Teksa të gjithë jemi sy e veshë për të parë se çfarë postojnë ish-banorët e BBV në rrjetet e tyre sociale, kjo ndikon dhe tek numri i ndjekësve në Instagram. Mes shumë personazheve pjesëmarrës në BBV, disa prej tyre kanë spikatur më shumë duke u bërë protagonistë të këtij edicioni dhe duke marrë një audiencë të madhe.
Por cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram këtë javë?
Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë personat që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave dhe për të cilët publiku interesohen vazhdimisht t’i shohë dhe t’i ndjekë.Nga Zhaklina Lekatari e deri te Luiz Ejlli, i cili kryeson në rritjen e ndjekësve këta janë ish-banorët e shtëpisë së BBV që nuk po ndalen nga shtimi i ndjekësve në instagram, tiktok dhe rrjete të tjera sociale.
10. Zhaklina Lekatari ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit për shkak të reagimeve kundër saj në rrjet pasi u shpreh se ‘ndihet më e sigurt aty ku nuk ka shqipo’. Kjo ka bërë që ajo të humbasë 500 ndjekës në “Instagram”.
9. Dea Mishel e ftuar së fundmi në “Wake Up” ka shprehur hatërmbetjen me një nga ish-banorët e “Big Brother VIP”. Ajo ka shtuar 1 mijë ndjekës nga java e kaluar dhe llogaria e saj në “Instagram” tashmë numëron 290 mijë ndjekës.
8. Njësoj si Dea, edhe Efi Dhedhes po ashtu ka shtuar 1 mijë fansa në llogarinë e saj këtë javë, duke numëruar 593 mijë ndjekës.
7. Mbrëmjen e djeshme Krist Aliaj dhe Ronaldo Sharka kanë darkuar me disa miq të tyre e këtë na e kanë treguar me disa postime në “Instastory”. Por jo vetëm kaq, një vajzë bjonde misterioze ka qenë më afër Kristit se të tjerët dhe këtë Ronaldo nuk mund të mos e ndante me ndjekësit. Ronaldo ka fituar 2 mijë ndjekës në “Instagram” për këtë javë.
6. Dy nga banorët më të komentuar, padiskutim që kanë qenë Bled Mane dhe Nita Latifi. Dyshja madje patën një afrimitet me njëri-tjetrin, dhe u duk se mund të niste një raport mes tyre. Ndërkohë, ngacmimet nuk kanë munguar mes dyshes, që pas daljes nga “BBV”, me Bledin që ka thumbuar shpesh Nitën. Ai ka fituar këtë javë 2400 ndjekës.
5. Kiara Tito po përjeton momentet më të lumtura me bashkëshortin e saj, Luizin. Ajo ka fituar 3 mijë ndjekës më shumë në krahasim me javën e kaluar.
4. Keisi Medini tashmë vazhdon karrierën e saj në muzikë duke ndjekur hapat e të atit, Sabianit, dhe ka publikuar këngën e saj më të re. Ajo ka fituar 4 mijë ndjekës dhe numëron 343 mijë fansa në “Instagram”.
3. Jori Delli ishte një ndër personazhet më simpatike dhe energjike brenda shtëpisë së “BBV”. Ajo ka qenë mjaft aktive pas daljes së saj me video të shumta humoristike të postuara në llogaritë e saj sociale. Jori ka fituar 5 mijë ndjekës më shumë.
2. Nita Latifi ishte vetëm një hap larg finales së madhe të “Big Brother VIP”, por ende konsiderohej si një prej lojtareve më të forta. Këngëtarja i është futur tashmë punës për krijimin e projekteve të reja muzikore. Këtë javë ajo ka fituar 6 mijë ndjekës.
1. Vendit i parë i takon Luiz Ejllit me plot 13 mijë ndjekës më shumë, duke shkuar kështu në 611 mijë ndjekës. Kohët e fundit ai ka qenë gjithashtu mjaft aktiv me projekte muzikore dhe intervista të shumta televizive.
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
27 Maj15:00
“S’e kisha mendjen për lidhje” Ja se si nisi dashuria midis Almedës dhe Tolgës!
Almeda Abazi ka ndarë për të gjithë publikun historinë e saj të veçantë të njohjes me aktorin dhe producentin t...
SOCIALE
27 Maj14:00
Cindy Marina tregon se cila është dhurata më e bukur që i ka bërë Genar Topalli
Cindy Marina ka folur në intervistën e saj të veçantë tek “Në kurthin e Piter Pan” për marrëdhënien...
SOCIALE
27 Maj09:46
‘Notre Dame De Paris’ në Tiranë, Rama në podcast me Elhaida Danin: Ka qenë një fiksim i përbashkët! Këngëtarja: E bindur se do ketë sukses të madh
Sot në podcastin e kryeministrit Edi Rama, 'Flasim', ka qenë e ftuar këngëtarja e mirënjohur Elhaida Dani e cila ka folur për sf...
SOCIALE
27 Maj09:00
Me Luizin apo me Kristin? Armaldo zbulon se ndaj të cilit mban më shumë inat për lojën që kanë bërë
Ish banori i Big Brother VIP Albania 2, Armaldo Kllogjeri ka zbuluar së fundmi se me cilin prej banorëve mes Kristit dhe Luizit ka hatërmbetjet...
SOCIALE
27 Maj08:30
Big Brother u bë shkak për shkarkimin nga puna si tenor, Armaldo sqaron të vërtetën: Për të arritur qëllimet në jetë duhet të sakrifikohesh
Tenori i njohur shqiptar Armaldo Kllogjeri, i njohur tashmë për publikun si ‘Maestro’ ka rrëfyer detaje nga jeta e tij pas pjes&eum...
SOCIALE
27 Maj07:00
‘Iu pret një fundjavë vendimtare, mund të nxiteni nga ngjarje të papritura’, njihuni me parashikimin e horoskopit për ditën e sotme
Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill
Kohët e fundit keni pasur një rënie fizike edhe për shkak të angazhimeve të shumta q...
SOCIALE
26 Maj15:00
Koha ka ndalur për të! Xhoana Nano rishfaqet në Shqipëri, feston 50-vjetorin e lindjes (FOTOT)
TIRANË- Rikthehet Xhoana Nano! Që pas largimit nga politika të bashkëshortit të saj, ish-kryeministrit Fatos Nano, edhe Xhoana Nano d...
SOCIALE
26 Maj10:08
Kreditë me probleme, Mali i Zi dhe Shqipëria me nivelet më të lartë në rajon
TIRANË- Me gjithë tendencën e vazhdueshme në rënie gjatë viteve të fundit, Shqipëria ende vazhdon të ketë nj...
SOCIALE
26 Maj07:00
Çfarë kanë rezervuar yjet për fatin tuaj sot?
Çdo dëshirë e juaja nuk mund të jetë një urdhër për personat që janë pranë. Kjo është arsye...
SOCIALE
25 Maj22:00
"Ka njerëz që nuk kanë dashur që ne të jemi bashkë"/ Stresi zbulon të vërtetën e marrëdhënies me Noizyn
Reperi i njohur Stresi ka dhënë së fundmi një intervistë për ku mes të tjerash ka folur dhe për bashkëpunimin e p...