INVESTIGIME

Call Centerat mashtrues që lulëzojnë në mes të Tiranës/ A ka dijeni policia për këtë aferë kriminale?

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Mars 2026, 10:05

Ky është një call center i gatshëm për t’u hapur në kompleksin e pallateve Delijorgji, ndërsa këta jemi ne, bashkë me kolegët italianë të emisionit Le Iene, duke zbuluar këto aktivitete mashtruese cep më cep Tiranës.

Sipas kësaj harte të vënë në dispozicion nga një bashkëpunëtor i yni, që kishte punuar në disa prej tyre. Aksioni ynë i përbashkët ka nisur që në nëntor të vitit të kaluar, kur një i ri italian u infiltrua në njërin nga grupet mashtruese që operonte në mes të kësaj kulle luksoze në mes të Tiranës.

Gjithçka u konkretizua me mbylljen e këtij call centeri dhe arrestimin e tetë personave nga SPAK.

Diçka që na entuziazmoi, sidomos pas atij momenti të parë zhgënjyes, kur u përballëm me ambientet e boshatisura nga çdo pajisje që mund të provonte vërtetësinë e asaj që ne kishim dokumentuar për dy ditë me radhë.

Por shpejt gjërat morën për mirë dhe agjentët e BKH arritën të gjurmojnë disa pjesëtarë të grupit kriminal që mashtronte shtetasit e huaj dhe t’i arrestojnë teksa përpiqeshin të fshinin provat në një ambient në katin e pestë të Down Town, një tjetër kullë luksoze, jo shumë larg nga kulla e parë. Kjo do të ndodhte para një muaji, kohë e mjaftueshme për t’i harruar gjërat. Të paktën në Shqipëri.

E meqë jemi te harresa...

Më datë 24 shkurt, Gjykata e Posaçme e Apelit do të ndryshonte masën e sigurisë për 5 nga të arrestuarit e SPAK, duke i dërguar në arrest shtëpie. Por ky lajm nuk ishte asgjë.

Sepse me sa duket personat në kërkim nga SPAK, të cilët dyshoheshin si pronarë të call centerit të sapo sekuestruar. Tani ta ndalojmë pak bisedën me këtë denoncues tonin dhe të rikthehemi aty ku e nisëm.

Tek harta e call centerave që na dha bashkëpunëtori ynë i parë. Duke filluar me Kompleksin Delijorgji, aty ku me sa kuptojmë numri i call centerave mashtrues është shumë i madh. Informacionet tona janë të sigurta dhe, krahas njeriut tonë, janë të verifikuara nga persona që kanë punuar në këto ambiente.

Por edhe pse me këto të dhëna tepër të besueshme, sërish përballemi me befasi. Heshtje e plotë, asnjë shenjë jete, vetëm dyer të mbyllura. Sidoqoftë, nuk i humbim shpresat dhe provojmë në disa adresa të tjera, ku deri para pak ditësh punohej me intensitet.

Ndërsa ne trokasim në dyert e call centerave të sinjalizuar, një nga shoqëruesit tanë na orienton në një tjetër ambient ku shihej qartë se po përgatitej të hapej një call center i ri.

Në realitet, edhe pse pritëm pafund, askush nuk erdhi.

I vetmi person me të cilin kishim të bënim ishte ky punëtor, pa asnjë lidhje me aktivitetin e paligjshëm, i cili po merrej me instalimin e internetit. Prandaj vendosëm që kërkimin tonë ta spostojmë te një tjetër zonë, në pallatin e madh tek Farmacia 10, ku sipas informacioneve, deri pak ditë më parë mashtroheshin shtetas europianë nga e gjithë bota.

Por edhe aty zogu që i kishte njoftuar kishte qenë më i shpejtë se sa ne, duke na lënë sërish përballë dyerve të mbyllura, pa asnjë person brenda. Nga dështimi në dështim mbërrijmë tek një tjetër pikë e hartës, në kompleksin Halili, tek Rruga e Dibrës, atje ku mes njësive të kësaj qendre të vogël tregtare kanë vegjetuar prej vitesh tre call centera.

Aq sa të gjithë e dinë për ekzistencën dhe spostimet e tyre të vazhdueshme. Call centerat e hartës na bien një nga një, edhe pse informacioni ishte shpërndarë brenda një rrethi shumë të ngushtë personash.

Sidoqoftë, le të provojmë një të fundit...

Në mes të Bllokut, ngjitur me vilën e diktatorit Hoxha.

Por kur jemi ngjitur në katet më të larta të pallatit, banorët na njoftojnë se këtu lart ka pasur një call center. Dhe në të vërtetë ashtu ka ndodhur. Në katin më të lartë të pallatit, atje ku deri pak ditë më parë ka qenë një call center që mashtronte europianët me investime në bursë, gjejmë vetëm një punëtor ndërtimi, i cili kuptohet që nuk ka lidhje me atë që ka ndodhur më përpara.

Kjo është salla e madhe në të cilën deri pak ditë më parë punonin rreth 100 operatorë.

Në një pjesë të sallës janë lënë telajot motivuese që, me sa kemi kuptuar, gjenden në çdo call center mashtrues. Ndërsa këtu është ajo çfarë ka mbetur nga zyrat e drejtuesve. Edhe në këtë rast, asnjë rezultat. Vetëm ambiente të boshatisura apo dyer të mbyllura që na kanë shoqëruar përgjatë gjithë ditës.

Në fakt policia jo vetëm që ka informacion, por gjithashtu ka në dorë prej dy javësh edhe denoncimin bashkë me hartën. Por edhe ne nuk kemi qëndruar në shpresë të policisë dhe hartës që ia kemi dhënë në pjatë. Sepse disa dyshime i kishim. Prandaj gjatë këtyre ditëve kemi vënë në shënjestër një call center për të cilin na informoi një vajzë që kishte punuar për disa muaj atje.

Bëhet fjalë për këtë strukturë në Rrugën e Kavajës, shumë pranë kompleksit Delijorgji. Të dhënat duken tepër të sakta dhe të detajuara, prandaj së bashku me vajzën pozicionohemi përballë call centerit të sapohapur në adresën e re.

Atje ku rreth orës 9 vijnë njëri pas tjetrit operatorët dhe konsulentët e punësuar atje. Pasi pjesa më e madhe e punonjësve kanë hyrë për të nisur punën, njëri nga operatorët turq del nga struktura dhe rikthehet atje me një person të panjohur.Këto pamje ishin xhiruar vetëm pesë ditë përpara ndërhyrjes tonë. Ndaj nuk na mbetet gjë tjetër, vetëm të thërrasim policinë. Pas këtyre premtimeve të inspektorit të policisë, gjithçka dukej se po shkonte në sinkron. Nga njëra anë ne, nga ana tjetër punonjësit e policisë.

Më në fund gjithçka është nën kontroll.

Prania e policisë na e shton besimin se kësaj radhe do t’i kapim mat keqbërësit. Por edhe këtu, në momentin e fundit, diçka nuk shkon. Në kushtet kur policët na i hëngrën fjalët, na ngelet neve të bëjmë punën e tyre. Ndërkohë, pas këtij momenti hezitimi, uniformat blu, të njoftuar nga dikush sipër tyre, ikën me urgjencë duke përsëritur argumentin se i duhet një denoncim në komisariat.

Gjë që, siç ju thamë, e kemi bërë javë më parë. Madje në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Tani, pas këtyre dështimeve spektakolare, le të rikthehemi tek nisja e këtij investigimi.

Tek call centeri në Kullën e Gjelbër.

Për ta kuptuar edhe ata që na shohin për herë të parë: call centeri ku 40 ditë më parë u bë ndërhyrja e SPAK në Kullën e Gjelbër është rihapur, kësaj radhe në Ring Center, tek Zogu i Zi. Imagjinoni pak fuqinë ekonomike që kanë këto banda kriminale.

Materialet që iu sekuestruan në katin e pestë të Down Town One, tavolina, karrige, kompjutera, monitorë, ekrane LED për rreth 500 operatorë, punime të brendshme, të gjitha kapin vlerën e mbi 1 milion eurove.

Sidoqoftë, kjo për ta është një kërcitje gishtash. Ashtu siç është një kërcitje gishtash mbyllja e punëve me ata që kanë detyrë t’i gjurmojnë dhe t’i kapin për këtë veprimtari kriminale që po kryejnë.

Ndaj, pa humbur aspak kohë, keqbërësit kanë vënë në punë strukturën e re nën moton: një ditë pa punë, një ditë pa bukë.Pikërisht këtu, në njërën prej qendrave tregtare më të mëdha dhe më të njohura në Tiranë. Pasi jemi siguruar se aktiviteti i paligjshëm është në këmbë, ngjitemi në katin e pestë të qendrës tregtare, së bashku me kolegët italianë.

Call centeri është i blinduar në mënyrën më perfekte. Krahas hyrjes gjithmonë të mbyllur, në të cilën hyhet vetëm me kartë, përballë kemi tre truproja të palestruar, të cilët duket qartë se nuk kanë asnjë problem të përballen me këdo që i afrohet aktivitetit mashtrues që po mbrojnë.

Në fakt policinë po e kërkojmë edhe ne prej orësh, pa asnjë rezultat.

Pas muajsh dokumentimi të këtij aktiviteti, me fakte, dëshmi dhe kamera të fshehta, ajo që mund të thuhet me siguri është se jemi përpara një situate alarmante. Nuk flitet për ndonjë call center mashtrues aty-këtu, por për një pafundësi të shpërndarë në të gjithë kryeqytetin, që zhvasin çdo muaj qindra milionë euro nga llogaritë e shtetasve europianë.

Gjithçka nën hundën e policisë, e cila edhe kur ia kemi servirur të gatshme për të ndërhyrë, ka zgjedhur të shmanget, duke u kapur pas detajeve burokratike që i kanë dhënë kohën e mjaftueshme mashtruesve për të mbyllur ambientet e zbuluara nga ne e për t’u zhvendosur diku tjetër.

Derisa t’i zbulojmë sërish./ piranjat.news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

 

 

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan