I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

IRAN- Iranianët votuan të premten në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ku kandidon një politikan i vijës së ashpër, ish-negociator në bisedimet bërthamore, si dhe një ligjvënësi reformator. Dy kandidatët u përpoqën ta bindin publikun skeptik që të merrte pjesë në votime, pas disa vitesh vështirësish ekonomike dhe protestave masive që përfshinë Republikën Islamike.
Gara mes përfaqësuesit të linjës së ashpër Saeed Jalili dhe kirurgut dhe deputetit me përvojë Masoud Pezeshkian, u zhvillua pas një raundi të parë votimi me pjesëmarrjen më të ulët historikisht në zgjedhjet iraniane, duke e lënë në pikëpyetje edhe pjesëmarrjen për raundin e dytë.
Ndërkaq tensione më të mëdha kanë përfshirë Lindjen e Mesme për shkak të luftës Izrael-Hamas në Rripin e Gazës. Në prill, Irani bëri sulmin e parë të drejtpërdrejtë ndaj Izraelit, ndërsa grupet paraushtarake në rajon që i furnizon me armë Teherani, si Hezbollahu në Liban dhe rebelët huthi në Jemen, janë përfshirë në luftime dhe kanë përshkallëzuar sulmet e tyre.
Irani vazhdon gjithashtu të pasurojë uranium në nivelin që mund të përdoret për qëllime ushtarake dhe ka krijuar rezerva të mjaftueshme për të prodhuar disa armë bërthamore, nëse do të vendosë ta bëjë këtë. Megjithëse udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Khamenei vazhdon të jetë vendimmarrësi përfundimtar për çështje shtetërore, kandidati që do të fitojë zgjedhjet presidenciale mund të ndikojë në orientimin e politikës së jashtme drejt një përballjeje me Perëndimin, apo drejt bashkëpunimit.
Masat e mëdha të sigurisë ishin të dukshme të premten në rrugët e Teheranit, ndërsa grupe jo të mëdha njerëzish ishin të mbledhur pranë qendrave të votimit. Televizioni shtetëror transmetoi pamje me radhë modeste në qendrat e votimit në mbarë vendin.
Kandidatët Jalili dhe Pezeshkian votuan në jug të Teheranit, ku ka shumë lagje të varfëra, në përpjekje për të nxitur pjesëmarrjen në votime. Megjithëse zoti Pezeshkian u rendit i pari gjatë raundit të parë në 28 qershor, zoti Jalili ka bërë përpjekje për të fituar votat e atyre që mbështetën ish-kryetarin e parlamentit Mohammad Bagher Qalibaf, një përfaqësues i linjës së ashpër që u rendit i treti dhe deklaroi më pas mbështetjen për zotin Jalili.
Mbi 61 milionë iranianë të moshës mbi 18 vjeç kanë të drejtën e votës. Rreth 18 milionë prej tyre janë të grupmoshës 18-30 vjeç. Votimet shpeshherë zgjaten deri në mesnatë për të nxitur pjesëmarrjen.
Zgjedhjet e së premtes janë balotazhi i dytë në Iran që nga viti 1979. Balotazhi i parë ndodhi në vitin 2005, kur fitoi përfaqësuesi i linjës së ashpër Mahmoud Ahmadinejad. Gjatë drejtimit të tij, Iranit iu vendosën sanksione ndërkombëtare për shkak të përparimit me programin bërthamor dhe ndodhën protestat e Lëvizjes së Blertë në vitin 2009, të cilat u shtypën me dhunë.
Mbështetësit e zotit Pezeshkian kanë paralajmëruar se zoti Jalili do të sillte një stil “taleban” qeverisjeje në Teheran, ndërsa zoti Jalili e ka kritikuar se ka bërë fushatë duke ngjallur frikë në radhët e popullsisë.
Zgjedhjet bëhen pasi presidenti 63-vjeçar Ebrahim Raisi vdiq nga rrëzimi i helikopterit në 19 maj, kur u vra edhe ministri i jashtëm i vendit dhe zyrtarë të tjerë. Ai shihej si një dishepull i udhëheqësit suprem Khamenei dhe si një pasardhës i tij i mundshëm. Megjithatë, shumë njerëz e mbanin atë mend për përfshirjen në ekzekutimet në masë në Iran në vitin 1988, si dhe për rolin që luajti gjatë shtypjes së dhunshme të disidentëve pas vdekjes në vitin 2022 të Mahsa Aminit, ndërsa mbahej nga policia për shkak të mënyrës së mbajtjes së shamisë së kokës./VOA
BRITANI E MADHE - Partia Konservatore ishte mësuar të ishte thuajse Manchester City i politikës. Një makinë fituese blu për aq k...
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se disa fuqi perëndimore duken të vendosura për ta kthyer konfliktin e...
Foto ilustruese GJEORGJIA- Pentagoni tha se do të “shtyjë për një periudhë të pacaktuar” stërvitjet e tij t&...
ITALI- Autoritetet lokale në Itali kanë vendosur paralajmërime pasi vullkanet Etna dhe Stromboli janë bërë aktive. Udhëtar&...
Milorad Dodik dhe Aleksandër Vuçiç SERBIA- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe ai i Republikës S&eu...
SPANJË- Partia spanjolle e ekstremit të djathtë, Vox, tha se do të largohet nga grupi i Konservatorëve dhe Reformistëve Evropian...
Foto ilustruese SHBA- Presidenti Joe Biden pranoi sërish gjendjen e tij jo të mirë gjatë debatit të javës së kaluar me k...
GREQI- Një tjetër tërmet ka goditur ishullin e Kretës në Greqi këtë të premte, duke shkaktuar panik te banorët t&...
GAZA- Nënat e pengjeve izraelitë që mbahen nga Hamasi në Gaza marshuan në qendër të Tel Avivit të premten duke kë...
BRAZIL- Dhjetë persona vdiqën dhe dhjetëra u plagosën të premten kur një autobus turistik u përplas me një shtyllë...