Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

SHBA- Republikani Donald Trump mbajti të dielën fjalimin përmbyllës të fushatës së tij kundër rivales demokrate Kamala Harris, në një mbrëmje që u shoqërua me fyerje dhe gjuhë të ashpër ndaj saj dhe grupimeve të ndryshme.
Në fjalimin që mbajti në qytetin e tij të lindjes Nju Jork, ish-Presidenti përsëriti temën e tij se amerikanët do të jenë në gjendje më të mirë nëse ai fiton. Nënpresidentja Harris e mban fjalimin e saj përmbyllës të martën, një javë para zgjedhjeve të 5 nëntorit.
Kandidati republikan për president e mbajti fjalimin në Madison Square Garden, një nga arenat më të njohura të vendit. Ai tha se një presidencë e tij do të rikthente ëndrrën amerikane.
“Por që kjo të ndodhë, ne duhet të mposhtim Kamala Harrisin dhe të ndalojmë një axhendë radikale të majtë me një fitore dërrmuese që nuk do të mund të manipulohej”.
Zoti Trump ka pretenduar pa prova gjatë fushatës se demokratët po bëhen gati t’i manipulojnë zgjedhjet.
Ai përdori retorikën e tij të zakonshme lidhur me politikën e jashtme dhe imigracionin, duke kërkuar dënimin me vdekje për çdo migrant që vret një shtetas amerikan.
“Për vite kemi shpenzuar për vende të huaja, i jemi kushtuar mbrojtjes së kufijve të huaj dhe territoreve të huaja, por tani më në fund do të ndërtojmë vendin tonë, do të mbrojmë kufijtë tanë dhe do të mbrojmë qytetarët tanë. Quhet ‘Amerika e Para’ dhe do të ndodhë në nivele të papara”, tha ai.
Ish-Presidenti Trump e vuri theksin tek ekonomia, që ka qenë edhe çështja kryesore e fushatës.
“Nëse Kamala Harris merr edhe katër vite të tjera, ekonomia jonë nuk do të mund të rimëkëmbet kurrë. Nëse fitoj unë, ne do të ndërtojmë me shpejtësi ekonominë më të madhe në historinë e botës – që është ajo që kishim në mandatin tonë të fundit.”
Ai shtoi një propozim të ri që synon të bëjë për vete të moshuarit dhe klasën e mesme, duke sugjeruar një lehtësim taksash për ata që kujdesen për të afërmit e moshuar.
Propozimi i tij vjen pas atij të demokrates Harris e cila ka propozuar fonde federale për të mbuluar kostot e kujdesit shtëpiak për amerikanët e moshuar.
Mbrëmja u shoqërua me tone fyese dhe të papërshtatshëm nga folësit që mbështesin zotin Trump ndaj zonjës Harris dhe grupeve të ndryshme etnike. Sulmet personale ndaj zonjës Harris kanë qenë të vazhdueshme gjatë fushatës së zotit Trump.
Ndërkohë vetë zonja Harris bëri të dielën fushatë në Filadelfia, një bastion i rëndësishëm i demokratëve.
"Nuk duhet të zgjohemi ditën pas zgjedhjeve dhe të pendohemi për atë që mund të kishim bërë në nëntë ditët e ardhshme. Pra, le të bëjmë gjithçka që mundemi këto nëntë ditë", tha ajo.
Ishte një përpjekje për të moblizuar demokratët që të dalin të votojnë, si kundërpeshë ndaj zonave rurale që anojnë më shumë nga zoti Trump në shtetin e Pensilvanisë që pritet të jetë vendimtar për rezultatin e zgjedhjeve. Zonja Harris përcolli një mesazh bashkimi.
"Që në fillim, synimi i fushatës sonë ka qenë të ndërtojmë koalicione, të forcojmë komunitetin. Duhet ta kuptojmë se të gjithë kemi më shumë gjëra që na bashkojnë se sa gjëra që na ndajnë”.
Dy kandidatët janë në një garë shumë të ngushtë dhe në ditët e fundit po përpiqen si të bëjnë për vete ata që mund të jenë ende të pavendosur, ashtu edhe për të mobilizuar pjesëmarrjen në votime të bazës së tyre.
Zonja Harris do ta mbajë fjalimin përmbyllës të martën, një javë para zgjedhjeve, përpara Shtëpisë së Bardhë, një zgjedhje mesa duket simbolike, pasi është pikërisht vendi ku foli ish-Presidenti Donald Trump më 6 janar para sulmit ndaj Kapitolit./VOA
SHBA-Shtëpia e Bardhë ka noftuar se Joe Biden do të hedhë votën e tij të parakohshme në zgjedhje. Siç rapo...
RUSI- Shefi i ri i NATO-s konfirmoi se Pheniani ka vendosur trupa në rajonin kufitar rus, duke e quajtur atë një shenjë të dëshp...
SHBA- Melania Trump prezantoi bashkëshortin e saj në ndalesën e fushatës së mbrëmshme në Madison Square Garden. Kjo shë...
SHBA- Përpjekjet globale për t’i luftuar ndryshimet klimatike nuk janë në ritmin e duhur, kanë thënë Kombet e Bashkua...
BRUKSEL- Komisioni Evropian do të kërkojë nga Kosova dhe nga Serbia që, pa vonesa, të ndërmarrin hapa në zbatimin e Marr&eu...
BOLIVIA- Ish-presidenti i Bolivisë, Evo Morales ka deklaruar se të dielën u qëllua me armë zjarri në automjetin e tij. Sipa...
KOSOVA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë ku pas një konflikti në familje, v&eu...
GJEORGJI- Presidentja pro-perëndimore e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, ka thënë se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve par...
UKRAINA- Asnjëherë armiq të përbetuar, por as fqinjët më të mirë. Bukureshti dhe Kievi sot ndoshta kanë raportet ...
GJERMANI- “Wir schaffen das”, apo “Ne mund ta bëjmë këtë” - ishte refren i vazhdueshëm i Angela Merkelit n&eu...