10 vjet burgim Millorad Gjokoviçit për krime lufte ndaj popullsisë civile
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...

ZVICËR- Artistët që do të marrin pjesë në ‘Eurovision 2025’, do të lejohen të sjellin vetëm flamurin zyrtar të shtetit të tyre në ngjarjet zyrtare të Eurovisionit, duke përjashtuar kështu flamujt që përfaqësojnë komunitetin LGBTQ+, përfshirë edhe flamurin e krenarisë (Pride).
Sipas udhëzimeve të reja për politikën e flamujve, të siguruara fillimisht nga transmetuesi danez DR dhe më pas të publikuara nga PinkNews, pjesëmarrësit e këtij viti dhe delegacionet e tyre mund të sjellin në hapësirat zyrtare të Eurovisionit vetëm flamurin kombëtar të shtetit që përfaqësojnë.
Kjo përfshin edhe Ceremoninë Hapëse të Eurovisionit, skenën e Eurovision Village, Green Room-in dhe vetë skenën kryesore të Eurovisionit. Kjo do të thotë se artistët e komunitetit LGBTQ+ që garojnë këtë vit, përfshirë disa prej favoritëve si Miriana Conte nga Malta, JJ nga Austria dhe Erika Vikman nga Finlanda, nuk do të mund të shfaqin flamuj të komunitetit gjatë performancave të tyre.
Vitin e kaluar, fituesi nga Zvicra, Nemo, i cili identifikohet si person jo-binar, zbuloi se ishte ndaluar nga organizatorët të merrte në skenë flamurin jo-binar. Si rezultat, ai tha se e kishte futur fshehurazi flamurin për të mundësuar prezantimin e tij në paradën e flamujve.
“Duhej ta fshihja flamurin për ta futur, sepse Eurovisioni nuk e lejonte, por unë e bëra gjithsesi. Shpresoj që edhe të tjerët ta kenë bërë njësoj”, kishte thënë Nemo atëkohë.
Këtë vit, pjesëmarrësit do të lejohen të marrin në paradën e flamujve vetëm flamurin kombëtar të ofruar nga transmetuesi zviceran SRG SSR. Gjithashtu, nuk do të lejohen flamuj për të shprehur solidaritet me vende të tjera, si për shembull flamuri Ukrainës. Organizatorët kanë paralajmëruar se do të ketë “pasoja” për ata që nuk i respektojnë rregullat e reja, por kur u pyetën nga DR për detaje shtesë, Bashkimi Evropian i Transmetimeve (EBU) nuk dha sqarime të mëtejshme.
Në një përgjigje për PinkNews, një zëdhënës i Eurovisionit tha: Politikat zyrtare për flamujt në ‘Eurovision 2025’ janë zhvilluar nga transmetuesi mikpritës zviceran SRG SSR në bashkëpunim me EBU-në, veçanërisht për hapësirat zyrtare të ESC, me qëllim që të sigurohet qartësi për publikun dhe delegacionet. Bashkërisht kemi synuar të krijojmë një ekuilibër që audiencat dhe artistët të mund të shprehin entuziazmin dhe identitetet e tyre, duke ofruar gjithashtu më shumë qartësi për delegacionet lidhur me hapësirat zyrtare.
Në përputhje me ngjarje të tjera garuese ndërkombëtare, në hapësirat zyrtare, që përfshijnë Skenën, Green Room-in, Eurovision Village dhe Tepihun Turkiz, lejohet vetëm përdorimi i një flamuri kombëtar për çdo delegacion.
Jashtë këtyre hapësirave zyrtare, politika për flamujt është e njëjtë si për publikun: lejohet përdorimi i të gjithë flamujve që lejohen sipas ligjeve zvicerane, duke ofruar mundësi të gjera për shprehjen e identiteteve personale. Ndërsa rregullat për artistët janë ashpërsuar këtë vit, ato janë zbutur për fansat që do të marrin pjesë në ngjarjet zyrtare të Eurovisionit, përfshirë gjysmëfinalet dhe finalen që do të mbahet në arenën “St. Jakobshalle” në Bazel të Zvicrës.
Fansat do të lejohen të marrin me vete “çdo flamur apo pankartë”, për sa kohë që ato nuk përbëjnë rrezik për sigurinë apo procesin e prodhimit të spektaklit, dhe janë në përputhje me ligjet zvicerane. Ndalohet përdorimi i flamujve që përmbajnë përmbajtje raciste, diskriminuese, apo simbole që nxisin urrejtje, fyerje ose shpifje. Po ashtu, flamujt me simbole të organizatave terroriste të ndaluara do të ndalohen. Flamujt ishin një temë shumë e diskutuar edhe në edicionin e kaluar, ku lejoheshin vetëm flamujt e 37 shteteve pjesëmarrëse dhe flamuri i përgjithshëm Pride.
Disa fansa të Eurovisionit kishin raportuar se nuk u ishte lejuar hyrja në arenën Malmö të Suedisë me flamuj të ndryshëm të komunitetit LGBTQ+, ndërsa të tjerë kishin hasur vështirësi me flamurin e Bashkimit Evropian. Po ashtu, flamuri palestinez ishte i ndaluar, si pjesë e vendimit kontrovers për të lejuar pjesëmarrjen e Izraelit pavarësisht luftës së vazhdueshme Izrael-Gaza. Sipas DR, flamuri palestinez këtë vit do të lejohet në arenën ku mbahet ‘Eurovision 2025’.
SKOCI- Princi i Uellsit, William dhe gruaja e tij Kate Middleton, po festojnë përvjetorin e 14-të të martesës në nj&eu...
SHBA- Aktorja Priscilla Pointer, e cila u shfaq në filmat Dallas dhe horror Carrie, vdiq në moshën 100 vjeç. Lajmi u dha nga një po...
SHBA- Një trailer i parë dhe shumë mbresëlënës është publikuar për "The Smashing Machine", dramën sportive t...
SHBA- Raporti përfundimtar i autopsisë së Betsy Arakawa zbuloi se mushkëritë e saj ishin prekur për shkak të sindrom&e...
SHBA- Irene, vajza e Robert De Niros, zgjodhi në moshën 29-vjeçare të fliste publikisht për herë të parë d...
SHBA- Duke folur ekskluzivisht për PEOPLE në shfaqjen e premierës së Love Hotel në një rezidencë private në Bel-A...
SHBA- Channing Tatum dhe Inka Williams e bënë zyrtare lidhjen e tyre duke postuar foto së bashku në rrjetet sociale. Modelj...
SHBA- Taylor Swift dhe Travis Kelce janë ende të lidhur fort pavarësisht se shoqërohen me grupe të ndryshme miqsh kohët e fundit...
SHBA- Këngëtarja Katy Perry foli të martën pasi mori urrejtje brutale në internet për turneun e saj "Lifetimes" dhe fluturi...
FRANCË- Ka filluar gjyqi i 10 personave të akuzuar për grabitjen e Kim Kardashian në një hotel në Paris në vitin 2016....