v...