Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
SHBA-Pas atentatit ndaj Donald Trumpit dhe fotografisë me fuqie të madhe simbolike ku ai me fytyrë të gjakosur ngre grushtin pas sulmit, shumë vetë në SHBA mendojë se Trumpi tani është thuajse i pandalshëm. Edhe kongresi i Partisë Republikane që zhvillohet në Milwaukee të SHBA-së e konfirmoi mes duartrokitjesh të forta zyrtarisht Trumpin si kandidatin presidencial.
Edhe politikanët gjermanë besojnë - ose më mirë kanë frikë - se Trumpi do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-së. Disa prej tyre nuk e kanë fshehur se nuk e pëlqejnë Trumpin. Në samitin e G7 në Itali në qershor, kancelari Olaf Scholz e bëri të qartë se ai do të preferonte që Joe Biden të zgjidhet sërish si president.
Eksperti për çëshjet transatlantike, Dominik Tolksdorf, nga Shoqata Gjermane për Politikën e Jashtme mendon se nuk është e mirë që politikanët gjermanë të mbajnë publikisht anë. "Të gjithë e dinë cili është rreziku," shprehet Tolksdorf për DW, "por në të njëjtën kohë politikanët gjermanë nuk kanë asnjë ndikim në fushatën zgjedhore në SHBA - ata duhet të jenë të përgatitur për një fitore të tij dhe është mirë të pëmbahen me retorika anti-Trump".
J.D. Vance: "Nuk më intereson çfarë ndodh me Ukrainën"
Shqetësim shkatoi në Gjermani edhe emërimi i J.D. Vance si kandidat për zëvendëspresident. Shefi i Konferencës së Sigurisë që mbahet çdo vit në Mynih, Christoph Heusgen i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Vance e kishte shprehur qartë pozicionin e tij në takimin e sivjetshëm në shkurt në Mynih: "SHBA do të vendosë prioritete të ndryshme në të ardhmen, Evropa duhet të kujdeset për mbrojtjen e saj dhe gjithashtu të marrë përsipër barrën kryesore të mbështetjes së Ukrainës që tani e mban SHBA.” Në një podcast në vitin 2022 Vance kishte thënë hapur "Për mua nuk ka shumë rëndësi se çfarë ndodh me Ukrainën."
Po ashtu Vance ka bërë për Gjermaninë shumë deklarata që shumicës së politikanëve gjermanë ndoshta nuk do t'u pëlqejnë. Përveç ankesave të tij për përpjekjet e pamjaftueshme të Gjermanisë në fushën e mbrojtjes, ai e ka quajtur "idiote" politikën energjetike të Gjermanisë. Lidhur me shtimin e përkrahjes për partinë e djathtë AfD, ai tha në një intervistë në shkurt se arsyeja është "rezistenca në rritje ndaj migrimit masiv" dhe se elitat evropiane nuk ua vënë veshin njerëzve të zakonshëm. Ashtu si edhe Trump-i, Vance është pro taksave të përgjithshme për importet për të mbrojtur industrinë e SHBA-së, gjë që do të kishte ndikim të madh sidomos në Gjermani, ekonomia e së cilës është e orientuar drejt eksportit.
Varësia e Gjermanisë dhe e Evropës nga SHBA-ja
Sipas ekspertit për çëshjet transatlantike, Dominik Tolksdorf, "Gjermania dhe Evropa janë sot shumë më "vulnerabël" sesa në vitin 2016, sepse Rusia kërcënon jo vetëm Ukrainën, por të gjithë Evropën, dhe Evropa është ende shumë e varur nga SHBA-ja në aspektin e politikës së sigurisë”. Gjithësesi sipas tij sot të paktën evropianët mund ta vlerësojnë Trump-in më mirë sesa në vitin 2016.
"Mënyra më e mirë që qeveria gjermane të përgatitet për një skenar të mundshëm të Trump-it është të zgjerojë mbështetjen për Ukrainën si dhe të përgatitet për të siguruar dhe organizuar shumë më tepër mbështetje në të ardhmen," mendon eksperti. Gjermania duhet të përgatitet se nga administrata e Trump-it mund të vijë një kërkesë e tipit: "Nëse doni të jeni të sigurt për mbështetjen tonë në NATO, ju evropianët duhet të provoni se jeni një partner i besueshëm, që do të thotë të investoni shumë më tepër vetë dhe të kontribuoni në mbrojtjen e përbashkët".
Berlini përgatitet për skenarin më të keq
Këtë herë Berlini do të jetë më i përgatitur. Michael Link, koordinator për bashkëpunimin transatlantik pranë Ministrisë së Jashtme, anëtarë të grupeve të ndryshme parlamentare në Bundestag dhe ambasadori gjerman në Uashington po marrin pjesë si vëzhgues në kongresin e Partisë Republikane amerikane në Milwaukee.
"Ne do të na duhet të punojmë me çdo president, sepse marrëdhëniet transatlantike nuk kanë të bëjnë me preferencat individuale, por me një konstante qendrore dhe të domosdoshme të politikës së jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë”, tha Link për mediat gjermane.
Qeveria gjermane ende shpreson që zgjedhjet do t'i fitojë Joe Biden apo ndonjë demokrat tjetër, nëse Biden tërhiqet nga gara. Por dyshimet për dobësinë e Bidenit po shtohen dhe Berlini kanë filluar të përgatiten për skenarin më të keq.
Çfarë do të ndryshonte për Gjermaninë nëse Trump-i zgjidhet president? Dominik Tolksdorf thotë: "Marrëdhëniet do të ftoheshin shumë, por ne duhet të kërkojmë ende mënyra për të ruajtuar marrëdhënie të arsyeshme konstruktive."/DW
pallati ku do te qendrojne lideret gjate samitit BRITANI- Një javë pas takimit të NATO-s në Uashington zhvillohet edhe një tjet&eu...
trump dhe vance SHBA- Shumë nga aleatët më të afërt të Amerikës po i tremben tashmë perspektivës së ...
Pamje nga vendngjarje INDI- Një incident tronditës ka ndodhur të martën në Indi me një sanitare që ka rën...
Trump SHBA- Zbulimet e reja po dalin në drite në lidhje me gabimet e Shërbimit Sekret Amerikan që lejuan 20-vjeçarin T...
Foto ilustruese UKRAINË- Ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem Umerov tha në Forumin e Sigurisë në Aspen të mërkurën se 5...
foto ilustruese SERBI- Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brendshëm, Ivica Daçiq, ka thën&...
vjosa osmani KOSOVA- Prishtinës zyrtare i bëhet vazhdimisht presion për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. S...
Pamje nga vendi i ngjarjes SHBA- Një video tronditëse është publikuar ku duket momenti kur 58-vjeçarja Leticia Gonzalez Tri...
Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden u diagnostikua COVID-19 ndërsa ndodhej në një udhëtim në Las Vegas për të b&eu...
Vance SHBA- Kandidati i republikanëve për nënpresident, senatori J.D. Vance, në fjalimin e tij në Kuvendin Kombëtar të P...