Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
TIRANË- Universiteti i Sporteve është i organizuar në tre fakultete: ai i Shkencave të Lëvizjes, i Veprimtarisë Fizike dhe Rekracionit, i Shkencave të Rehabilitimit, si dhe një Institut i Kërkimeve Shkencore të Sportit. Ky i fundit drejtohet nga dekani Robert Çina. Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e Piranjave, dekani nuk paraqitet gjithmonë në punë, sepse një pjesë të mirë të kohës është jashtë shtetit, por paguhet edhe për ditët që nuk shkon në fakultet.
Nga hyrje/daljet në sistemin Tims, shihet se zoti Çina udhëton çdo muaj. Nëse marrim si referencë vitin e plotë 2023, rezulton se zoti Çina ka qenë jashtë shtetit për 86 ditë. Nga këto 29 ditë kanë qenë fundjava. Ndërsa prej 57 ditëve të tjera, asnjëra nuk përkon me ditët e festave zyrtare. Pra, kanë qenë ditë normale pune. Duke iu referuar listë prezencës së janarit 2023, zoti Çina ka qenë i pranishëm për 18 ditë pune dhe 4 ditë ka qenë me leje vjetore dimërore.
Që do të thotë se dekani është paguar për 22 ditë. Ndërkohë sipas sistemit Tims në janar 2023, Robert Çina ka qenë jashtë shtetit për 13 ditë, prej tyre 9 ditë kanë qenë ditë jave. Nëse do të supozonim se nga këto 9 ditë dekani ka marrë 4 ditët e lejes vjetore, do të thotë se 5 ditë jave që ka qenë jashtë shtetit janë të pajustifikuara, ndërkohë që zoti Çina është paguar edhe për to sipas listë prezencës.
Duke vazhduar më tej në shkurt të 2023, Robert Çina ka pasur 15 ditë pune dhe 7 ditë leje vjetore të mbetura nga 2022. Në shkurt ai ka qenë jashtë shtetit për 15 ditë, nga të cilat 10 ditë kanë qenë ditë jave. Nëse përjashtojmë 7 ditëshin e lejeve vjetore, do të thotë se 3 ditë janë të pajustifikuara, ndërkohë që sipas listë prezencës ai ka qenë I pranishëm në fakultet.
Ndërkohë në maj të 2023, sipas listë prezencës, Robert Çina ka 22 ditë pune dhe nuk ka asnjë leje vjetore, mungesë apo raport. Por nga sistemi tims rezulton se dekani ka udhëtuar jashtë shtetit për 9 ditë gjatë këtij muaji dhe prej tyre 6 ditë kanë qenë ditë jave, që rrjedhimisht duhet të jenë ditë pune. Si mund të ketë qenë 6 ditë prezent në punë zoti Çina teksa ka qenë jashtë Shqipërisë?
E njëjta situatë qëndron edhe për muajt e tjerë të vitit 2023, por duke variuar me numër ditësh të ndryshme. Por në fakt sasia nuk është e rëndësishme, për sa kohë shkelja është kryer, qoftë për 1, 2 apo edhe 6 ditë.
Dekani për Piranjat nuk dha asnjë përgjigje konkrete, por tha se ka udhëtuar fundjavave dhe për punë të universitetit. Ndërsa, rektori Agron Kasa u shpreh se nuk ka dijeni për këto lëvizje të shpeshta të dekanit dhe se në momentin që do të ketë një indicie zyrtare do të nisë një proces hetimi.
Foto TIRANË- Në Tetor të vitit të shkuar Piranjat sollën rastin e një nja vajze të re, e cila në mënyrë ...
Kastriot Musliu TIRANË- Ajo që duhet të niste si një histori dashurie dhe të mbaronte me një fund të lumtur si nëp&...
Pamje nga vendngjarja VLORË- Grupi i xhirimit i emisionit “Piranjat” është përballur me dhunë, ofendime e kërc&eu...
TIRANË- Një javë më parë, Piranjat transmetuan skandalin e 35 pesticideve të ndaluara, të pranishme në Shqipëri. ...
Foto ilustruese TIRANË - Pak kohë më parë, mandarina u kthye në armikun më të madh të konsumatorëve shqip...
Foto ilustruese TIRANË- Një sherr banal i nisur për portën dhe një rrugë kalimi ka çuar deri në përplasje fi...
Foto ilustruese TIRANË - Sezonin që lamë pas, ndamë me ju historinë sa të dhimbshme aq dhe të pabesueshme të L...
Foto ilustruese TIRANË - Është mbrëmja e 17 Shkurtit 2025, dhe së bashku me kolegët italianë të emisionit Le I...
Foto ilustruese TIRANË - Pak kohë më parë, mandarina u kthye në armikun më të madh të konsumatorëve shqiptar&e...
ITALI- Autoritetet italiane kanë nisur një hetim për dhunimin e grupeve të xhirimit të emisioneve investigative 'Piranjat' dhe 'Le Ie...