Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...

Një vit e gjysmë pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut, vendi po përgatitet për zgjedhje të reja më 19 tetor: raundin e parë të zgjedhjeve lokale.
Qytetarët do të votojnë për kryetarët e komunave dhe anëtarët e këshillave komunalë në të gjitha 80 komunat, gjithashtu dhe në kryeqytet, Shkup.
Sipas sondazheve, rezultati në shumicën e komunave me popullatë shumicë maqedonase është kryesisht i parashikueshëm. Rezultatet mbeten të paqarta edhe në disa komuna ku votuesit shqiptarë përbëjnë shumicën, duke përjashtuar komunën e Strugës.
Për Komunën e Strugës, kandidon si i pavarur biznesmeni i njohur shqiptar Mendi Qyra.
Nga sondazhet paraprake, Qyra ka një avantazh të madh ndaj kundërshtarëve dhe pritet të jetë fitues i zgjedhjeve në Komunën e Strugës. Përveç mbështetjes në Strugë, Qyra ka një mbështetje të madhe edhe nga diaspora shqiptare e Maqedonisë së Veriut. Qindra shqiptarë janë nisur nga Vjena dhe nga qytete të tjera evropiane drejt Strugës për të mbështetur Mendi Qyrën.
Kandidimi i tij ka ardhur në momentin e duhur si përgjigje ndaj kërkesës së vazhdueshme nga një pjesë e gjerë e qytetarëve, komuniteti i biznesit dhe grupeve të interesit të Strugës, të cilët e shohin zotin Qyra një figurë me integritet të lartë dhe me përvojë të dëshmuar në zhvillim ekonomik dhe menaxhim të suksesshëm.
Në një moment kur Struga ka nevojë për vizion të qartë, investime strategjike dhe udhëheqje efikase, figura e Mendi Qyra vjen si një alternativë serioze për ndryshimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj komune me bukuri të rralla natyrore dhe potencial të madh ekonomik.
“Struga ka nevojë për punë, jo për fjalë. Ka nevojë për investime, jo për premtime boshe. Unë jam gati të vë përvojën time në shërbim të qytetit tim”, ka theksuar gjatë fushatës z. Qyra.
Në një intervistë televizive dhënë mbrëmjen e së premtes, kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, ka deklaruar se ka siguruar mbështetje nga koalicioni VLEN, si dhe në mënyrë indirekte nga Qeveria.
“Sigurisht unë jam kandidat i pavarur për kryetar komune për qytetin e Strugës. Dhe normalisht keni informata që jam i mbështetur nga koalicioni VLEN dhe njëkohësisht në mënyrë indirekte nga Qeveria,” tha Qyra.
Ai shtoi se kandidatura e tij gëzon përkrahje të gjerë nga sektorë të ndryshëm të shoqërisë.
“Jam i mbështetur po ashtu edhe nga komiteti i biznesit. Jam i mbështetur po ashtu nga forumi mbarëkombëtar i biznesit shqiptar që është shumë i fuqishëm në ekonomi. Jam i mbështetur edhe nga grupe të ndryshme të interesit të cilat kanë të bëjnë me kulturën, biznesin, sportin e të tjerë,” deklaroi ai.
Qyra theksoi se ka vendosur të garojë si kandidat i pavarur për të kërkuar votën e të gjithë qytetarëve, përtej vijave partiake.
Një anije cisternë është përfshirë nga flakët në Gjirin e Adenit pranë Jemenit, pasi është goditur nga ...
Rasti i vrasjes së dyfishtë në Finikounda të Greqisë po hyn në fazën kryesore të marrjes në pyetje, pas arrestimi...
Dy persona janë arrestuar për trafik droge në Itali, pas një ndjekje të rrezikshme policore, pasi refuzuan t’i bindeshin urdhra...
Ideja e një tuneli që do të lidhë Siberinë në Rusi dhe Alaskën në SHBA, sipas propozimit të Moskës, nuk u pr...
Oficerët e doganës kroate, në bashkëpunim me policinë në pikën kufitare Karasoviq, parandaluan një përpjekje p&eu...
Një zjarr i madh ka shpërthyer në Aeroportit Ndërkombëtar Hazrat Shahjalal, në Bangladesh. Zjarri është duke vij...
Në verën e vitit 2021, një operacion i papritur i shërbimeve sekrete ruse u zhvillua në një apartament në qendër t&eum...
Autoritetet greke kanë arrestuar katër persona në Kozanë, pranë kufirit me Shqipërinë, pasi po transportonin një sasi ...
Hekuran Cumani, 23 vjeç, nga Fabriano, u vra në orët e para të ditës së sotme, më 18 tetor, në Perugia, në park...
Piloti legjendarë i Formulës 1, gjermani Michael Schumacher pësoi lëndime të rënda në kokë gjatë pushimeve të...