10 vjet burgim Millorad Gjokoviçit për krime lufte ndaj popullsisë civile
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...

SHBA- Personi brenda Teslës së tipit ‘Cybertruck’ që shpërtheu dhe u përfshi nga flakët para hotelit të kompanisë Trump të presidentit të zgjedhur Donald Trump në Las Vegas, kishte pësuar një goditje me armë në kokë para shpërthimit, thanë zyrtarët të enjten.
Sherifi i qarkut Clark, Kevin McMahill tha në një konferencë shtypi se një pistoletë u gjet në këmbët e personit që është identifikuar si Matthew Livelsberger. Zyrtarët besojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje. Livelsberger shërbente në Beretat e Gjelbërta, forcat elitë të specializuara për të luftuar terrorizmin jashtë vendit dhe për të trajnuar forcat partnere, tha në një deklaratë ushtria amerikane.
Ai shërbente në ushtri që nga viti 2006, me një karrierë të gjatë, përfshirë dy ture në Afganistan dhe shërbime në Ukrainë, Taxhikistan, Gjeorgji dhe Kongo, tha ushtria amerikane. Ai është vlerësuar me dy yje bronzi, përfshirë një për trimëri për guxim nën zjarr, një distinktiv të këmbësorisë luftarake dhe një medalje për trimëri.
Livelsberger ishte me leje kur vdiq, sipas deklaratës. FBI tha të enjten në një postim në X se bënte kontrolle në një shtëpi në Kolorado në lidhje me shpërthimin e së mërkurës, por nuk dha detaje të tjera.
Shpërthimi i kamionit, i mbushur me fishekzjarre dhe bombola karburanti, ndodhi disa orë pasi 42-vjeçari Shamsud-Din Bahar Jabbar përplasi një kamion në një turmë në një lagje të famshme të Nju Orlinsit në ditën e Vitit të Ri, duke vrarë të paktën 15 persona përpara se të qëllohej për vdekje nga policia./ VOA
MAQEDONIA E VERIUT- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Rashçe-Saraj, në Maqedoninë ...
SHBA- Autoritetet amerikane thanë se një person vdiq dhe shtatë të tjerë u plagosën të mërkurën kur një maki...
SHBA- 10 persona mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në Kuins të Nju Jorkut, mbrëmjen e parë ...
SHBA- FBI-ja thotë se beson se autori i sulmit terrorist të Nju Orlinsit që shkaktoi vdekjen e 15 vetëve në ditën e Vitit të...
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump në postet e anëtarëve të kabinetit ka zgjedhur mbështetësit e tij më të ...
SUEDIA- Bashkimi Evropian mund të finalizojë në mars propozimin për krijimin e të ashtuquajturave “qendra kthimi” pë...
MALI I ZI- Autoritetet në Mal të Zi, bënë sot të ditur gjetjet paraprake të hetimeve, një ditë pasi një person i ...
ARABIA SAUDITE- Dy grupe për të drejta të njeriut e kanë kritikuar Arabinë Saudite për rritjen e numrit të dënimeve me...
MALI I ZI- Autoritetet malazeze do të shqyrtojnë të gjitha opsionet për të parandaluar incidente të mëtejshme të lidhu...
SHBA- New Orleans ishte në lëvizje të plotë në orët e para të mëngjesit të Vitit të Ri. Qytetarët ...