Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Zyrtari kryesor i Presidentit Donald Trump për çështjen e emigrantëve tha gjatë fundjavës se përparësia e administratës është të dëbojë emigrantët pa dokumente, të cilët mendohet se përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias, zoti Tom Homan shtoi se emigracioni i paligjshëm në përgjithësi, nuk do të tolerohet
Administrata e Presidentit Donald Trump filloi javën e kaluar dëbimin e qindra emigrantëve që kanë kryer vepra penale, të cilët ndodhen ilegalisht në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, nuk përjashtohet as dëbimi i emigrantëve pa dokumente që nuk kanë kryer vepra penale, tha zyrtari kryesor për këtë çështje Tom Homan gjatë një interviste në emisionin “This Week” të rrjetit ‘ABC’.
“Momentalisht merremi me ata që janë kërcënim për sigurinë publike dhe kombëtare. Ky është një grup më i vogël. Ne do të punojmë sipas një liste prioritetesh, ashtu siç premtoi Presidenti Trump. Ndërsa kjo ndodhë, do të ketë më shumë arrestime në mbarë vendin”, thotë zoti Homan.
Javën e kaluar u hoqën kufizimet për forcat e Agjencisë federale për Zbatimin e Ligjit për Imigracion (ICE) për të kryer bastisje, në kërkim të emigrantëve pa dokumente, në vende si kisha, shkolla dhe spitale. Zoti Homan tha se arrestime të tilla do të kryhen duke trajtuar secilin rast veç e veç.
“Nëse një individ që vlerësohet si kërcënim për sigurinë kombëtare apo publike gjendet brenda një prej këtyre objekteve atëherë agjentët duhet të kenë të drejtën që të bëjnë arrestimin”, thotë zoti Homan.
Paralajmërimet dhe qasja e administratës Trump për imigracionin u kritikuan nga senatorja demokrate Elissa Slotkin.
“Unë mendoj se ky është më shumë një sinjal që t’i bindë njerëzit të mos vijnë në kufi. Administrata Trump është ende në tranzicion, mes fushatës dhe qeverisjes”, thotë senatori Slotkin.
Ushtria amerikane është ngarkuar nga Presidenti Trump për të siguruar kufirin. Avionët ushtarakë amerikanë tanimë përdoren për deportime, por roli i ushtrisë duhet të mbetet në përputhje me Kushtetutën, theksoi senatorja Slotkin.
“Sipas Kushtetutës, ushtria mund të luaj rol mbështetës, logjistik, të ndërtojë objekte afër kufirit e gjëra të tjera. Megjithatë, ushtria nuk duhet të luaj rolin e forcave të rendit”, thotë ajo.
Rreth 1500 trupa ushtarake janë dërguar në kufirin me Meksikën javën e kaluar dhe numri i tyre mund të rritet në ditët në vijim. Zoti Homan tha gjatë fundjavës se prania e trupave dërgon, siç tha ai,“një sinjal të fortë për botën që kufiri ynë është i mbyllur”./ VOA
GAZA- Një zyrtar i lartë izraelit ka thënë se disa nga pengjet e liruara nga Gaza deri më tani sipas marr&eu...
kaja kallas BRUKSEL- Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas ka njoftuar përmes një postimi në ...
foto ilustruese UKRAINË- Trupat e Koresë së Veriut duket se janë tërhequr përkohësisht nga vija e frontit në Rusi p...
mitsotakis dhe kryepeshkopi GREQI- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe Kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, I...
BRUKSEL- Peter Sorensen ka marrë dritën jeshilë ditën e sotme për të qenë i dërguari i Bashkimit Evropian për dia...
peter sorensen BRUKSEL- Peter Sorensen ka marrë pëlqimin përfundimtar nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian për posti...
Seanca PRISHTINË- Seanca fillestare për katër të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt është shtyrë për 31 ...
Zjarri KUKËS- Një apartament është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Kukës. Mësohet se zjarri...
Lukashenko BJELLORUSI- Udhëheqësi autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenko, ka siguruar mandatin e shtatë, pas mbajtjes së zgjedhjeve...
Kartmonedha e re BELIZE- Belize ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm duke zëvendësuar imazhin e mbret...