10 vjet burgim Millorad Gjokoviçit për krime lufte ndaj popullsisë civile
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
GAZA- Zyrtarët palestinezë të Shëndetësisë njoftuan se një sulm izraelit me dron në një klinikë në Gazën veriore, ku fëmijët po vaksinoheshin për poliomielitin, plagosi gjashtë persona, përfshirë katër fëmijë. Ushtria izraelite mohoi përgjegjësinë për sulmin. Ndërkohë autoritetet libaneze thanë se po hetonin nëse Izraeli ishte përfshirë në një operacion për kapjen e një kapiteni libanez, i cili sipas një videoje nga kamerat e sigurisë merret nga një grup ushtarësh pranë qytetit verior Batroun.
Zyrtarët palestinezë të Shëndetësisë thonë se një sulm izraelit me dron në një klinikë në Gazën veriore, ku fëmijët po vaksinoheshin për poliomielitin, plagosi gjashtë persona. Forcat izraelite vazhdimisht kanë kryer operacione në spitalet në Gazë që nga fillimi luftës, duke thënë se grupi militant Hamas i përdor ato si baza ushtarake.
Dr. Munir al-Boursh, drejtor i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, që drejtohet nga Hamasi, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se një dron goditi klinikën “Sheikh Radwan” në qytetin e Gazës vetëm pak minuta pasi një delegacion i Kombeve të Bashkuara u largua nga objekti.
Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe agjencia e OKB-së për fëmijë, e njohur si UNICEF, të cilat së bashku po kryejnë fushatën e vaksinimit ndaj poliomielitit, shprehën shqetësimin për sulmin e raportuar.
Por Nënkoloneli izraelit Nadav Shoshani hodhi poshtë këto pretendime duke thënë se “ushtria izraelite nuk ka kryer asnjë sulm në atë zonë në kohën kur pretendohet”. Të shtunën në Gazë nisi një fushatë për të vaksinuar fëmijet me dozën e dytë të vaksinës së poliomielitit, ndërsa rasti i parë në gati 25 vjet u raportua në këtë territor. Lufta e Izraelit në Gazë ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 43 mijë palestinezë që nga 7 tetori i vitit 2023, kur si pasojë e një sulmi terrorist nga militantët e Hamasit u vranë 1200 persona në Izrael dhe u morën peng rreth 250 të tjerë.
Ndërkohë forcat izraelite kapën një drejtues të lartë të Hezbollahut në veri të Libanit, tha një zyrtar ushtarak izraelit, ndërsa konflikti midis grupit militant të mbështetur nga Irani dhe Izraelit duket se nuk do të ketë ndalim.
Autoritetet libaneze thanë se po hetonin nëse Izraeli qëndronte pas kapjes së një kapiteni libanez, i cili sipas një videoje nga kamerat e sigurisë merret nga një grup ushtarësh pranë qytetit verior Batroun.
Operacioni shënon herën e parë që Izraeli njofton se trupat e tij janë futur thellë në Libanin verior për të kapur një operativ të lartë të Hezbollahut, që nga përshkallëzimi i konfliktit midis dy palëve në fund të shtatorit.
Hezbollahu filloi të sulmonte me raketa dhe dronë nga Libani drejt Izraelit në solidaritet me luftën në Gazë, që nisi menjëherë pas sulmit të grupit militant të Hamasit më 7 tetor 2023 mbi Izraelin, që shkaktoi dhe luftën. Që nga shpërthimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut, më shumë se 2800 persona janë vrarë dhe mbi 13 mijë të tjerë janë plagosur në Liban, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë libaneze./ VOA
Foto ilustruese UGANDË- 14 persona kanë humbur jetën pasi janë goditur nga rrufeja. Lajmin ka njoftuar policia e vendit. Sipas pol...
Foto ilustruese SHBA- Zgjedhja e amerikanëve më 5 nëntor do të ndihet anembanë globit - deri në Kosovë - dhe do t’...
Protesta KOSOVË- Me thirrjet, “Kthema adresën”, shqiptarët e Luginës së Preshevës, kanë protestuar...
Mbreti i Spanjës, Felipe VI SPANJA: Mbreti Felipe VI i Spanjës është përballur me protestues të zemëruar keq, teksa ka v...
Studentja në oborrin e universitetit IRAN- Një studente iraniane u arrestua të shtunën pasi hoqi rrobat e saj në shenjë prote...
Foto ilustruese LIBAN- Sipas agjencisë humanitare të Kombeve të Bashkuara, situata aktuale në Liban është bërë m&eu...
Pamje nga një vendvotim në Moldavi MOLDAVI- Moldavianët votojnë të dielën në rundin e dytë të zgjedhjeve presi...
SHBA- Shqipëria, që prej rënies së regjimit komunist, e ka renditur veten si një nga aleatet më besnike të SHBA. N&eum...
SHBA- Amerikanët do të zgjedhin të martën Presidentin e ri. Trump synon të kthehet në Shtëpinë e Bardhë pas kat&e...
SHBA- Kur Donald Trump humbi nga Joe Biden në vitin 2020, dukej se ishte vdekja e karrierës së tij politike. Mandati i tij i parë në ...