Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
SHBA - Ekipet elektorale të kandidatëve presidencialë Joe Biden dhe Donald Trump kanë pak pika të përbashkëta. Njëra prej tyre është ndikimi që do të ketë kandidimi për president i një avokati aktivist me prejardhje nga një familje e shquar politike: Robert F. Kennedy, i Riu.
Korrespodenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman thotë se kandidatura e zotit Kennedy shihet si një çështje që mund t’i ndërlikojë kalkulimet në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Nëpër anketat e realizuara gjatë këtij viti zgjedhor në Shtetet e Bashkuara, rreth gjysma e votuesve të regjistruar deklarojnë se do të preferonin kandidatë të tjerë në vend të Presidentit Joe Biden dhe ish Presidentit Donald Trump për zgjedhjet e nëntorit.
Në skenë hyn Robert F. Kennedy, i Riu.
“Përfytyroni se si do të duket ky vend në nëntor nëse do të fitojë Presidenti Trump apo Presidenti Biden — përçarja do të vazhdojë, ndërsa zemërimi, gjuha e urrejtjes, kaosi dhe polarizimi do të përkeqësohen. E vetmja mënyrë për t’u dhënë fund këtyre dukurive është përmes kandidaturës time të suksesshme”, thotë ai.
Kennedy, i cili flet me një zë të ngjirur për shkak të një çrregullimi të pashërueshëm neurologjik, nuk është tërhequr nga gara megjithë humbjen që pësoi në zgjedhjet paraprake demokrate ndaj zotit Biden.
“Robert F. Kennedy i Riu nuk do të jetë presidenti i ardhshëm.”
Ky është vlerësimi i profesorit të Universitetit Georgetown Hans Noel, me të cilin pajtohen studiuesit e shkencave politike.
Por çështja që shqetëson ekipet elektorale të zotit Biden dhe zotit Trump është mundësia që zoti Kennedy të miratohet si kandidat i tretë në afro gjashtë shtete që pritet të jenë përcaktuese për zgjedhjet dhe ku disa mijëra votat për të mund të ndryshonin rezultatin në këto shtete.
“Natyrisht, këto vota do të bënin dallimin për kahjen që do të merrte shteti. Nëse bëhet fjalë për një shtet relativisht të madh, ku rezultati përfundimtar do të ishte i ngushtë, çka ne presim të ndodhë, atëherë mund të ndryshonte rezultati i garës”, thotë Hans Noel, nga Universiteti Georgetown.
“Do të jem në fletëvotim në të gjithë shtetet. Deri në muajin korrik, do të jem në fletëvotimin e çdo shteti.”
Kandidati Kennedy ka edhe një avantazh tjetër, të cilin nuk e kanë kandidatët e tretë që po garojnë në zgjedhjet e këtij viti në disa shtete – ai është një emër i njohur për amerikanët.
Ai është djali i Bobby Kennedy-t, njëri nga kandidatët kryesorë në zgjedhjet paraprake presidenciale të Partisë Demokratike në vitin 1968, i cili u vra gjatë fushatës. Xhaxhai i tij është Presidenti John F. Kennedy, i cili u vra në detyrë në vitin 1963.
“Familja Kennedy nuk është aspak e lumtur që ai po kandidon në zgjedhje dhe kanë bërë disa përpjekje për ta bërë të qartë qëndrimin e tyre”, thotë Hans Noel, nga Universiteti Georgetown.
Njëra prej tyre ishte takimi me zotit Biden, i rrethuar nga anëtarët e familjes Kennedy, përfshirë zonjën Kerry Kennedy, motrën e kandidatit të pavarur.
“Duam ta bëjmë shumë të qartë qëndrimin tonë se rruga më e mirë përpara për Amerikën është rizgjedhja e dyshes Biden – Harris për të qeverisur në katër vitet e ardhshme”, thotë ajo.
Teoritë e dyshimta të zotit Kennedy për vaksinat, orgjinën e epidemisë COVID-19 dhe vrasjet e babait dhe xhaxhait të tij kanë joshur disa përkrahës, sipas profesorit Noel.
“Për momentin, zoti Kennedy u pëlqen më shumë republikanëve sesa demokratëve. Por kjo sigurisht ka të bëjë kryesisht me faktin që ai është demokrat dhe një ish demokrat i cili kritikon demokratët e tjerë. Republikanëve u pëlqen kjo gjë dhe u zgjon interesimin. Por ata nuk do të votojnë për të, në vend të zotit Trump”, thotë Hans Noel, nga Universiteti Georgetown.
Ekipi i Kennedy refuzoi kërkesën e Zërit të Amerikës për intervistë me kandidatin, ose ndonjë bashkëpunëtor të tij, me arsyetimin se “shtabi i tij elektoral ka vendosur që në këtë periudhë t’u japë intervista vetëm mediave amerikane që i shërbejnë një audience amerikane.”/VOA
Foto nga kërkimi IRAN - Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti që u regjistrua këtë të diel në Iran, ku n...
GJEORGJI - Qindra protestues u mblodhën të shtunën në mbrëmje jashtë parlamentit të Gjeorgjisë. Ata u bënë t...
Foto ilustuese ITALI - Përplasje të dhunshme janë regjistruar këtë të diel në institutin e vuajtjes së dënimit...
HAGË- Prindërit e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi kanë shkuar në Hagë, për ta vizituar djalin e tyre, ...
Studentet PAKISTAN- Situata në Bishkek është stabilizuar në orët e vona të 18 majit, ka thënë policia, pas dhun&eum...
Allen dhe Kurti KOSOVO- Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci Publike, Liz Allen pas takimit me preisdenten e Kosovës, Vjosa Osman...
Fico SLLOVAKI- Jeta e kryeministrit sllovak Robert Fico nuk është më në rrezik, pas atentatit me të cilin është për...
Tajvan TAJVAN- Parlamenti i Tajvanit është "pushtuar" nga kaosi pasi ligjvënësit u përleshën me njëri-tjetrin mes n...
Takimi KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur në një konferencë për media ku ka folur për marrëvesh...
Foto ilustruese IZRAEL- Në Izrael pati sërish demonstrata kundër kryeministrit Netanyahu. Protestuesit bënë thirrje për kthim...