foto ilustruese
KOSOVË- Koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim, që ka monitoruar fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, tha se kjo periudhë është përshkruar me diskurs të ashpër politik, si në tubime ashtu edhe në hapësirën online.
Ismet Kryeziu tha se për shkak të ashpërsimit të gjuhës edhe gjobat e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa këtë radhë ishin të shumta.
“Kemi parë që fushata ka qenë bukur e ashpër, kemi pasur një gjuhë dhe një përshkallëzim të retorikës që ka dëmtuar apo lënduar standardet demokratike, duke e ashpërsuar garën dhe duke e denigruar qoftë në aspektin personal, apo partiak, kandidatë të caktuar me akuza dhe kundërakuza”, tha ai.
Megjithatë, ai tha se aspekt pozitiv i fushatës është zhvillimi i debateve dhe prezantimeve programore që kanë bërë partitë politike.
Eugen Cakolli tha se në 130 aktivitete të monitoruara, apo gati në çdo pesë aktivitet ka pasur gjuhë të urrejtjes, fyese dhe diskriminuese.
“Në përqindje, Lëvizja Vetëvendosje prin sa i përket aktiviteteve të zhvilluara ku ka pasur gjuhë të urrejtjes – me rreth 21 për qind të aktiviteteve, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 19 për qind të aktiviteteve, Lidhja Demokratike e Kosovës me rreth 18 për qind të aktiviteteve dhe Partia Demokratike e Kosovës me 14 për qind të aktiviteteve të organizuara, në të cilat ka pasur gjuhë nxitëse apo të urrejtjes”, u tha në gjetjet e DnV-së.
Duke folur për temat kyçe të fushatës, arsimi, ekonomia dhe pagat, infrastruktura, mirëqenia sociale, kultura, rinia e sporti, janë top pesë temat gjatë fushatës njëmujore, sipas DnV-së.
“Lëvizja Vetëvendosje e kishte temë bosht të fushatës së saj veriun e vendit dhe mirëqenien sociale, të cilat i trajtoi në rreth 120 nga 160 aktivitetet e organizuara. Në anën tjetër, në aspekt programor, partitë opozitare e orientuan fushatën e tyre drejt arsimit, ekonomisë dhe pagave, infrastrukturës dhe shëndetësisë”, tha DnV-ja.
Kryeziu po ashtu tha se element i ri në këtë fushatë ishte edhe pjesëmarrja e më shumë partive të komunitetit serb dhe ka pasur një garë politike në komunat në veri të banuar me shumicë serbe.
“Kemi parë një garë politike në të gjitha komunat, për herë të parë ku në këto komuna kanë garuar gjashtë parti politike serbe dhe mund të themi se është shënuar një diversifikim i konkurrencës brenda këtij komuniteti për dallim nga herët e kaluara”, tha ai.
DnV tha po ashtu se gratë nuk e kanë pasur hapësirën e barabartë në tubime dhe po ashtu kanë qenë jo të barabarta edhe sa i përket financimit të fushatave të tyre.
Ky grup organizatash joqeveritare sërish vuri në pah bojkotin e disa mediave nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, teksa tha se sa i përket pjesëmarrjes në debate prin Partia Demokratike e Kosovës që ka marrë pjesë në 95 debate, pasuar nga Koalicioni AAK – Nisma që ka marrë pjesë në 92 debate, Lidhja Demokratike e Kosovës në 69 debate dhe Lëvizja Vetëvendosje ka marrë pjesë në 36 debate.
Në garë për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidatë i pavarur.
Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova ka organizuar që nga shpallja e pavarësisë dhe nga to do të dalë përbërja e re parlamentare dhe ekzekutivi i ri i vendit./REL
Artikuj te sugjeruar
b.z
BOTA
8 Shkurt16:50
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Kanë ndodhur sulme të reja! Rusia ka dërguar trupat e Koresë së Veriut për të luftuar në rajonin e Kurskut
Zelensky
UKRAINË - Presidenti ukrainas Volodymir Zelenskyy ka postuar në X, se "Rusia ka vendosur edhe një herë ushtarë të Ko...
M.B.
BOTA
8 Shkurt16:08
Armëpushimi/ Hamasi liron tre pengje të tjera izraelite
LINDJE E MESME- Hamasi liroi tre pengje të tjerë izraelitë të shtunën, si pjesë e një marrëveshjeje të brisht&eum...
r.ll
BOTA
8 Shkurt16:07
Zgjedhjet parlamentare të Kosovës, mbi 50% e diasporës ka ushtruar të drejtën e votës në ambasadat jashtë vendit
ambasada e kosoves ne gjermani
KOSOVË- Për herë të parë në përfaqësitë diplomatike të Republikës s&...
r.ll
BOTA
8 Shkurt16:07
Vendosja e kamerave në qendrat e numërimit të votave në Kosovë, KQZ: Ka për qëllim garantimin e sigurisë dhe integritetin e procesit zgjedhor
foto ilustruese
PRISHTINË- Në më pak se 24 orë qytetarët e Kosovës do t'ju drejtohen qendrave të votimit për zgjedh...
M.B.
BOTA
8 Shkurt16:00
"Mbërrin dërgesa!" Aeroplanët luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë
UKRAINA- Ukraina ka pranuar aeroplanët luftarakë Mirage 2000 nga Franca. Këta aeroplanë shënojnë llojin e dytë të...
M.B.
BOTA
8 Shkurt15:39
Scholz kritikon Trump për idenë e aksesit në burimet natyrore të Ukrainës: Kjo do të ishte shumë egoiste
BRUKSEL- Kancelari gjerman, Olaf Scholz kritikoi sërish politikën e jashtme të presidentit amerikan, Donald Trump. Ai u ndal tek propozimi...
b.z
BOTA
8 Shkurt15:39
"Do të vendosim tarifa reciproke..."/ Kryeministri japonez pas takimit me Trump: Do të nisim një “epokë të re të artë” në marrëdhëniet SHBA-Japoni
SHBA - Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri japonez Shigeru Ishiba u takuan në Shtëpinë e Bardhë të premten, duke shpallur...
M.B.
BOTA
8 Shkurt15:38
Pentagon largon CNN dhe WP, i jep hapësirë mediave të vogla pro-Trump
SHBA- The Washington Post, CNN, The Hill dhe The War Zone do të humbasin hapësirat e tyre të punës në Pentagon, si pjesë e ...
E.D
BOTA
8 Shkurt14:34
"Kjo është se si duket një krim kundër njerëzimit"/ Netanyahu: Imazhet e izraelitëve që u liruan janë tronditëse (FOTO)
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se nuk do ta harrojë imazhin e tre pengjeve izraelitë të dobët, skeletorë, ...
n.f
BOTA
8 Shkurt14:28
Estonia, Letonia dhe Lituania shkëputen nga rrjeti energjetik rus, i bashkohen rrjetit të Bashkimit Evropian
ESTONI- Tri shtetet e Baltikut më 8 shkurt shkëputen nga rrjeti i energjisë elektrike të Rusisë dhe i bashkohen rrjetit të Bashk...