SOCIALE

Do të mërziteni shpesh dhe mund të ndiheni të pafuqishëm, parashikimi i Horoskopit për sot

M.B. Përditësimi i fundit 14 Maj 2024, 07:36
Do të mërziteni shpesh dhe mund të ndiheni të
Foto ilustruese

Dashi


Gjatë kësaj dite ka rrezik që gjërat t’iu ecin keq. Do mërziteni shpesh dhe mund të ndiheni të pafuqishëm për të vepruar. Nëse keni një lidhje motivet e debateve me partnerin do jenë më të shumta. Nëse tregoheni paksa më të drejtpërdrejtë me të mbase gjërat mund të përmirësohen. Nëse nga ana tjetër jeni beqarë duhet të shfrytëzoni çdo mundësi që do iu jepet për të dalë e për të njohur persona të rinj. Në punë duhet të mbani pak distancë nga personat që dikur ju kanë bërë dëm. Nga ana tjetër bëhuni të duruar dhe fillimisht mundohuni të vini rregull. Në planin financiar duhet të jeni sa më vigjilentë që të mundeni sepse vetëm kështu do shmangni problemet.


Demi


Gjatë kësaj dite optimizmi do ju pushtojë gjatë gjithë kohës dhe buzëqeshja do mbizotërojë në çdo çast. Ju të dashuruarit do përjetoni emocione shumë të forta. Partneri do ju bëjë një deklaratë fantastike e cila do ua mbushë zemrën me gëzim. Ju beqarët do jeni gati edhe për aventura kalimtare mjafton që të mos mbeteni më të vetmuar. Në punë ka mundësi të merrni një propozim mjaft interesant. Peshojini mirë gjërat para se të hidhni vendime të mëdha. Nuk ka për të pasur më kthim mbrapa. Në planin financiar gjendja do vijë duke u përmirësuar. Sido që të jetë shpenzimet duhet të vazhdoni ende t'i kryeni me maturi.

Binjakët


Ka mundësi t’i shihni gjërat me një sy tjetër sot dhe kjo do ju sjellë goxha probleme. Mundohuni të ndryshoni pa iu ndërlikuar gjërat shumë. Ju të dashuruarit duhet të bëni shumë kujdes që të mos e tradhtoni atë që keni në krah. Po bëtë gabime të tilla jo vetëm që do ndaheni, por do krijoni edhe një përshtypje të keqe për veten. Ju beqarët ka rrezik të jeni impulsivë dhe mund të hidhni hapa të pamenduara mirë. Në punë do jeni mjaft kompetentë, por do keni persona rreth e rrotull që do mundohen gjithë kohës t’iu prishin planet. Largoni gjithë ata të dyshimtët nga vetja. Sektori i financave ka për të mbetur i qëndrueshëm. Do dini mirë si t'i organizoni të ardhurat.

Gaforrja


Dielli dhe Saturni do bëhen bashkë gjatë kësaj dite për t’iu siguruar momente edhe më të këndshme. Do dini përherë si të veproni. Venusi, perëndesha e dashurisë do ketë goxha ndikim për ju që keni një lidhje. Priten momente të këndshme dhe emocione shumë të forta. Ju beqarët gjithashtu do jeni me fat dhe jeta mund t'iu ndryshojë njëherë e përgjithmonë. Në punë do e bëni çdo gjë cilësore dhe do merrni përgëzime të njëpasnjëshme nga shefat tuaj. Në këtë mënyrë do ndiheni edhe më krenarë për veten. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë që situata të mbetet e qëndrueshme duhet të tregoheni në çdo moment të matur dhe të kujdesshëm.

Luani


Gjatë kësaj dite do bëni mirë të dëgjoni instinktin pasi ai do ju çojë në rrugën e duhur. Do ju duhet të bëni zgjedhje goxha të rëndësishme. Për ju të dashuruarit priten momente entuziaste ka. Sot do i shihni gjërat me një sy tjetër dhe për gabimet e bëra do kërkoni falje. Ju beqarët duhet t'i bëni sytë katër në çdo moment të ditës, pasi personi i ëndrrave mund të shfaqet kur ata më pak do e prisni. Në punë do e adhuroni postin e ri që iu është dhënë. Për të arritur qëllimet përfundimtare do jeni të gatshëm edhe të mbani pak distancë nga kolegët. Buxheti do ketë përmirësime goxha të mëdha falë një trashëgimie ose falë një shpërblimi të majmë.

Virgjëresha


Pak nga pak do filloni të keni besim tek ata që ju rrethojnë gjatë kësaj dite dhe do i hidhni hapat më të sigurta. Nëse keni një lidhje mundohuni të jeni sa më të qetë dhe të mos debatoni për gjëra të kota me atë që keni në krah. Po bëtë të kundërtën marrëdhënia mes jush do tensionohet. Ju beqarët do bëni mirë të mos i besoni plotësisht pamjes së jashtme të disa personave për të hedhur hapa me tej. Në punë nuk do ju mungojë aspak motivimi, vetëm se nuk duhet t’iu besoni plotësisht personave që do i keni rreth e rrotull. Në planin financiar nuk keni për të pasur asnjë lloj problemi, kështu që mund të jeni të qetë.

Peshorja


Nuk do ju mungojë për asnjë çast realizmi gjatë kësaj dite dhe gjërat kanë për t’iu ecur më së miri. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e bukur dhe e ekuilibruar. Nuk do ndodhë asnjë lloj problemi apo mosmarrëveshjeje me atë që keni në krah. Ju beqarët do jeni në humor të mire dhe gati edhe për aventura kalimtare. Për ju e rëndësishme është të mos qëndroni vetëm. Në punë do jeni gjithë kohës nën dritën e projektorëve kështu që duhet të tregoheni të kujdesshëm. Mos thoni fjalë të pamenduara dhe as gjeste të nxituara. Buxheti do jetë disi më i kënaqshëm se më parë, megjithatë mirë është që të prisni edhe pak para se të bëni investime.

Akrepi


Herë pas here do ndodheni në situata të vështira gjatë kësaj dite dhe do ndiheni në ankth për vendimet që duhet të merrni. Për ju të dashuruarit e sotmja konfliktuale. Në çdo moment do keni debate të forta me të dhe asgjë nuk do ecë si do dëshironit. Nëse jeni beqarë më mirë të mos tentoni të joshni e të flirtoni sepse do ketë persona që do përfitojnë vetëm për t'iu shfrytëzuar. Në punë mos prisni favore nga dikush, por përqendrohuni tek detyra dhe bëni më të mirën që të mundeni. Financat ka rrezik të përkeqësohen ndjeshëm për shkak të shpenzimeve të palogjikshme që do kryeni.

Shigjetari


Gjatë kësaj dite duhet të bëni përpjekje vërtet të mëdha për të shmangur tensionon dhe problemet në çdo fushë. Ju të dashuruarit do keni mendime shumë të ndryshme nga partneri lidhur me disa çështje dhe marrëdhënia me të nuk ka për të qenë aspak ashtu si e keni ëndërruar. Po u treguat kokëfortë dhe po nuk pranuat të bashkëpunoni nuk keni për të ecur gjatë së bashku. Edhe ju beqarët do jeni pa fat në dashuri. Nëse në punë doni të kërkoni një post të ri, bëni kujdes me mënyrën sesi do e kërkoni këtë gjë. Çdo fjalë e gabuar sot mund t’iu sjellë probleme nesër. Buxhetin mbajeni nën kontroll sepse në të kundërt do keni probleme serioze.

Bricjapi


Do keni temperament paksa të papërmbajtshëm gjatë kësaj dite, por do mundoheni ta keni çdo gjë në favorin tuaj. Për ju të dashuruarit priten momente mjaft pozitive dhe të këndshme. Do merreni vesh për çdo gjë me atë që keni në krah dhe mes jush nuk kane për të lindur debate. Nëse jeni beqarë duhet të prisni momentin e duhur që t'ia shprehin ndjenjat dikujt që pëlqeni. Në punë do iu jepet një mundësi shumë interesante të cilën duhet ta pranoni pa u menduar gjatë. Keni për ta parë sa mirë do ju ecin gjërat më pas. Në planin financiar do ju mbështesin mjaft të afërmit dhe situata do fillojë të normalizohet ndjeshëm.

Ujori


Yjet do i keni në favorin tuaj gjatë kësaj dite, por duhet të bëni pak kujdes me mënyrën e të folurit. Nëse keni një lidhje bëni të pamundurën që t'i kushtoni edhe më shumë kohë atij që keni në krah pasi në të kundërt marrëdhënia mes jush do fillojë të ftohet dhe partneri do shohë diku tjetër. Ju beqarët do jeni shumë të paqëndrueshëm në mendime dhe as vete nuk do dini çfarë të bëni. Në punë mirë është të mos ua tregoni kolegëve qëllimin që keni sepse ata do e shfrytëzojnë për t’iu prishur planet. Tregohuni hermetikë dhe do jeni më të fituar. Për financat ka për të qenë një ditë goxha e vështirë dhe stresuese. Bëni kujdes!

Peshqit


Frika nuk e shmang rrezikun kështu që sot duhet të keni më shumë besim dhe të jeni fillimisht të ndershëm me veten tuaj. Për ju të dashuruarit ditë me pak e tensionuar ka për të qenë kjo e sotmja. Do jeni më të logjikshëm dhe do i kuptoni edhe gabimet që keni bërë më herët. Ju beqarët do joshni gjatë gjithë kohës, por nuk do ja dilni ende të filloni një lidhje. Në punë do i keni mendimet e qarta dhe do ndiqni strategji strikte. Çdo gjë për ju ka për të ecur edhe më mirë nga sa e kishit menduar. Në planin financiar Plutoni do ju shtyjë të tentoni të fitoni para me mënyra të shpejta. Kujdes sepse po gabuat mund të humbni më shumë sesa të fitoni.

parashikimi i horoskopi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan