INVESTIGIME

Call Center-at mashtrues të Tiranës! PIRANJAT brenda skemës më të madhe të mashtrimit që zhvat miliona euro qytetarëve europianë

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2026, 21:05

Call Center-at mashtrues të Tiranës! PIRANJAT brenda skemës

Në Tiranë, prej më shumë se një dekade, lulëzon një industri që nuk figuron në statistikat zyrtare, por që prodhon miliona euro çdo vit, të gjitha të vjedhura nga xhepat e qytetarëve europianë, nëpërmjet call center-ave me investime fiktive në bursë, ku janë punësuar me mijëra të rinj, të cilët, pas fjalëve trading, broker, financë, përpiqen të bindin çdo ditë viktimat për të investuar në diçka që nuk ekziston.

Katër vite më parë ne u angazhuam në ndjekjen dhe denoncimin e një rasti mashtrimi ndaj një pensionisti italian, që kishte rënë viktimë e njërit nga grupet e shumta kriminale të Tiranës.

Në vitin 2018, Antonio Blezi, një 80-vjeçar nga Roma, kishte marrë një telefonatë nga një numër i panjohur.

David Adams, në realitet, është një nga emrat e artit që mashtruesit online përdorin në telefonatat që bëjnë me klientët. Në momentin që Antonio kishte depozituar shuma të konsiderueshme dhe shikonte se si fitimet ishin rritur, nga konsulenti i tij me emrin David Adams i kërkohet të investojë sërish, sepse momenti ishte i mirë për të fituar. Duke parë që në grafika situata financiare është e kënaqshme, 80-vjeçari tenton të tërheqë diçka nga fitimi i mbledhur, por aty përballet me një të papritur që nuk e imagjinonte.

Në këtë pikë, Antonio kërkon t’i kthehet pas vetëm shuma e depozituar, pa kuptuar ende që nuk do të shihte më asnjë cent nga kursimet e një jete. Me disa lidhje dhe informacione nga brenda call center-it, Antonio arrin të zbulojë se gjithçka ishte organizuar nga Tirana, prandaj vendos të vijë vetë për t’u përballur me personin që fshihej pas këtij mashtrimi.

Pas kësaj përballjeje dhe refuzimit të Blerinës për të kthyer paratë, Antonio bëri denoncim në Policinë e Tiranës. Pak ditë më vonë, Blerina Kamberi u arrestua, për t’u lënë e lirë dy orë më vonë. Ajo që ne kemi ndjekur dhe treguar vite më parë ishte vetëm një pikë uji në një oqean të madh mashtrimi, me të cilin u njohëm falë bashkëpunimit me kolegët italianë të emisionit Le Iene.

Prej muajsh, gazetari Luigi Pelazza ishte angazhuar në investigimin e kësaj skeme, duke e nisur fillimisht nga Italia, ku premtoheshin investime në bursat e kompanive më të njohura dhe prestigjioze. Kuptohet, e gjitha një mashtrim. Por aty u kuptua që bëhej fjalë për një rrugëkalim drejt mashtrimit të madh. Sepse call center-at italianë, në fakt, ishin thjesht përcjellës të viktimave drejt platformave mashtruese jashtë Italisë, që bënin goditjen fatale. Dhe gjurmët e para çuan në Qipro.

Një shtet i njohur për kompanitë guackë, licencat fiktive dhe pastrimin e parasë.

Por kësaj radhe gjërat ndryshonin, sepse nuk bëhej më fjalë për evazion fiskal apo politikanë të korruptuar që donin të fshihnin gjurmët, por për grupe kriminale që zhvasnin individë të panjohur, kryesisht të moshuar. Në Qipro, kolegët italianë takuan Paolën dhe të fejuarin e saj, të cilët tregojnë se shumat e tyre varionin nga 250 mijë euro.

Sepse gjurmët e radhës të sillnin në Tiranë, që me rritjen e beftë ekonomike, kullat luksoze dhe fasadën e një kryeqyteti në ekspansion të përditshëm, kishte marrë në dorë skemën më të madhe mashtruese në qarkullim. Thënë shkurt, ishte zemra e këtij megaoperacioni mashtrimi, me përmasa që shkojnë përtej çdo imagjinate. Gjithçka do të niste nga ky vend në fund të nëntorit 2025, kur një gazetar italian i infiltruar do të niste punë në call center-in në katin e 13-të të kësaj kulle luksoze në qendër të Tiranës.

Aty ku Alma, Carlo, Ines, Enzo dhe Franco do t’i mësonin atij sekretet e zanatit të mashtruesit.

Gjithçka në vetëm dy ditë.

Por përpara se të shkojmë te kjo bandë kriminale që operonte në qendër të Tiranës, le të kuptojmë pak se si funksionon skema e mashtrimit që boshatis çdo ditë llogaritë e shtetasve europianë. Nëse klienti pranon, automatikisht kthehet në një viktimë. Sepse në këtë operacion asgjë nuk është reale. Në këtë pikë, kur viktima nis të besojë seriozisht se fitimet po rriten dita-ditës, hyn në skenë konsulenti.

Por kur klienti kërkon të tërheqë fitimet, që sipas grafikës janë rritur ndjeshëm, ata thjesht zhduken.

Tani të rikthehemi aty ku e lamë, te kulla e gjelbër në qendër të Tiranës, në të cilën arritëm të infiltrojmë një të ri italian, që pasi shkruan se ishte i interesuar për punë, i shpjegon me mesazh njërës prej drejtueseve të call center-it se ka një eksperiencë trevjeçare në Qipro si konsulent.

Thënë shkurt, i infiltruari ishte një investim për të mos u humbur.

Prandaj përgjigjja për të vjen thuajse menjëherë dhe, pas disa pyetjeve teknike dhe shkëmbimit të të dhënave personale, drejtuesit e call center-it e njoftojnë se do ta kontaktojnë sërish. Telefonata, kësaj radhe, vjen nga Alma, team leader, e cila nuk zgjatet shumë me kortezi, por hyn drejt e në temë, duke i kërkuar sa para arrinte të zhvaste kur punonte në Qipro. Shumat e tij i duken thuajse minimale Almës, e cila, me njëfarë krenarie, zbulon shifrat e përfitimeve që nxjerr çdo muaj një konsulent, e cila kap vlerën e 1 milion eurove.

Nëse këto shifra, nga 300 mijë në 1 milion, i shumëzojmë me minimumi 50 konsulentë të këtij call center-i, arrijmë pa frikë në 25 deri në 30 milionë euro në muaj.

Por kuptohet që në këtë bandë hajdutësh të gjithë duhet të mbeten të kënaqur, prandaj konsulentëve u është lënë një pjesë prej 20-21 % e tortës së vjedhur, që në rastin më të mirë kap vlerën e 200 mijë eurove në muaj.

Edhe në këtë zanat vjedhësish profesionistë ka preferenca. Italianët, p.sh., që e kanë gjuhën e nënës, janë më të preferuar në treg, sepse, kuptohet, janë më të besueshëm për viktimën, që shpeshherë, kur dëgjon dikë me theks shqiptar, mbyll menjëherë telefonin. Ndaj edhe trajtimi që u rezervohet atyre që vijnë nga Italia në Shqipëri për të vjedhur paratë e bashkatdhetarëve të tyre është vërtet special; bileta të paguara, shtëpi gratis, rrogë e garantuar, plus përqindjet nga mashtrimi.

Kjo është një jetë ëndrrash, prandaj bashkëpunëtori ynë nuk mendohet dy herë e pranon ofertën, duke hyrë në një organizatë kriminale që përfiton miliona euro të vjedhura nga qytetarët europianë. Bashkëpunëtori ynë pritet në aeroport në ditën e caktuar. Personi që e takon i dorëzon çelësat e apartamentit dhe i tregon adresën ku duhet të shkojë. Banesa e rezervuar për punonjësin e ri italian të call center-it është pak të quhet dinjitoze. Gjithçka e arreduar mjaft mirë dhe fare pranë qendrës së Tiranës. Sipas udhëzimeve që i janë dhënë, ai nuk flet asnjëherë në telefon, kontrollon me shumë kujdes ambientin në kërkim të ndonjë përgjuesi apo kamere të fshehtë dhe më pas shtrihet për të fjetur.

Ditën e nesërme, siç ishte rënë dakord, prezantohet për të nisur punën. Mashtruesit i kanë vendosur zyrat në Forever Green Tower, një nga kullat më interesante të Tiranës. I riu merr ashensorin që të çon në katin e 13-të. Gjithçka në këto ambiente ngjan me një aktivitet të ligjshëm. Në recepsion janë dy vajza, të cilat, si në një hotel, kërkojnë dokumentin, ndërkohë që konsulentët e tjerë po përgatiten të nisin një ditë të zakonshme mashtrimi. Menjëherë pas prezantimit në recepsion, bashkëpunëtorit i kërkohet të lërë celularin dhe xhupin në njërën nga ndarjet e bëra enkas, ndërkohë që të njëjtën gjë bëjnë edhe kolegët që po hyjnë një nga një në zyrë.

Kuptohet që kjo është një masë sigurie. Askush nuk duhet të dokumentojë aktivitetin kriminal që bëhet çdo ditë në mes të Tiranës.

Ndërkohë që puna ka nisur, 50 konsulentë mashtrues, djem dhe vajza të rinj, shumica të diplomuar, baballarë që i edukojnë fëmijët me vlerat e moralit dhe shoqërisë, nëna që janë shembulli për t’u ndjekur, shndërrohen në vjedhës të paskrupullt që zhvasin çdo ditë viktimën e radhës./Piranjat.news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

 



Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan