Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

KOSOVË- Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë votuar kundër rekomandimit të Sekretariatit të këtij institucioni për të hapur të gjitha kutitë me vota të dërguara përmes postës, me qëllim që të rivlerësohen votat e shpallura të pavlefshme.
Sekretariati tha se e bëri këtë rekomandim bazuar në vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me 21 fletëvotime me postë, të cilat ishin shpallur të pavlefshme. Paneli e urdhëroi KQZ-në që t’i përfshinte ato në rezultatin zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Por, në mbledhjen e mbajtur më 6 mars, përfaqësuesit nga partitë opozitare refuzuan që të merrnin pjesë në votim, duke bërë që rekomandimi të mos kalojë. Sekretariati i KQZ-së rekomandoi që të hapeshin për rinumërim 177 kutive të votimit për vlerësim të votave të pavlefshme, teksa në këto përfshiheshin 1.631 fletëvotime të shpallura të pavlefshme. Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje e cilësoi “akt të turpshëm” votimin në KQZ, duke thënë se një gjë e tillë mund të përbëjë vepër penale.
“Nuk ka akt më të rëndë sesa të jesh në duart e një anëtari të KQZ-së që të refuzojë një votim të vlefshëm. Kur e shikon këtë thellë, thellë, kjo është edhe vepër penale përveç se akt i turpshëm”, tha ai.
Gjatë debatit që i parapriu votimit, nga Partia Demokratike e Kosovës argumentuan se hapja e kutive të votimit do të prolongonte e shpalljes së rezultateve. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, sqaroi se refuzimi i këtij rekomandimi nuk do të thotë se nuk do të respektohet vendimi i PZAP-it për votat e pavlefshme.
“Vendimi i PZAP-it ka të bëjë me 21 fletëvotime që i ka shpallur të vlefshme. Rekomandimi i Sekretariatit i stafit të PZAP-it ka ardhur t’i shikojë ato fletëvotime dhe ka hasur në shumë fletëvotime të njëjta dhe si pasojë e atij procesi, Sekretariati ka ardhur me një rekomandim që edhe ato fletëvotime të shpallen të vlefshme me qenë se gabimisht janë shpallur të pavlefshme. Dhe këtë mbledhje e kemi bërë lidhur me këtë rekomandim. Rekomandimi nuk kaloi, vendimi i PZAP-ës për 21 fletëvotime është i zbatueshëm dhe ajo është çështje tjetër”, tha Radoniqi.
Në vendimin e 3 marsit, PZAP-ja tha se ka miratuar ankesën e LVV-së për disa vota të shpallura të pavlefshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. PZAP-ja tha se këto vota ishin shpallur të pavlefshme për shkak të një gabimi teknik në shtypjen apo printimin e fletëvotimeve.
“Në fletëvotimet përkatëse, gjatë këtij procesi të printimit vërehet se fletëvotimet nuk janë printuar si të plota, ndonëse vërehet qartë qëllimi i votuesit”, u tha në vendimin e PZAP-it.
Në Kosovë, më 5 mars ka përfunduar numërimi i votave nga brenda dhe jashtë Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Sa i përket votave me postë, KQZ-ja kishte miratuar më shumë se 63.000 pako me fletëvotime. Për këto zgjedhje, diapora për herë të parë ka pasur mundësi po ashtu që të votojë fizikisht në ambasada dhe konsullata të Kosovës në disa shtete të botës.
Tani, partitë politike dhe kandidatët kanë afat prej 48 orësh që të parashtrojnë ankesa eventuale në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nëse nuk janë të kënaqur me vendimet e Panelit, mund t’i dërgojnë të njëjtat në Gjykatën Supreme.
Pasi të ketë përfunduar procesi i ankimimit, KQZ-ja mund të certifikojë rezultatin zgjedhor dhe të hapet rruga për formimin e institucioneve të reja. Sipas rezultateve preliminare, LVV-ja në pushtet ka dalë e para në zgjedhje, pasuar nga PDK-ja, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës./REL
SHBA- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po zhvillojnë sot një takim të nivelit të lartë në Bruksel të përqend...
KANADA- Kanadaja po i përgjigjet tarifave të Trump duke hequr uiskinë e Jack Daniel nga raftet e marketeve si dhe të gjithë...
SERBI- "Yjet dhe heronjtë e mediave shiptare". Kështu i quajti disa herë deputetët e opozitës kryetarja e Kuvendit të Serbis&eum...
GJERMANI- Krerët e qeverive dhe shteteve të BE takohen në një samit krize për Ukrainën. Kancelari gjerman, Scholz edhe njëh...
SUEDI- Ministrja e Jashtme Maria Malmer Stenergard ka njoftuar se anëtarja më e re e NATO-s, Suedia, po planifikon të kontribuojë der...
RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, tha sot se Rusia pret që Shtetet e Bashkuara të ca...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump mund të vendosë këtë javë për të ndërmarrë hapat e parë pë...
TURQIA- Turqia mund të kontribuojë në një mision të mundshëm paqeruajtës në Ukrainë. Një zyrtar tu...
BRUKSEL- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu falënderimet e tij për vendet e BE-së pas mbërritjes në Samitin&nb...
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio u shfaq dje në media me shenjën e kryqit në ballë. Në artikuj të ndryshë...