HUMOR

Financat nuk do jenë të mjaftueshme, parashikimi i Horoskopit për sot

M.B. Përditësimi i fundit 18 Mars 2025, 07:28

Financat nuk do jenë të mjaftueshme, parashikimi i Horoskopit për

Dashi

 

 

Jo çdo e vërtetë duhet thënë gjatë kësaj dite sepse mund të lindin probleme goxha serioze. Nëse keni një lidhje nuk priten stuhi të fuqishme nëse din të tregoheni të kujdesshëm dhe të matur. Shmangni edhe prekjen e temave delikate. Nëse jeni beqarët duhet t’i gjykoni gjërat mirë para se të hidhni hapa. Mundësitë do jenë disa, por jo të gjitha do jenë të shkëlqyera. Në punë duhet të jeni shumë më të duruar dhe më largpamës sepse përndryshe do ju dalin probleme më serioze. Për buxhet më të mirë duhet të shpenzoni me sa më shumë kursim që të mundeni.

Demi

 

Disa pengesa në rrugën e realizimit të projekteve do ju dalin gjatë kësaj dite. Vërtet do ndiheni të pasigurt, por mirë është të ruani sa më shumë besimin. Nëse jeni në një lidhje do i qëndroni besnikë atij që keni në krah dhe për asnjë arsye nuk do e braktisni. Ju beqarët ka mundësi të përqendroheni aq shume tek puna saqë as nuk do ju shkojë nëpër mendje dashuria. Në punë përgatituni për vështirësi. Asgjë nuk ka për të qenë e lehtë sot, megjithatë asnjëherë nuk duhet ta lëshoni veten. Financat mund të përkeqësohen vetëm po kryet shpenzime të pamatura.

Binjakët

 

Ditë e mbushur me gjallëri, alegri dhe ngjyra do jetë kjo e sotmja. Do keni dëshirë të lëvizni, të njihni vende të reja dhe të eksperimentoni. Ju të dashuruarve sado që t'iu joshin dhe t'iu bëjnë propozime interesante, nuk do tundoheni aspak dhe as që do ju shkojë ndër mend ta tradhtoni partnerin. Ju beqarëve do ju ndodhë një takim i papritur që mbase nuk mund të çojë në lidhje afatgjatë, por emocionet do jenë të fuqishme. Në punë do mendoni të jepni dorëheqjen dhe të filloni diçka tuajën. Në planin financiar do jeni të vendosur ta përmirësoni situatën dhe nuk do i vini vetes asnjë limit.

Gaforrja

 

Sot do ndryshoni shpesh mendim dhe nuk do e mbani mërzitjen. Pavarësisht se çfarë do thoni në një moment do tregoheni më të hapur për diskutime. Nëse jeni në një lidhje do viheni përballë disa zgjedhjesh dhe duhet të merrni vendime të rëndësishme. Nëse jeni beqarë do qëndroni gjithë kohës para pasqyrës dhe do mendoni se jeni shumë të bukur. Duke ju rritur mendja do e keni të vështirë të pranoni ftesat e çdokujt. Në punë do arrini më shumë nëse bashkëpunoni me kolegët tuaj. Financat do jenë normale. Mundohuni të jeni të logjikshëm me shpenzimet dhe situata do mbetet e mirë.

Luani

 

Sot Mërkuri do ju bëjë shumë impulsivë dhe do bëni atë që do ju vijë në mendje në moment. Tendenca për të komanduar do bëhet e padurueshme për të tjerët. Nëse jeni në një lidhje nuk do ketë moment pa debate. Nuk do merreni vesh aspak me atë që keni në krah dhe do e kritikoni edhe kur nuk do keni arsye. Lidhja juaj nuk do jetë ne ditën me fat. Ju beqarët në të kundërt do favorizoheni. Mund të afroheni më shumë me disa persona seriozë. Në punë do keni ide fantastike dhe do merrni rolin e komandantit. Shpenzimet do i kryeni pa maturi dhe ne mbrëmje mund të vijnë pasojat e para.

Virgjëresha

 

Sot ka rrezik të keni disa vështirësi dhe probleme sidomos në marrëdhënien me të tjerët e me seksin e kundërt. Nëse keni një lidhje ka rrezik t'iu mungojë durimi dhe mund të thoni gjëra të pamenduara mirë. Ka rrezik që pasdite të fillojnë problemet. Ju beqarët do e lini veten të lirë dhe papritur do shihni se dikush do ju afrohet goxha. Jepini atij mundësinë për t'u njohur. Në punë do keni disa vështirësi të vogla, por fale ideve origjinale dhe fale këmbënguljes do kaloni gjithçka. Për financat do keni një dhunti që do ua adhurojnë të gjithë. Do dini kur t'i vini fre vetes.

Peshorja

 

Venusi dhe Neptuni do sjellin turbullira ne jetën tuaj sot. Nuk do i shihni gjërat me qartësi dhe ne disa momente atmosfera do ju duket mbytëse. Nëse jeni në një lidhje mundohuni të mos e acaroni partnerin për gjithçka sepse po u inatos ai mund të dalë nga vetja. As temat delikate mos i prekni. Ju beqarët do e keni të vështirë të pranoni propozimet që do ju bëhen dhe do ja mbathni. Nëse në pune keni për të nënshkruar kontrata apo keni për të përmbyllur projekte, tregohuni shumë të kujdesshëm. Sipas Dritare.net ka mundësi që t'iu dalin edhe të papritura. Shpenzimet kryeni gjithë kohës me kujdes dhe nuk do gjendeni në vështirësi.

Akrepi

 

Sot yjet do ju mbushin me mendime pozitive dhe ide fantastike për ta bërë jetën më të bukur. Për ata që janë në një lidhje do jetë një ditë jashtëzakonisht e favorshme. Do kaloni plot çaste të ngrohta me atë qe keni ne krah, do bashkëpunoni për çdo gjë dhe do gjeni mirëkuptim për gjithçka. Ju beqarët do kenë një takim të papritur, por vendimtar. Në punë ka mundësi t'iu kërkoni shefave një specializim më shumë në mënyrë qe të jeni edhe më të aftë. Mbështetja e tyre do jetë e pakushtëzuar. Buxheti do jetë i shkëlqyer kështu që do ndiheni të qetë kur të shpenzoni.

Shigjetari

 

Sot do influencoheni pozitivisht nga yjet dhe do bëni atë çfarë do ndieni. Nëse jeni në një lidhje do keni ide brilante si ta bëni çdo moment sa më të bukur. Edhe partneri do ju ftoje në restorante, koncerte apo mjedise që ju i adhuroni. Nëse jeni beqarë, një mik do ju bëjë një ftese. Duke e pranuar atë nuk do e përballoni dot tundimin për të hedhur edhe ndonjë hap më tej. Në punë do kërkoni ta përmirësoni projektin që keni nisur dhe kolegët do ju mbështesin. Buxheti nuk do jetë i keq, por ai mund të përmirësohet tej mase nëse shfrytëzoni mundësitë dhe pranoni propozimet për punë.

Bricjapi

 

Mundohuni të organizoheni më mirë gjatë kësaj dite dhe të jeni të sigurt kur të hidhni hapa. Ju që jeni në një lidhje nuk do keni ditëm më të mirë të mundshme. Pasioni do zbehet dhe gjithçka do fillojë të duket e mërzitshme. Nuk do ndieni më emocionet e dikurshme. Venusi do jetë planeti dominues tek ju beqarët dhe do iu bëjë më joshës dhe flirtues. Nuk do humbisni asnjë mundësi që do iu jepet, por rezultatet do i shihni më vonë. Në punë do keni një vizion më të qartë të situatës dhe do e rimerrni veten. Edhe sektori i financave mund te fillojë të normalizohet nga pasditja.

Ujori

 

Sot do jeni të paqëndrueshëm dhe gati për të ndërmarrë çdo lloj sfide. Nuk do qëndroni asnjëherë në një vend. Ju të dashuruarit do jeni shumë impulsivë dhe pa dashje mund ta lëndoni atë që keni në krah. Kini të paktën kurajën të kërkoni falje. Ju beqarët do ndiheni gati për të bërë ndryshime në jetën tuaj dhe do i pranoni disa ftesa që do iu bëhen. Në punë do zotëroni një energji të paimagjinueshme dhe mund të arrinin ndryshime radikale që do i lënë të gjithë me gojë hapur. Financat do i mbani goxha të mira edhe pse do arrini të kryeni shpenzimet e menduara.

Peshqit

 

Për shkak të ndikimit të keq të hënës sot ka rrezik të influencoheni shumë nga të tjerët. Mësoni ndonjëherë të thoni edhe jo. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që sot të fillojnë debatet e forta për disa çështje shumë delikate. Tregohuni ë diplomatë dhe matini fjalët nëse nuk doni probleme serioze. Ju beqarët më mirë t'i merrni gjërat shtruar dhe të mos kërkoni me ngulm një person për ta pasur pranë. Në punë do jeni shumë të zotët dhe do i zgjidhni edhe disa çështje të vështira të ditëve më parë. Edhe miqtë do i ndihmoni pa u menduar dy herë. Buxheti ka për të qenë aq i mirë sa do mund të shijon kënaqësi të reja.

horoskopi

video

Çfarë rri në mendjen e një Piranje në mënyrë të përhershme?

Çfarë rri në mendjen e një Piranje në mënyrë të përhershme?

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 18

Industritë e rënda dhe ndotja e lumenjve

Një 'lapsus' i qëllimshëm

Historia e një 'arkitekti' profesionist

Makinat 'private' të bashkisë Tiranë

Aferat korruptive pas skandalit të Gramshit

'Landfilli' abuziv i bashkisë së Krujës

Kush i dogji plehrat e Shijakut

Mirësia

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 17

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Papërgjegjshmëria apo paaftësi

Sekti i bordit të mbikqyrjes publike

Bashkia Tiranë zhvat bizneset

Beteja për pastrimin e Prishtinës

Fëmijët që nuk i lexon më as algoritmi

Shkeljet ligjore në koncertin e Noizy-t

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 16

Prapaskenat në kurriz të një mësueseje

Prishtina dy javë mes mbeturinash

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Universiteti i arteve si 'fabrikë' titujsh

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Shkatërrimi i parkut qokë për Noizyn

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 15

A duhet të kontrollohen dyqanet e kafshëve

Ndarja e një çifti dhe vajza mes tyre

Kur kushërira të premton 'Parajsën'

Shteti i paligjshmërisë mund qytetarët

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Konflikt interesi apo korrupsion

Fjalimi i fitores i Edi Rames.

Kaçaniku, qyteti i ekstremistëve

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 14

Kursimet e një jete dhe mashtrimi me pronat

Rama, gënjeshtra me taksimin

Masakra mjedisore që po shkatërron Tiranën

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

Aksidenti i Burrelit dhe indiferenca e autoriteteve

Kur shteti ndërton pa lejen e shtetit

Demokracia

Dy kryebashkiakë dhe 'malet' me plera

Drejtori i ardhshëm i administratës.

Premtimet e Edi Ramës në Berat

Thonë se tragjedia dhe komedia ecin bashkë: Rilindja nisi si humor i zi, po mbaron si dramë mavi.

Një studim shkencor ka vërtetuar se tallavaja është muzika qe rrit sasine e qumështit tek delet.

Premtimet e Edi Ramës në Tepelenë.

Premtimet e Edi Ramës për Memaliaj.

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 13