
SHBA- Jean Claude Van Damme po përballet me akuza të rënda, pasi dyshohet se kishte pasur marrëdhënie seksuale me gra që ishin viktima të trafikimit të qenieve njerëzore. Sipas një raportimi, aktori i njohur dhe ish-sportisti i arteve marciale është përfshirë në një rast të shfrytëzimit të grave nga një organizatë kriminale në Rumani.
Ankesa e depozituar në Drejtorinë Rumune për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit (DIICOT) pretendon se 64-vjeçari ishte në dijeni të gjendjes së grave, të cilat iu dorëzuan si dhuratë në një event në Kanë. Hetimi tashmë ka marrë përmasa ndërkombëtare, ndërsa Gjykata e Lartë e Francës pritet të japë dritën jeshile për nisjen e ndjekjes penale.
Udhëheqësi i rrjetit të trafikut të qenieve njerëzore dyshohet se është biznesmeni rumun dhe pronar i një agjencie modelimi, Morel Bollea. Incidentet e dyshuara kanë ndodhur në Kanë, në një event të organizuar nga vetë Van Damme. Nuk është sqaruar saktësisht se kur kanë ndodhur ngjarja.
Avokati Adrian Koukoulis, i cili përfaqëson një nga viktimat e supozuara, tha se gratë ishin në një situatë të cenueshme, me dyshimin se ato kishin qenë viktima të shfrytëzimit.
“Në një moment, në Kanë, në një ngjarje të organizuar nga Jean-Claude Van Damme, disa rumunë që po hetohen për formimin e një grupi kriminal dhe trafikim njerëzor dyshohet se i ofruan atij pesë gra rumune, modele në Rumani, që të kishte marrëdhënie seksuale me to”, tha Koukoulis.
"Personi që merrte këto 'përfitime' ishte në dijeni të situatës së tyre. Nga dëshmitë, është e qartë se Jean-Claude Van Damme e dinte se këto gra po shfrytëzoheshin," shtoi avokati.
Hetimi penal nga DIICOT u nis pas një ankese nga një grua që pretendon se ka qenë dëshmitare okulare e ngjarjeve të ndodhura në Gjykatën e Lartë në Francë ndjekja penale.
Pasi të identifikohen të dyshuarit, ata do të thirren në Rumani për të dëshmuar. Sipas Koukoulis, ky rast është pjesë e një hetimi më të gjerë për trafikimin e qenieve njerëzore dhe lëvizjen e të miturve, i cili filloi në vitin 2020 nga prokuroria rumune. Deri më tani, përfaqësuesit e Jean-Claude Van Damme nuk kanë komentuar mbi akuzat.
jean claude van damme