
SHBA- Presidenti Joe Biden tha të enjten gjatë një takimi me anëtarë të kabinetit të tij në Shtëpinë e Bardhë se ai ka vënë në gatishmëri burime federale dhe ka miratuar fonde shtesë për të ndihmuar Kaliforninë të luftojë zjarret shkatërruese, duke thënë se ato ishin "zjarret më të rënda që kanë goditur Los Anxhelosin.”
Fondet e reja do të mbulojnë 100% të kostos për 180 ditë për heqjen e materialeve të rrezikshme, strehimin e përkohshëm, pagat e personelit të ndërhyrjes së shpejtë dhe masat për të mbrojtur jetën e banorëve të prekur nga zjarret, tha ai.
"Ne nuk do të heqim dorë nga këto plane", tha Presidenti Biden. “Ne presim një ndërprerje të përkohshme të erërave të forta, por në disa zona, erërat e forta ka të ngjarë të vazhdojnë edhe javën e ardhshme.”
Ndërsa Biden po ia jepte fjalën Nënpresidentes Kamala Harris, ai vuri në dukje se ajo ishte "e prekur drejtpërdrejt" nga pasojat e zjarreve. Zonja Harris ka qenë senatore e Kalifornisë dhe shtëpia e saj atje ndodhet në zonën e evakuimit, por nuk është e qartë nëse është dëmtuar nga zjarret. Ajo e cilësoi situatën në Los Anxhelos si "apokaliptike".
“Kjo do të ketë ndikim për shumë muaj dhe vite në vijim”, tha ajo.
Të paktën gjashtë njerëz kanë vdekur nga zjarret që kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të Los Anxhelosit. Sipas zyrtarëve, numri i viktimave pritet të rritet ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit fillojnë të kontrollojnë rrënojat e shtëpiva të djegura. Rreth 2 mijë struktura, përfshirë shumë shtëpi janë shkatërruar thellë në zemër të industrisë amerikane të filmit.
Erërat që arritën shpejtësinë 160 kilometra e kanë përhapur zjarrin në një sipërfaqe të madhe, duke arritur në lagjen e mirënjohur ‘Hollywood Hills’, që vazhdon të shkatërrohet nga zjarret, njëri prej të cilëve vlerësohet si më i rëndi në historinë e qytetit. Në mes të shumë shtëpive që janë djegur në tërësi përfshihen edhe rezidencat e një mori yjesh të njohura të Hollivudit.
Mbi 180 mijë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Kalifornia po kalon atë që njihet si sezoni i zjarreve në male. Ky sezon megjithatë ka filluar më herët dhe do të marrë fund më vonë si pasojë e rritjes së temperaturave dhe thatësirës për shkak të ndryshimeve mjedisore./ VOA
shba
Artikuj te sugjeruar
ZH.LL
BOTA
10 Janar08:17
Paralajmërime për borë dhe akull në fuqi në të gjithë Britaninë e Madhe, temperaturat mund të bien deri në -20 gradë gjatë natës
britani
BRITANI- Temperaturat në pjesët veriore të Britanisë së Madhe mund të bien deri në minus 20 gradë Celsius t...
M.B.
BOTA
10 Janar08:09
Rusia "vëzhgon” situatën në Groenlandë pas komenteve të Trump, Peskov: Ne jemi të pranishëm në zonën e Arktikut dhe do të vazhdojmë të jemi
RUSIA- Rusia thotë se po ndjek nga afër situatën lidhur me Groenlandën, pas refuzimit të presidentit të zgjedhur të Shtetev...
ZH.LL
BOTA
10 Janar07:52
Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, Trump thotë se po organizohet një takim me Putin
Putin-Trump
SHBA- Donald Trump ka thënë se po organizohet një takim mes tij dhe presidentit rus Vladimir Putin.
Presidenti i zgjedhur i SHB...
ZH.LL
BOTA
10 Janar07:44
Zjarret vazhdojnë të shkatërrojnë Los Angeles, numri i të vdekurve rritet në 10! Rreth 150,000 të evakuar, 10,000 shtëpi të djegura
los angeles
LOS ANGELES- Të paktën 10 persona besohet të kenë vdekur pasi zjarret vazhdojnë të djegin shumë qytete n&eum...
n.f
BOTA
9 Janar22:57
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA voton pro sanksioneve ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale për shkak të Izraelit
Foto
SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA e ka kaluar të enjten një projektligjin për vendosjen e sanksioneve ndaj Gjykatë...
E.D
BOTA
9 Janar22:25
PAMJE para dhe pas zjarrit që shpërtheu në disa vende në Los Angeles
KALIFORNI- Zjarret masive po shkatërrojnë mijëra struktura, po zhvendosin mijëra banorë, po shkatërrojnë monumentet lo...
n.f
BOTA
9 Janar22:24
Meloni pret në takim Zelenskyy-n në Romë, kryeministrja italiane: Do të vazhdojmë të ofrojmë mbrojtje legjitime të Ukrainës dhe popullit ukrainas
Takimi
ROMË- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni u takua të enjten mbrëma me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, në...
BOTA
9 Janar21:50
Udhëhoqi protestën kundër regjimit, rrëmbehet liderja e opozitës në Venezuelë
VENEZUELË- Aleatët e lideres më të fuqishme të opozitës së Venezuelës, María Corina Machado, thonë se ajo ...
BOTA
9 Janar21:35
Kërcënimi i Trump për të pushtuar Groenlandën/ BE: Në një botë të ashpër, Europa dhe SHBA janë më të forta së bashku
SHBA- Donald Trump as nuk është kthyer në Shtëpinë e Bardhë, por presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së tashmë ka trondit...