EDITORIAL

Po në Rinas, ku ishte policia, znj. Koçiu?!

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2025, 18:01

Po në Rinas, ku ishte policia, znj. Koçiu?!

Nga Ermal Peçi

Ka fjali që mjafton t’i thuash njëherë dhe historia kujdeset vetë për t’i kthyer në boomerang. Ministrja e Brendshme, znj. Albana Koçiu, deklaroi me plot seriozitet: “Unë nuk besoj se ka ndonjë vend të botës ku polici të rrijë në kuzhinë për të parandaluar që djali të godasë babai me thikën e bukës, apo në një vend të botës ku polici rri në kuzhinën e restorantit për të parandaluar picierin të godasë me thikë kuzhinierin.”

E tha me bindje, me tonin e dikujt që do të shpjegojë absurditetin e kërkesës për siguri të plotë. Por ja që pak minuta më vonë, realiteti i dha një shuplakë të ftohtë këtij cinizmi institucional: në Rinas, po, në Rinas! Aty ku duhet të ketë më shumë policë se kudo tjetër, ndodhi një atentat mafioz në mes të ditës. Një i vrarë, një i plagosur. Në portën hyrëse të Shqipërisë.

Në vend që të ishte polici në kuzhinë, rezulton se nuk ishte as në aeroport! Ky nuk është më paradoks, është dështim sistemik. Më keq akoma: është dështim që ndodh nën shoqërimin e frazave propagandistike që tingëllojnë si humor i zi. Çfarë vlere kanë konferencat për “rend dhe siguri” kur një atentat ndodh mu në zemër të sigurisë kombëtare, në aeroportin ndërkombëtar të vendit?

Siguria kombëtare nuk është thjesht një fjalë për raporte institucionale. Ajo fillon te perceptimi i qytetarit që ndjehet i pambrojtur në çdo hap në rrugë, në treg, në aeroport. Si mund të ndjehet i sigurt qytetari kur një ekzekutim ndodh në mes të ditës në një zonë të mbushur me policë, kamera dhe shërbime sigurie?

Ku është parandalimi për të cilin flitet aq shpesh në konferenca?

Ku janë analizat e inteligjencës policore që duhej të kishin sinjalizuar një rrezik të tillë?

Pse gjithmonë policia shfaqet pas krimit, kurrë përpara tij?

Nuk mjafton të thuash se “po hetojmë”. Policia duhet të jetë parandaluese, jo dekorative. Nuk mund të funksionojë si një aparat që thjesht mbërrin me sirena pas tragjedisë.

Në një vend normal, pas një ngjarjeje të tillë, do të flitej për përgjegjësi, jo justifikime. Në Shqipëri, për fat të keq, flitet për fjalime. Nëse nuk ka kuptim të jetë polici në kuzhinë, mirë, por duhet të ketë kuptim të jetë polici në Rinas. Duhet të ketë kuptim të jetë në çdo vend ku armët flasin lirshëm dhe ku bandat ndajnë territorin pa ndjerë asnjë ndalesë ligjore.
Znj. Koçiu, Shqipëria nuk kërkon që polici të ruajë çdo thikë të bukës, por të mos lejojë që thikat e krimit të ngulen në trupin e shtetit.

Kur vritet dikush në Rinas, nuk është më çështje picierësh apo kuzhinash është çështje e sigurisë kombëtare.
Është një paralajmërim se shteti nuk është as në kuzhinë, as në rrugë, as në aeroport.

Është një shtet që nuk është askund./piranjat.al

Artikuj te sugjeruar

EDITORIAL 8 Nëntor14:06

Ra ky raport e u pamë!

Nga Ilir Kalemaj Sado syze rozë apo mavi qofshin, prapëseprapë, raporti final i OSBE-ODIHR-it ishte më problematik se ai i 2021-shit dhe th...

EDITORIAL 31 Tetor22:22

Kuotat e Tetorit Rozë!

Nga Dojna Mema Tetori është muaji i fjongove rozë. Muaji i fushatave për kujdesin ndaj grave, i pankartave me slogane të zgjuara, i ...

EDITORIAL 31 Tetor21:08

Kabineti im!

Nga Leonard Bombaj Kur po zbrisnim “Qafë Thanën” u shfaq një pamje fantastike mbi liqen, me ishuj drite. Një metaforë n...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë