Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Përpjekja për vrasjen e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump është një argument më shumë përse duhet punuar kundër dhunës nga armët, thotë zyrtari më i lartë amerikan për shëndetin publik Dr. Vivek Murthy. Dr. Murthy së fundmi e shpalli dhunën nga armët e zjarrit në Amerikë një 'krizë të shëndetit publik'. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas, në Shtetet e Bashkuara mbizotërojnë mosmarrëveshjet mbi çështjen e armëmbajtjes.
Atentati ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump më 13 korrik e ka tronditur zyrtarin më të lartë amerikan për shëndetin publik Vivek Murthy.
“Ne humbasim afro 50,000 jetë çdo vit nga dhuna me armë. Unë shpresoj që kjo të mos shihet si një çështje politike por si një çështje e shëndetit publik që na prek të gjithëve”, thotë Dr. Murthy.
Muajin e kaluar ai e shpalli dhunën nga armët si krizë të shëndetit publik. Dr. Murthy vë në dukje se 54% e amerikanëve e kanë përjetuar personalisht dhunën nga armët, apo nëpërmjet një anëtari të familjes dhe ai sugjeron disa mënyra se si mund të trajtohet ky problem.
“Kjo përfshin zbatimin e programeve të parandalimit të dhunës në komunitet dhe strategjive për zvogëlimin e rrezikut nga armët e zjarrit. Të rritet ndihma për kujdesin e shëndetit mendor për ata që janë në rrezik për dhunë me armë zjarri”, thotë Dr. Murthy.
Shoqata Kombëtare e Armëve i tha Zërit të Amerikës përmes një deklarate se kjo është "një përpjekje e shtuar e luftës së administratës së Presidentit Biden ndaj pronarëve të armëve që i binden ligjit".
“Politikat liberale progresive po dështojnë të mbrojnë publikun; ata po dështojnë të zbatojnë ligjet që tashmë ekzistojnë. Ata rregullisht po lirojnë të njëjtin grup të vogël të njerëzve që është përgjegjës për shumicën dërrmuese të krimeve të dhunshme, në vend që t'i mbajnë në burg”, thotë zonja Swearer.
Zëri i Amerikës pyeti disa votues amerikanë nëse përpjekja për vrasjen e ish Presidentit Trump e ka ndryshuar këndvështrimin e tyre për armëmbajtjen.
“Unë mendoj se nëse dini ta përdorni armën, duhet ta keni një të tillë. Në situatën në të cilën jemi, mendoj se më shumë njerëz duhet të armatosen dhe të mbrojnë shtëpitë e tyre”, thotë për Zërin e Amerikës votuesja amerikane Andrea Gonzales, e cila posedon armë zjarri.
“Ka shumë dhunë në Amerikë dhe ne duhet të jemi më të qartë rreth kontrollit të armëve. Nuk më pëlqen kur shoh dikë që lëndohet”, thotë për Zërin e Amerikës votuesja amerikane Mickey Witzig.
Studiuesit thonë se përtej diskutimeve kritike, por të vështira kombëtare mbi politikat, ka masa që mund të merren për të parandaluar vdekjet nga armët e zjarrit, shumica e të cilave ishin vetëvrasje në vitin 2022.
“Disa prej masave janë t'i mësojmë aftësitë e parandalimit të vetëvrasjeve. Të mos kemi frikë të kontaktojmë njerëzit dhe të bëjmë biseda që nuk janë të lehta. Të ndërtojmë struktura ku mund të raportojmë shqetësimin që kemi për dikë dhe të krijojmë plane parandalimi”, thotë Jillian Peterson nga Projekti për Parandalimin e Dhunës.
Shkollat, vendet e punës, qendrat e besimit e institucione të tjera mund të marrin pjesë në këto përpjekje, vuri në dukje zonja Peterson./ VOA
Veri KOSOVË- Për shkak të numrit të vogël të popullsisë së regjistruar, komunat e banuara me shumicë serbe n&e...
Netanyahu SHBA- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, synon të rrisë mbështetjen amerikane për luftën e shtetit të tij k...
pamje nga ngjarja SHBA- Demonstruesit pro-Palestinës kanë nisur një sulm ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu duke lëshu...
Biden SHBA- Presidenti Joe Biden u rikthye në Shtëpinë e Bardhë të martën pas një jave të mbushur me ngjarje që...
foto ilustruese KOSOVË- Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të mërkurën pasdite Ujkan Metajn, i cili...
Princi i Uellsit ANGLI- Është zbuluar paga e Princit William për vitin e tij të parë të plotë nga pasuria e Dukatit...
Foto ilustruese TIRANË- Bota ka regjistruar sërish ditën më të nxehtë në histori – të hënën e 22 ko...
Kreu i FBI-së SHBA- Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, po dëshmon të mërkurën në një seancë në Kongres ...
MOSKË- Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, e ka nënshkruar të mërkurën një dekret për riemërtim të Sheshit t...
pamje nga zjarret ITALI- Një zjarr masiv ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në zonën turistike të Vieste, n&...