
"Dua të kujtohem së pari si artiste, pse jo, e më pas si aktore", deklaronte sa ishte në jetë ikona e kinematografisë italiane Gina Lollobrigida që më janar të këtij vit u nda nga jeta në moshën 94 vjeçare.
Ministria Italiane e Kulturës nderon kujtimin e saj me një eskpozitë unuke në një nga ndërtesat më të bukura të Romës, Palazzo Pioli në hije të sheshit Fontana di Trevi.
Është një tribut dedikuar karrierës e talentit të një prej artisteve më të mira të kinemasë italiane, ideuar nga Nën sekretarja e qeverisë italiane, Lucia Borgonzoni e nga Drjtoresha e shtëpisë së kinematografisë italiane Cinecitta, e cila ka vënë në dispozicion arkivin Luce me fotografi e video që kujtojnë Xhinën e madhe botët e saj.
"Të gjitha botët e Xhinës" titullohet kjo ekspozitë e është një homazh ndaj Lollobrigida-s aktore, skulptore, fotografe e udhëtare.
"Gina është një simbol i emancipimit e aftësisë së grua. Përmes artit ka ditur të përformoj duke dhuruar jetë të reja në figurën e saj artistike. Përmes artit figurativ arrit një kalibër artistik të pa imagjinuar nga asnjë yll ndërkombëtar filmi dhe e para në stilin e saj", u shpreh në inaugurimin e ekspozitës Nën Sekratarja Borgonzoni.
"Të gjitha botët e Xhinës" përmban 120 fotografi, dy fustane origjinale të saj realizuar enkas nga shtëpia e modës Gattinoni, dy komplete veshje marrë nga filmat "Gruaja më e bukur në botë" e " Venera Imperiale" si dhe disa bizhuteri personale kaq të adhurueshme nga diva italiane.
Në ambientet e kësaj ekspozite vizituesit mund të shijojnë dhe video nga jeta private e pjesë nga filmat e njohur ku ajo ka qenë protagoniste.
Një nga botët e Gina Lollobrugida është pasioni i saj për fotografinë e gjen aty fotografi të Indira Gandhi, Fidel Castro, Henry Kissinger, Maria Callas, Liza Minnelli, realizuar nga vetë ajo.
Ndërsa në vitet e fundit të jetës u dedikua pasionit të skulpturës me objekte të artit të saj realizuar në mermer e bronz.
Gina Lollobrigida nuk ishte vetëm ikonë e kinematografisë italiane por dhe e magjisë hollywoodiane. Gjatë karrierës së saj recitoi pranë aktorëve të mëdhenj si Anthony Quinn, John Huston e Robert Siodmak, Marcello Mastroianni a Yul Brynner, da Sean Connery e Rock Hudson a Gérard Philip, Burt Lancaster, Frank Sinatra e ka realizuar mbi 60 filma të sukseshëm.
Gina Lollobrigida ka fituar 1 Golden Globe, 6 cmime Davide Donatello, 2 Nastri d'Argendo, 1 cmim në Festivalin e Berlinit , 1 nomination Bafta e 1 nomination Golden Globe.
Në ceremoninë e Oscar 2023, Lenny Kravitz i dedikoj një homazh në piano divës së kinematografisë botërore. Botët e Xhinas, janë një kujtesë e gati 1 shekulli histori jo vetëm e jetës së kësaj artiste por dhe e kinemasë botërore.
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
11 Qershor13:00
Këmbimi valutor për sot! Euro në pikiatë, dollari shitet me 99 lekë, çfarë po ndodh me monedhat e huaja? (GRAFIKU)
TIRANË- Këmbimi valutor për ditën e sotme. Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 97.6 l...
SOCIALE
10 Qershor20:00
“S’prisja ftesë në dasmën e saj”- Balina Bodinaku nuk heq dorë nga përplasja me Arbana Osmanin: Marrëdhënia jonë s’ishte aq e ngushtë, ndaj…
Balina Bodinaku i është rikthyer edhe njëherë përplasjes virtuale që pati me Arbana Osmanin. Ajo ka folur për deklaratë...
SOCIALE
10 Qershor19:28
4 vite pas ndarjes nga Nora Istrefi, Robert Berisha bën deklaratën e fortë dhe i habit të gjithë
Robert Berisha dhe Nora Istrefi i dhanë fund martesës së tyre 4 vite më parë, një ndarje goxha e bujshme në showbizin shqip...
SOCIALE
10 Qershor19:00
Nuk zënë mend asnjëherë, 4 shenjat e zodiakut që "vdesin" të përsërisin gabimet e tyre!
Njerëzit bëjnë gabime gjatë gjithë kohës dhe nuk ka asgjë të keqe për sa kohë që mësoni prej tyre ...
SOCIALE
10 Qershor18:00
“S’e dija”, Klea habitet kur mëson ç’ka bërë Elgiti në dasmë
Dasma e Kleas dhe Elgitit ishte një nga më të bukurat në showbizin shqiptar. Çifti foli për detajet teksa ishin të ftuar ...
SOCIALE
10 Qershor11:17
Kiara apo Bora, cilën zgjedh Olsa Muhameti?
Olsa Muhameti është regjisorja shqiptare e cila ka bashkëpunuar me emra të njohur të ekranit.
Së fundmi, ajo ka nisur xhirimet ...
SOCIALE
10 Qershor11:15
Finalja e Champions League, City-Inter, gjithçka që duhet të dini!
TURQI - Me titullin e favoritit absolut, skuadra e Pep Guardiolës mbërriti në Stamboll – pasi fitoi Premier League (...
SOCIALE
10 Qershor08:38
VIDEO - Mbyllet sezoni i parë/ Edhe Piranjat nuk ju kanë shpëtuar lapsuseve, momente gazmore nga backstage
Dje ''Piranjat'' mbyllën sezonin e tyre të parë në Syri Tv, ku denoncuan dhjetëra padrejtësi që u janë bërë ...
SOCIALE
9 Qershor17:00
Johnny Depp refuzon kthimin te ‘Piratët e Karaibeve’! Producenti: Më vjen keq që ngatërrohet jeta personale me gjërat që ne bëjmë
Koha e Johnny Depp-it në rolin e personazhit të njohur të botës së kinematografisë, kapitenit Jack Sparrow, duket se ka marr&eum...
SOCIALE
9 Qershor16:00
“Jemi të lidhur përgjithmonë”- Don Xhon i jep fund beqarisë? Modelja ruse zbulon detajin që konfirmon…
Reperi i njohur shqiptar, Don Xhon dhe modelja ruse Ariana Lirey janë ndër çiftet më të përfolura të showbizit shqiptar. ...