Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
IRAN- Autoritetet zgjedhore në Iran bënë të ditur se ligjvënësi reformist, Masud Pezeshkian, dhe kandidati i linjës së ashpër, Jalili, do të përballen në rundin e balotazhit për zgjedhjet presidenciale, që do të mbahet më 5 korrik.
Më herët gjatë 29 qershorit, rezultatet paraprake treguan se ligjvënësi reformist Masud Pezeshkian kishte një epërsi të ngushtë, por në rritje ndaj tre kandidatëve të tjerë, teksa iranianët po presin rezultatet finale që kanë pak të ngjarë të rezultojnë në ndryshime të mëdha politike.
Në rezultatet e publikuara nga komisioni zgjedhor mëngjesin e 29 qershorit, Pezeshkian ka fituar 43.5 për qind të votave, duke kaluar ish-negociatorin e bisedimeve bërthamore Saeed Jalili, i cili ka fituar 37.7 për qind të votave. Ish-kryeparlamentari iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, ka fituar 14 për qind të votave.
Kandidati i katërt, Mostafa Purmohammadi, ka ngecur shumë prapa. Nëse asnjëri prej kandidatëve nuk fiton shumicën, atëherë dy kandidatët më të votuar do të përballen në rundin e balotazhit më 5 korrik. Të katër kandidatët u verifikuan dhe u miratuan nga Këshilli i Gardës, një mbikëqyrës kushtetues, anëtarët e të cilit janë drejtpërdrejt apo tërthorazi të emëruar nga udhëheqësi suprem, ajatollah Ali Khamenei.
Rezultati i zgjedhjeve ka pak të ngjarë të rezultojë në ndryshime të mëdha politike, por mund të ketë ndikim se kush do ta pasojë Khamenein, i cili ka qenë lider suprem i vendit që nga viti 1989. Qalibaf është ish-komandant i krahut ajror të Gardës Revolucionare Islamike dhe për një kohë të gjatë ka shërbyer si kryetar i Teheranit. Ai në 20 vjetët e fundit ka garuar katër herë për president.
Gjatë karrierës së tij, ai është përballur me akuza për korrupsion, por as këto skandale nuk kanë prishur raportet e tij me Khamenein. Pezeshkian është anëtar i Parlamentit që nga viti 2008 dhe ka shërbyer si nënkryetar i këtij institucioni nga viti 2016 deri më 2020, kur reformistët dhe të moderuarit kishin shumicën në Parlament.
Ai ka vënë në pikëpyetje metodat që përdor Irani për të detyruar mbajtjen e hixhabit nga gratë dhe vajzat dhe është shprehur në favor të negociatave të Perëndimit. Por, në zgjidhet, ai duhet të ndjekë politikat e Khameneit. Dalja në zgjedhje ishte pak më e lartë sesa e zgjedhjeve paraprake presidenciale të vitit 2021, kur dalja në votime ishte shumë e ulët.
Disidentët brenda dhe jashtë Iranit kanë bërë thirrje për bojkot, duke argumentuar se votimet nuk do të sjellin ndryshime. Lideri suprem i Iranit ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet shtetërore dhe presidenti nuk ka shumë pushtet sa i përket çështjeve kyçe.
Zgjedhjet presidenciale në Iran u mbajtën pas vdekjes së presidentit paraprak Ebrahim Raisi, gjatë rrëzimit të helikopterit me të cilin ai po udhëtonte më 19 maj. Shumë iranianë i janë referuar atij si “Kasapi i Teheranit”, për shkak të rolit të pretenduar të Raisit në ekzekutimin masiv të të burgosurve politikë më 1988, kur ishte zëvendësprokuror në Teheran./ REL
Foto ilustruese SPANJË- Një kërkim masiv do të zhvillohet sot për adoleshentin e zhdukur, Jay Slater në Tenerife. Ndërko...
Foto ilustruese KOSOVË- Një granatë dore dyshohet se ka shpërthyer në Zubin Potok, ku si pasojë janë shkaktuar dëme...
Foto ilustruese RUSI- Firmat ruse dërguan dhjetëra mijëra tonë grurë nga pjesët e okupuara të Ukrainës drejt an&eum...
Hekuran Murati KOSOVË- Ministri i Financave në Kosovë, Hekuran Murati, ka njoftuar se nga 1 korriku fillon subvencionimi i policës ...
Albin Kurti KOSOVË-Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje mbledhjen e rregullt, ku ka marrë disa vendime. Në mesin e vendimeve të kë...
KOSOVË-Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar dje një takim me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot. ...
IZRAEL- Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka njoftuar se forcat e Netanyahut kanë përfunduar një seri sulmesh ndaj obj...
Foto BELGJIKË- Misteri i "Vrasësve të Çmendur" të Belgjikës mbetet i pazgjidhur pasi policia mbyll dosjen. Hetimi që z...
IZRAEL-Sipas një sondazhi dy të tretat e publikut izraelit favorizojnë largimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu nga politika dhe të...
Foto ilustruese PANAMA- Një gjykatë panameze liroi të premten 28 persona të akuzuar për pastrim parash, një rast i lidhur me ...