Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
NEW YORK– Të mërkurën përfundoi procesi i përzgjedhjes së jurisë në gjyqin ndaj senatorit demokrat Robert Menendez. Ai akuzohet për korrupsion lidhur me atë që prokurorët federalë e kanë quajtur një skemë shumëvjeçare marrje ryshfeti, nga e cila kanë përfituar qeveritë e Egjiptit dhe Katarit.
Gjyqi kundër senatorit të Nju Xhersit pritet të fillojë të mërkurën pasdite në Manhatan. Gjykatës i rastit është Sidney Stein dhe procesi mund të zgjasë deri në fillim të korrikut.
Senatori 70 vjeçar Menendez përballet me 16 akuza penale mes tyre marrje ryshfeti, mashtrim dhe se ka vepruar si agjent i huaj.
Ai po gjykohet së bashku me biznesmenët e Nju Xhersit Wael Hana dhe Fred Daibes. Procesi kundër gruas së senatorit, Nadine Menendez është planifikuar të fillojë më 8 korrik. Vonesa në këtë rast, sipas avokatëve të zonjës Menendez, ka të bëjë me gjendjen e rëndë shëndetësore të saj.
Të gjithë të pandehurit kanë thënë se janë të pafajshëm. Ky është rasti i dytë kundër senatorit. Procesi i parë kundër tij më 2017 përfundoi pa një vendim pasi juria nuk arriti të dalë me një qëndrim unanim për rastin.
Zoti Menendez i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.
PARA NË DORË, AR DHE NJË MERCEDES-BENZ
Prokurorët pritet të zbulojnë detaje në lidhje me atë që e konsiderojnë si një grup kompleks personash të korruptuar që funksionoi nga viti 2018 deri më 2023.
Senatori Menendez akuzohet se ka marrë qindra mijëra dollarë ryshfet nga biznesmenët Hana dhe Daibes si dhe një përfaqësues kompanie sigurimesh, Jose Uribe, në këmbim të favoreve politike si dhe ofrimit të për Egjiptin dhe Katarin.
Prokurorët kanë thënë se senatori premtoi të ndihmonte Egjiptin të siguronte blerjen e armëve amerikane. Ai ndihmoi biznesmenin Hana të krijonte një monopol fitimprurës duke mundësuar certifikimin e eksporteve të mishit nga Egjipti, si produkte në përputhje me ligjin islamik. Ai u përpoq të ndihmonte biznesmenin Daibes të siguronte miliona dollarë nga një fond investimesh nga Katari.
Ai gjithashtu u akuzua për përpjekje për të ndërhyrë në një çështje penale federale kundër zotit Daibes në Nju Xhersi dhe në çështjet penale shtetërore që përfshinin dy nga bashkëpunëtorët e zotit Uribe.
Prokurorët kanë thënë se agjentët e FBI-së gjetën më shumë se 480,000 dollarë para të gatshme në shtëpinë e senatorit Menendez, shumë prej të cilave ishin fshehur mes rrobave, ne dollap dhe në një kasafortë.
Ryshfetet përfshinin gjithashtu më shumë se 100,000 dollarë në shufra ari dhe një makinë tip Mercedes-Benz me vlerë 60,000 dollarë, sipas prokurorëve.
Zoti Uribe në muajin mars pranoi se ishte fajtor për dhënie ryshfeti dhe mashtrim dhe ra dakord të bashkëpunonte me prokurorët.
Ndërsa gjyqi ndaj Nadine Menendez nuk ka filluar ende, avokatët e burrit të saj kanë sugjeruar se ata mund ta mbrojnë senatorin, duke u përpjekur të fajësojnë bashkëshorten e tij për fshehje të informacionit dhe përpjekje për të bind senatorin se veprimet e tij ishin të ligjshme.
Robert Menendez u bë senator në vitin 2006. Përpara se të akuzohej, ai ishte favorit për zgjedhjet e nëntorit për të fituar një mandat të katërt në Senat.
Por mundësitë e tij për rizgjedhje tashmë janë të pakta sipas sondazheve të fundit që tregojnë mungesë të madhe të përkrahjes për zotin Menendez.
Ai ka thënë se nëse shpallet i pafajshëm do të kandidojë si i pavarur. Sipas një sondazhi të kryer në muajin mars nga Universiteti ‘Emerson’ televizioni ‘PIX11’ dhe faqja e internetit ‘The Hill’ që publikon lajme për Kongresin, vetëm 9% e votuesve të anketuar thanë se do ta preferonin atë në vend të një demokrati apo një republikani.
Senatori nuk i ka pranuar thirrjet për dorëheqje të bëra nga i gjithë spektri politik, por hoqi dorë nga drejtimi i komisionit me ndikim të Senat, atij për Marrëdhëniet me Jashtë pas aktakuzës kundër tij në shtator./VOA
Matus Sutaj Estok SLLOVAKI- Ministri i Brendshëm, Matus Sutaj Estok duke folur para mediave për sulmin ndaj kryeministrit sllovak thotë se ...
sali berisha TIRANË- Kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur edhe sonte fjalën e tij para mbështetësve. Gjatë ...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka shtyrë të gjitha takimet e planifikuara jashtë vendit, nj&eu...
SLLOVAKI- Një video e autorit që qëlloi kryeministrin sllovak është publikuar. Siç raportohet autori Juraj Cintula, i cil...
foto ilustruese BRUKSEL- Në Bruksel për të shtatën me herë me radhë kryenegociatorët e të Kosovës dhe Serbis&e...
Milan Nic SLLOVAKI- Milan Nic, një ish-këshilltar i zëvendësministrit të jashtëm të Sllovakisë, thotë se klima...
foto ilustruese IZRAEL- Institucionet akademike në Izrael thonë se po bëjnë plane për të mirëpritur studentët q&eum...
foto ilustruese ZVICËR- Një burrë me thikë sulmoi kalimtarët në qytetin zviceran të Zoffingen të mërkur&e...
foto ilustruese RUSI- Autoritetet në rajonin Tatarstan të Rusisë i mbyllën për disa orë dy aeroporte të mëdha t&eum...
Vladimir Putin SLLOVAKI- Presidenti rus Vladimir Putin e përshkroi tentativën për vrasjen e kryeministrit sllovak ...