Video tronditëse/ Ishin në lokal, ‘’Shqiponjat’’ futen brenda dhe dhunojnë avokatin Altin Goxhaj dhe analistin Shpend Gashi
Pamje nga një incident në qendër të Tiranës tregojnë efektivë të forcave “Shqiponja” duke hyrë në...
Pamje nga një incident në qendër të Tiranës tregojnë efektivë të forcave “Shqiponja” duke hyrë në...
Sipas informacioneve paraprake, momentet e tensionit janë shoqëruar me ndërhyrjen e efektivëve të policisë, të cilët kan...
Protestuesit janë zhvendosur tashmë pranë Komisariatit numër 3 në Tiranë. Zona është kthyer në një fushë ...
Sheqeri ishte një nga figurat më të ekspozuara që iu përgjigjën urdhrit të Ramës për çlirimin e hapës...
Protesta në Tiranë është përshkallëzuar sërish, këtë herë pranë Kryeministrisë. Protestuesit kan&...
Ish-ministri socialist Arben Malaj mendon se Partia Socialiste duhet t’i heqë Edi Ramës shumicën prej 83 mandatesh në Kuvend, pasi s...
Një telefonatë që paralajmëronte praninë e mundshme e personave të armatosur mes protestuesve ka qenë arsyeja e angazhimit ...
Protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të Partisë Socialiste duke thyer xhamin e derës kryesore të selisë. ...
Një protestues deklaroi se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha duhet të largohen, duke i akuzuar se bashkëpunojnë ba...
Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka reaguar lidhur me revoltën studentore në Shqipëri, duke bërë thirrje t&...
Nga Adrian Thano
Në Romë ka shumë vila madhështore, por pak janë si Villa Doria Pamphili, një pallat i shekullit XVII me kopshtet aristokratike që shtrihen sa një lagje e tërë. Dikur ishte rezidenca e familjes Pamphili, që la gjurmë në historinë papnore; sot është skena e preferuar e qeverive për t’u takuar mes gurëve të lashtë dhe kamerave 4K.
Aty ku dikur flitej për shpëtimin e shpirtit, sot flitet për fondet e BE-së dhe marrëveshjet e migracionit. Nuk mungon sigurisht ceremoniali barok: kolona, mozaikë, trëndafila që u bëjnë sfond fjalimeve për bashkëpunim të ndërsjellë.
Pikërisht këtu, në këtë amfiteatër luksi, do të takohen qeveria shqiptare dhe ajo italiane. Do të jetë mbledhja e parë mes dy qeverive; edhe më bukurania padyshim. Një shenjë miqësie mes popujve? Sigurisht. Por edhe një kujtesë se politika moderne e do shumë skenografinë.
Italia e Melonit dhe Shqipëria e Ramës e kuptojnë njësoj rëndësinë e imazhit. Pamja, ndriçimi, tapetet dhe “kuadri historik” peshojnë po aq, ndoshta më shumë, se vetë përmbajtja.
Andaj, jo vetëm Italia, që shpiku barokun, po edhe Shqipëria e vogël, vjen me të njëjtën drithërimë përballë pasqyrave të veshura me ar të vilës Pamphili. As qeverisë së saj nuk i mungon dashuria për luksin dhe koreografitë.
Kushedi sa udhëzime të detajuara me ton të tendosur po shpërndahen në telefonat ministralë për pamjen. Kostumet, grimi, pozat duhet të jenë perfekt të koordinuara me llambadarët dhe freskot e vilës Pamphili. Çfarë ndjesie e thellë të bëhesh i bukur për historinë!
Të gjitha këto plus titujt e mëpasëm në media do ta bëjnë këtë moment të madh, serioz dhe imponues.
Dikush mund të thotë që do ishte mirë që në kohët e sotme, kaq të vështira dhe sfiduese për popujt, qeveritë të bëjnë më pak shpenzime për luksin teatral e më shumë politikë që u shërben njerëzve; që vendi i takimit apo pamja e dekorit të jenë më modeste, etj, etj.
Baah! Këto janë broçkulla baroke!
Nesër ministrat do të kalojnë të freskët e të parfumosur përmes aeroportit të Rinasit, drejt vilës së trëndafilave rokoko. Do kalojnë pikërisht aty ku një ditë më parë u derdh gjak. Një tjetër vrasje, këtë herë në portën hyrëse të vendit, si për t’u kujtuar atyre që siguria është barok vetëm në fjalime, ndërsa në terren, skena është më shumë gotike.
Por mos u shqetësoni. Për momentin asgjë nuk i pengon fluturimet mbi re luksi. Dhe mbi realitetin.
Nga Luçiano Boçi Atentati i djeshëm në vendin më të survejuar në Shqipëri pas Kryeministrisë, nuk &e...
Atentati i ndodhur pranë aeroportit të Rinasit, ku u vra me mbi 100 plumba, Gilmando Dani, shënon një pikë kulminante të krimit ...
Nga Ermal Peçi Ka fjali që mjafton t’i thuash njëherë dhe historia kujdeset vetë për t’i kthyer në boomerang...
Nga Basir Çollaku Raundi i parë… Bandat janë përplasur… Dosjet janë ndezur… Ortakëritë janë...
Nga Ilir Kalemaj Sado syze rozë apo mavi qofshin, prapëseprapë, raporti final i OSBE-ODIHR-it ishte më problematik se ai i 2021-shit dhe th...
Mirëmbrëma, Miq, ndjekës të Piranjave, qytetarë të Tiranës, Njerëz që takova… dhe ata që s’m&e...
Një projektligj i propozuar nga qeveria si pjesë e paketës fiskale krijon një shteg të madh për uljen e taksave të biznesev...
Kam shkruar edhe para ca javësh (6 Tetor 2025) afërsisht mbi këtë gjë. Por vendosa të fokusohem akoma më shumë në n...
Pas shkatërrimit të bregdetit nga privati me leje nga qeveria, tashmë radhën e kanë malet. “Paketa e Maleve”, synon pik&e...
Nga Dojna Mema Tetori është muaji i fjongove rozë. Muaji i fushatave për kujdesin ndaj grave, i pankartave me slogane të zgjuara, i ...