Nga Londra në Madrid, Vjenë, Stockholm e Hagë/ Vala e protestave për Zvërnecin prek qytete të tjera europiane
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
TIRANË - Kushdo nga ne sapo del në mëngjes, apo kur kthehet në darkë në shtëpi, përballet me pamje të tilla kur fëmijë të pashoqëruar kërkojnë lëmoshë, pastrojnë xhama makinash apo shësin facoleta, fara, kikirikë dhe lule.
Janë fëmijë të familjeve në nevojë të cilët shpesh detyrohen nga prindërit të bëjhnë diçka jashtë dëshirës së tyre, edhe me koston e humbjes së vitit shkollor.
Në raportin e fundit të publikuar nga Agjensia Shtetërore për të drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, për vitin 2023 janë raportuar 1027 raste reja të fëmijëve në situatë rruge...
Ndërkohë për vitin 2024, nuk janë bërë ende publike shifrat zyrtare.
Po çfarë ndodh çdo ditë në rrugët e Tiranës? Piranja Luela Gaxhja kreu një investigim rrugëve të kryeqytetit, ku fëmijë të grupmoshave të ndryshme dalin rrugëve të makinave duke kërkuar lëmoshe. Sapo I afrohemi njëres prej tyre, ajo sheh kamerën dhe nuk jep asnjë përgjigje, por fakti që në orën 8 te mëngjesit është aty, tregon qartë se as ky fëmijë nuk shkon në shkollë, ashtu si bashkëmoshatarët e saj të intervistuar më përpara.
Po cilat janë autoritetet që duhet të kujdesen për këtë kategori fëmijësh të cilët në vend që të shkojnë në shkollë kërkojnë lëmoshë rrugëve të Tiranës? Në majë të piramidës për gjithë këto detyra në mbrojtje të fëmijëve, është një institucion i veçantë që quhet Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen dhe Të Drejtat e Fëmijëve.
Por sa realisht funksionon ky zinxhir institucionesh me në krye Agjensinë Shtetërorë Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve Telefonata e parë me operatorët linjës kombëtare të këshillimit për fëmijë na rezulton e pasuksesshme, por siç thonë këmbëngulja paguhet.
Por ky vetëm fillimi i punës. Pasi operatorët e linjës së këshillimit, marrin telefonatën, detyra e tyre është të raportojnë tek skuadrat e terrenit në njësitë e mbrojtjes së fëmijëve pranë bashkisë. Dhe këtu vjen pjesa e vështirë, ajo e largimit të fëmijëve nga rruga. Për këtë do vijnë punonjëset e bashkisë... Të paktën kështu shpresuam...
Pasi pritëm rreth 45 minuta askush nuk erdhi. Duket se skuadrat e terrenit kanë shumë punë për të bërë, po ashtu edhe supervizorët e tyre në Agjensinë Kombëtarë të Mbrojtjes së Fëmijëve të cilët me sa duket se kanë aspak idenë e kësaj indiference institucionale.
Por le të vazhdojmë, sepse kjo kategori fëmijësh që braktisin shkollën dhe kalojnë gjithë paraditen duke lypur rrugëve të Tiranës, në darkë zëvendësohën nga një tjetër grupim... Shitësit e qendrës. Një grup i madh fëmijësh mblidhen çdo mbrëmjë në sheshin Skenderbej, nga ku më pas shpërndahen nëpër lokalet e zonës.
Por ka edhe nga ata që janë rritur para kohe, dhe kanë nisur veset e para. Si këto dy 10 vjeçarë të cilët po kërkojnë të djegin çdo etapë të jetës. Fëmijë të pjekur përpara kohë, të cilët dalin çdo ditë në punë, njëlloj si të rriturit.
Pjesa më e madhe e tyre kanë këtë orar pune. Imagjinoni pak, fëmijë që po rriten por që mjaftohen me 6 orë gjumë. Është e kuptueshme që një shumë e tillë prej 30 apo 50 mijë lekësh në natë, është tepër e lakmueshme për një familje në nevojë, por a mund të përfitohet kjo me çmimin e humbjes së shkollës dhe të ardhmes të fëmijës?
Është momenti të telefonojmë edhe njëherë Alo 116-tën me shpresën se kësaj radhe skuadrat e terrenit nuk do të jenë aq të zëna sa paradite.
Se kush janë skuadrat e terrenit nuk e kemi aspak idene, por ajo që dimë është që i ndoqëm këta dy fëmijë për më shumë se një orë rrugëve të Bllokut, dhe asnjë skuadër nuk u pa përreth. Prandaj provojmë të telefonojmë sërish 116-tën por kësaj radhe me sa duket orari për ta ka përfunduar. Numri është përkohësisht jashtë shërbimit.
Gjithsesi në këtë situatë të papreçedent të nxjerrjes në rrugë dhe shfrytëzimit të fëmijëve, është dikush që ka përgjegjësinë kryesore, dhe që ne e thamë më lart. Agjensia e Mbrojtjes së të Drejtavbe të Fëmijëve, është pjesa e fshehur e një aisbergu që i duket vetëm maja.
Dhe për këtë vendosim të takojmë drejtoreshën e agjencisë shtetërore për mbrojtjen dhe të drejtat e Fëmijëve , Zonjën Alma Tandili. Kjo e fundit në përballjen me ne shprehet sejanë duke bashkëpunuar me instancat e tjera si Policia dhe Prokuroria për identifikimin e këtyre fëmijëve. Ndërsa për sa I përket situatës së evidentuar nga ne, kjo e fundit duket e painformuar.
Për të dalë nga situate zonja Tandili përpiqet t’I hedh fajin qytetarëve për lëmoshen e dhënë e jo të marrë masa për institucionet që duhej të kujdesej vetë.
Dhe kjo ndoshta e ka një arsye, që lidhet me mosprezencën saj në institucionin që duhet të drejtojë.
Drejtoresha me gjithë këto punë, me netë pa gjumë, me kosto shëndetësore dhe me fansa që i vijnë në mbrojtje, vazhdoi deri në fund të mos na sqaronte për pyetjen tonë të thjeshtë:
Pse cep më cep shqipërisë ka me qindra fëmijë të cilët jo vetëm që kalojnë 365 ditë të vitit në rrugë, duke lypur, të keqyshqyer dhe të keqveshur, por mbi të gjitha, kanë braktisur përfundimisht shkollën, duke shtuar armatën e analfabetëve në këtë vend.
Por ky refuzim i përgjigjes e ka një pse. Fundja drejtoresha e shumë sukseseve brenda dhe jashtë vendit, e cila organizon takime e seminare duke furnizuar mediat me statistika, duket se nuk pranon t’i thuhen disa gjëra që nuk i shkojnë për shtat dhe për këtë tregon dhëmbët në formën më agresive, duke akuzuar gazetarët për situata për të cilat është vetë përgjegjëse.
Foto ilustruese VLORË - Gazetari i emisionit investigativ “Piranjat”, Freard Rista, është përballur me prokurorin e Vlor&eu...
Foto ilustruese KOSOVË - Anisa Veseli ish banore e BBVK ka treguar për Piranjat se si u abuzua nga klinika mjekësore Apluss Solucion. Gjat&e...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e sotme Grupin Parlamentar të PS-së. Gjatë fjalës së tij Rama u ...
Trendelina SHKODËR- E quajnë Trendelinë, por jeta nuk është treguar e tillë me të. Kalvari I saj I vuajtjeve nisi rreth ...
Foto TIRANË- Universiteti i Sporteve është i organizuar në tre fakultete: ai i Shkencave të Lëvizjes, i Veprimtarisë Fiz...
Foto TIRANË- Në Tetor të vitit të shkuar Piranjat sollën rastin e një nja vajze të re, e cila në mënyrë ...
Kastriot Musliu TIRANË- Ajo që duhet të niste si një histori dashurie dhe të mbaronte me një fund të lumtur si nëp&...
Pamje nga vendngjarja VLORË- Grupi i xhirimit i emisionit “Piranjat” është përballur me dhunë, ofendime e kërc&eu...
TIRANË- Një javë më parë, Piranjat transmetuan skandalin e 35 pesticideve të ndaluara, të pranishme në Shqipëri. ...
Foto ilustruese TIRANË - Pak kohë më parë, mandarina u kthye në armikun më të madh të konsumatorëve shqip...